See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

Taxhikistan: Nevruzi i politizuar

Nevruzi është një ndër festat kryesore për taxhikët. Këtë herë – më shumë se kurdo – ka kuptimin e mbarimit të dimrit më të ashpër për disa dekada. Njerëzit mezi po prisnin që të vijnë këto ditë të ngrohta me fillimin e pranverës. Nevruzi festohet mbarë vendit gjashtë ditë.

Aisha thotë është kohë e mire sepse “taxhikët kanë marrë fuqi pas këtij dimri të ashpër”:

Në gjuhën taxhike Nevruz do të thotë “ditë e re” dhe 21 marsi është gjithashtu si mbrëmja e Vitit të Ri. Këtë vit, presidenti erdhi në Khujand dhe gjithë njerëzit po ecnin rrugëve dhe nëpër parqe, lundronin me anije në lum, hanin akullore dhe shikon aktorët e rrugëve. Gratë kishin veshur fustanet e tyre prej mëndafshi, ndërsa shokët dhe familjet u mblodhën dh bënë sumanak (hashure) – ëmbëlsirë e bërë prej gruri.

Gjashtë ditët e fundit lajmet eTxhikit emitonin vetëm për festimin e Nevruzit nga ana e zyrtarëve të lartë në pjesë të ndryshme të shtetit. Tojvari komenton se është e neveritshme të shohësh një fytyrë të njëjtë në TV tërë kohën [tj]:

Nëse ndonjë i huaj shikon Nevruzin në televizioni Taxhik, do të mendonte ose se është ditëlindja e presidentit ose kampanja e tij parazgjedhore.


Sivjet gjithë manifestimet kryesore u mbajtën në Khujand, në sheshin kryesor afër ndërtesës së qeverisë, ku mbaheshin shfaqe teatrale nga më tepër se njëmijë njerëz – duke përfshirë edhe fëmijët – ku ishte i pranishëm kryetari. Ravshani në neweurasia pyetet pse kemi kaq manifestime të mëdha, nëse janë të ndaluara me ligj, që u prezantua nga kryetari në detyrë.[ru]:

Vitin e kaluar, u vendos rregullorja e re e cila kufizon manifestimet e tepërta në Taxhikistan. Tani, një vit më pas, u harxhuan shumë para për një manifestim të Nevruzit. Sa janë shpenzimet për gjithë ato kostume dhe zbukurime? Sa të holla u harxhuan për qeveritarët që të shkojnë prej Dushanbe deri në Khujand? Pse kemi mjaft të holla të organizojmë këso lloje ngjarjesh dhe nuk kemi të holla që të blejmë ushqim e t’ua japim te varfërve?

Taxhikstanveb thekson deklaratën kontradiktore që dha presidenti Rahmon. Në fjalimin e tij për Tajik intelligentsia për festën e Nevruzit, Rahmoni kritikoi mediat Taxhike për reagimin me vonesë për ngjarjet që ndodhin në shtet:

Sa herë që ndodh diçka në shtetin tonë, njerëzit informohen për atë nga agjencionet Ruse dhe vetëm atëherë mediat tona japin lajmet,”thotë presidenti”. Si rezultat, situata shpesh keqkuptohet, dhe kështu që dalin në shesh lajme të ekzagjeruar, false, shpifëse….

Për ta zgjidhur këtë problem, ai urdhëroi të themelohet një kanal lajmesh që në mënyrë operative të informojë popullin për ngjarjet në vend dhe jashtë.

Në të njëjtën kohë Rahmoni shfaqi mbështetjen e tij implicite për censurën shtetërore, duke nënvizuar nevojën për të vonuar botimin e ndonjë material i cili do të fyente dinjitetin, në veçanti, të zyrtarëve, ose nxitë konflikte, regjionalizëm dhe ekstremizëm. Ai gjithashtu kërkoi nga gazetarët të përmbahen ndaj përhapjes së “mosbesimit dhe pesimizmit. Dëshira presidenciale mund të interpretohet në censurë të rreptë dhe presionit të mëtejmë të mediave nga autoritetet. Çdo mund për të kundërshtuar pikëpamjen zyrtare mund të etiketohet si “destabilizuese” nga të nënshtruarit e Rahmonit..

Është dëm që një festë e shenjtë si Nevruzi të përdoret për t’ua larë sytë qytetarëve dhe më pas kufizon lirinë e mediave.

Start the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.