Ky postim është pjesë e mbulimit tonë special të Trazirave në Bregun e Fildishtë 2011.
Ka konfuzion rreth asaj se, për momentin, kush e ka nën kontroll Radio Télévision Ivoirienne (RTI), televizionin shtetëror të Bregut të Fildishtë.
Më 31 mars, Forcat republikane (FRCI), rebelët që janë lojalë ndaj kryetarit të pranuar ndërkombëtarisht, Alassane Ouattara, hynë në Abixhan, qytetin kryesor të Bregut të Fildishtë. Kur arritën para ndërtesës kryesore të RTI-së, ata hasën në rezistencë nga Forcat mbrojtëse dhe të sigurisë (FDS) të kryetarit Gbagbo. Televizioni shtetëror në mënyrë tallëse quhet “TV Propaganda” ose “TV LMP” për shkak të paragjykimit se e favorizon kryetarin Laurent Gbagbo, i cili kundërshton se ka humbur në zgjedhjet e dhjetorit të vitit 2010 dhe nuk pranon të tërhiqet nga pozita. RTI është shndërruar në skenë për kontrollim të luftës.
Së pari sinjali u ndërpre për 24 orë, ndërsa më 1 prill 2011 Directscoop, një blog për informim të qytetarëve i fokusuar tek Afrika, shpalli [fr] se sinjali i kanalit ishte rikthyer:
La Radiodiffusion télévision ivoirienne ( Rti) a recommencé à diffuser son signal vendredi peu après 19 heures
Wanyu, një lexues, komentoi:
Un long metrage de Damon : « LA VENGEANCE DANS LA PEAU » est diffusé en ce moment sur la RTI.
Infodabidjan.net [fr], një ueb-faqe lajmesh, në profilin e saj në YouTube e postoi këtë video të një qytetari, të inçizuar më 1 prill 2011:
http://www.youtube.com/watch?v=JN0x48BYjfk
Titrat në video sqarojnë:
Premieres images de la RTI après sa liberation
Një grup i madh në Facebook i quajtur “Komiteti për luftë kundër përzierjes franceze në Bregun e Fildishtë” (Comité de lutte contre l'ingérance Française en Côte d'Ivoire) [fr] ka diku rreth 6720 anëtarë pro kryetarit Gbagbo, e ndau këtë video të lajmeve të 2 prillit në RTI: Militantët e FDS paraqiten duke e lexuar një njoftim për media, ku sqarojnë se ata janë sulmuar nga forcat e Ouattara-s, të përkrahur nga Zyra e Kombeve të Bashkuara në Bregun e Fildishtë (ONUCI). Ata poashtu thanë se situata në RTI – e poashtu edhe në Abixhan – tani është nën kontroll, dhe se njerëzit duhet të vazhdojnë me jetën e tyre të zakonshme.
Në Twitter, qytetarët reaguan menjëherë ndaj këtij intervenimi:
@Gare_au_gorille ishte i shokuar:
@Gare_au_gorille: la RTI veut 1 bouclier humain en ne relayant pas couvre feu #civ2010 > RESTEZ CHEZ VOUS et faites passer le mot !!!
@JusticeJFK poashtu:
@JusticeJFK: Intervenant FDS sur la RTI: “nous appelons les populations à vaquer normalement à leurs occupations”. Quelle irresponsabilité!!!
“Komiteti për luftë kundër përzierjes franceze në Bregun e Fildishtë” e ndau një video tjetër, të inçizuar në mëngjesin e 2 prillit në zyrat e RTI-së, si dëshmi se televezioni shtetëror tani është nën kontroll të FDS-së, që është pro Gbagbo-s. U ripublikua në Youtube nga AfricaWeWish:
Stéphane Kassi, një i punësuar në RTI sqaron se ç'ndodhi të enjten më 31 mars 2011:
Le jeudi (…) Suite à l'alerte de l'attaque de la rébellion, nous avons essayés de faire un repli, au niveau de la cité qui est en face se trouve à côté (…) Nous ne sommes pas agents de la régie, mais nous avons fait de notre mieux. (…) Les combats ont eu lieu , et nous avons réussi à nous terrer quelque part jusqu'à ce qu'on ait pu nous exfiltrer. Ce matin nous sommes là, comme le pays nous le demande, Nous sommes là pour défendre notre patrie.”
Ky postim është pjesë e mbulimit tonë special të Trazirave në Bregun e Fildishtë 2011.