See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

Sudan: Përcaktimi i blogeve dhe letër e hapur deri te presidenti

Pasi që ky është edhe një shikim i blogeve sudaneze, është e përshtatshme të themi definicionin për atë se çka paraqet blogeri, përmes fotografisë.

Definicioni i blogerit… ose më konkretisht, blogeri politik, veçanërisht në pjesën demokratike të botës:

rebelbirdie.jpg

Kur bisedojmë për blogimin, rikthyesi Sudanez përfundimisht iu kthye shkrimit të blogerëve pas mungesës 3 mujore. Ai përshkruan përvojën interesante të cilën e pati me “vrasjet” e ideve pozitive:

…Isha i befasuar kur e dëgjova gjithë atë negativitet! Ndoshta kthyesi i ri ishte edhe më i goditur se unë. Pas asaj nuk tha asgjë. Të tjerët vetëm vazhduan që ti sjellin të gjitha arsyetimet klasike, pastaj duke zhdukur idetë e reja të kthyesit.

Ulur në një lokal disa orë më vonë, duke pirë Hajneken të ftohët, bisedova me një tjetër të kthyer më të vjetër dhe u binda se deri pak para unë kam qenë i njëjtë si kthyesi i ri. Në Xhuba, ose në përgjithësi në Sudan, shikojmë punë për të cilat e dimë se mund të përmirësohen. Më së shpeshti e dini se sit a përmirësoni gjendjen për shkak se tani më e keni parë në vend tjetër. Dëshironi që ti ndihmoni çdo njeriu të ngratë që do ta shikoni në rrugë, të pyetni çdo fëmijë në rrugë përse nuk shkon në shkollë, ta dërgoni në spital çdo njeri të sëmurë, ti blen barna nënës e cila atë nuk mund ta lejon, etj. Jeta mund të jetë shumë e komplikuar.

Në Xhuba, disa njerëz mund të mendojnë që jeni të çmendur nëse shpërndani idetë pozitive.

Duhet të takohem dhe të bisedoj me kthyesin e ri dhe të këmbejmë mendime. Do të bëj krejt çka mundem që ti ndihmoj kësaj motre, por gjithashtu përfundova se ka të atillë që duan të ju ndihmohet, por ka edhe nga ata që janë tërheq.

Kthyesi sudanez gjithashtu i shpërndau mendimet e tij për Xhuba si edhe Drima, Mendimtari sudanez i cili e shprehu mendimin për thirrjet e presidentit në Sudan të bojkotoj gjithçka që është daneze si përgjigje e paraqitjes së vizatimeve të Muhamedit.

Amiadit, sudanez i cili studion në Teksas, i dukeshe argëtuese ajo që i’u paraqit Barak Obama që të votoj edhe pse nuk është shtetas i SHBA-ve.

Nuk kam besuar që një ditë do të shkruaj bloge për zgjedhjet presidenciale amerikane, deri të enjten e fundit kur mu lajmërua Barak Obama. Pas asaj thirrje, fillova ti ndjek fjalimet e tij në kanalin e tij në JuTub, video shkrimi më lartë është nga fjalimi i tij për zgjedhjet preliminare në Teksas., këtu në San Antonio, Teksas. Thjeshtë fillova ta çmoj.

Dëgjova që ai duheshe të vije në qytetin tim, por për ndonjë arsye nuk pati mundësi. Supozoj se qytetet e vetme në Teksas në të cilët ai ka qenë para ca kohësh janë: Hjuston, San Antonio, Bomont dhe Dallas (nuk jam i sigurt për të fundit). Para disa javësh edhe Bill Klinton ishte këtu. Nëse Barak Obama vjen këtu vërtet kam dëshirë të fotografohem me atë.

Në ndërkohë Kizi ndau kohë të shkruaj letër të hapur deri te president ii Sudanit, Omar Hasan al-Bashit:

I nderuari kryetar,

Vërtet nuk mundem më ta toleroj qeverinë tuaj. Ajo paraqet regjim kriminal në çdo pikëpamje. 19 vitet e fundit, torturuat, vratë, vodhët, traumatizuat dhe nuk arritët ta stabilizoni vendin

…Nuk ju besojmë z. kryetarë. Shumë herë na zhgënjyet. Prishët shumë marrëveshje për paqe.

Tani më nuk ndjehem i sigurt në vendin tim.

Miliona njerëz jetojnë si azil në shtetin e vetë amë.

Nëse ankohemi, ju na gjykoni.

Heshtëm 19 vjet.

Tani është koha të flasim, është koha që ju dhe bota të dëgjoni zërat tonë.

… Nuk na pëlqejnë metodat tuaja të dhunshme. Kujtohuni çka bëtë në malin Nuba, kujtohuni në luftën fetare në Jug, kujtoni Darfurin, kujtoni shtëpitë e braktisura në Kartum, kujtoni luftëtarët që u varrosën të gjallë në vitet e nëntëdhjeta, ata nuk planifikonin goditje shteti, kujtoni nënat të cilat ankoheshin për shkak të djemve të tyre 12 vjeçar të cilët detyroheshin të luftojnë në luftën në të cilën nuk besonin.

Luftë që nuk e kuptuam.

E morët pjesën tuaj të ëmbëlsirës, e thyet pjatën…tani mbajeni pjatën e thyer, për shkak se ne blejmë të re.

Xha Gajd, i njohur edhe si ras babi babiker, si edhe më herët, paraqiti poemë politike të shkurtë për regjimin në Sudan:

gjak në duart e tyre
Për Darfur
gjak në duart e tyre dhe para në xhepat e tyre
e shesin ardhmërinë tonë
shenja e djallit është në duart e tyre
kjo është lista ime e zezë
vëllezër dhe motra
votoni për atë

Start the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.