I sheh këto gjuhë këtu? Ne përkthejmë artikujt e Global Voices për ta bërë gazetarinë qytetare botërore të mundshme për këdo.

Karnavalet në Brazil u mbizotëruan nga ngjyra portokalli teksa u protesua për skandalin ‘Bolsogate’

Tifozja e karnavaleve, Tassiany Pereira tregon kostumin e saj portokalli në festimet e këtij viti. Foto: @ tassianypereira / Instagram, përdoret me leje.

Ajo nuk ka të bëjë fare me trendet e modës apo me një krenari të ngjashme me Carmen-Miranda: Brazilianët që parakaluan në rrugët e disa qyteteve të mëdha, këtë sezon karnavalesh veshën kostume portokalli për t'i dërguar një mesazh te Presidenti Jair Bolsonaro.

Në Brazil, fjala portugeze për portokall, “laranja”, është gjithashtu zhargon për ndërmjetësuesit e skemave financiare mashtruese.

Dy skema që përfshijnë presidentin e Brazilit ose familjen e tij – lloji i komplotit të vjetër dhe të korruptuar, që ai premtoi të luftojë nëse vinte në pushtet – mendohet se kishin “laranjas” në mes.

Në dhjetor 2018, prokurorët e shtetit në Rio de Zhaneiro nisën një hetim ndaj Fabricio Queiroz, një oficer policie në pension dhe një mik i gjatë i familjes Bolsonaro, i cili mori para në dorë në 2016 dhe 2017 ndërsa ai punonte si ndihmës i djalit të presidentit Flavio Bolsonaro, atë kohë deputet për Rio de Zhaneiro (tani senator për të njëjtin shtet). Njerëzit në internet në Brazil e quajtën këtë, skandali “Bolsogate”.

Në shkurt, gazeta Folha de S. Paulo zbuloi se partia e presidentit mendohej se devijonte fondet publike të fushatës për kandidatë që kurrë nuk kandiduan gjatë zgjedhjeve të vitit 2018. Mes skandalit, Presidenti Bolsonaro shkarkoi një nga aleatët e tij kryesorë, ish Sekretarin e Përgjithshëm të Presidencës, Gustavo Bebbiano.

Jam e gjitha portokalli #PSL
🍊🍊🍊🍊 #jairsorangeorchard #pslorangeorchard #orangecandidate #bolsonaro #queiroz #thisisusqueiroz #carnavalrj #carnaval2019

Rasti Queiroz

Në dhjetor 2018, Këshilli për Kontrollin e Aktiviteteve Financiare (COAF), një agjenci rregullatore federale, zbuloi se 1,2 milionë reais braziliane – mbi 300,000 dollarë amerikanë – kishin arritur në llogarinë bankare të Queiroz, teksa ai punonte si shofer dhe ndihmës deputetin Flavio Bolsonaro. Tetë punonjës të kabinetit të Flavios bënë pagesa në llogaritë bankare që i përkisnin Queiroz, i cili tërhoqi një pjesë të parave vetë dhe bëri një pagesë prej rreth 6.700 dollarë amerikanë në llogarinë personale të Michelle Bolsonaro, që tani është zonja e parë e Brazilit.

Destinacioni i shumicës së parave është ende i paqartë. Duke jetuar në një shtëpi të thjeshtë në periferi të Rios, Queiroz nuk duket se ka përfituar nga shuma, ndaj edhe përdoret fjala “portokalli”.

Ndërkohë, në vitin 2017, janë bërë në mënyrë anonime 48 depozitime prej 2,000 reais (rreth 500 dollarë amerikanë) në llogarinë bankare të Flavio Bolsonaros, të gjitha nga një bankomat që gjendet brenda Kuvendit Legjislativ të Shtetit të Rio de Zhaneiros. Institucionet financiare kanë më pak gjasa të alarmohen nga shuma të vogla, por seria e depozitave, të bëra brenda pak minutash nga njëra-tjetra, bëri që hetuesit të dyshonin për mashtrim. Flavio tha se pagesa ishte për shitjen e një apartamenti te një mik.

Në kapelen e saj, fraza: Flamuri ynë kurrë nuk do të jetë portokalli. “Flamuri ynë kurrë nuk do të jetë i kuq” është një slogan i përbashkët e konservatorëve të krahut të djathtë në Brazil.

Babai portokalli, vajza fantazmë

Vajza e Queirozit, Nathália, një nga katër të afërmit e punësuar nga vetë Jair Bolsonaro kur ishte ende kongresmen, është gjithashtu nën hetim. Sipas The Intercept Brasil, ajo asnjëherë nuk shkoi në zyrën e Bolsonaros gjatë 22 muajve, kur ishte në listën e pagave të kabinetit (ndërmjet 2016 dhe 2018). As si vizitore.

Ajo dyshohet se ka qenë “punonjëse fantazmë”, dikush që është në listën e pagave, por nuk punon në të vërtetë. Nëse konfirmohet kjo, Nathália nuk do të ishte e para “punonjëse fantazmë”, ku ka gisht Jair Bolsonaro. Vitin e kaluar, gazeta Folha de São Paulo publikoi lajmin se si një anëtar tjetër i stafit po shiste tasa gjatë orarit zyrtar të punës, më shumë se një mijë kilometra larg kryeqytetit Brasilia.

Që nga dhjetori, hetuesit e kanë thirrur Queiroz për t'u shpjeguar. Ai e bëri këtë në fund të shkurtit. Me shkrim: në një letër drejtuar prokurorëve, ai tha se thjesht u përpoq të “zgjeroje” numrin e personave që punonin për Flavio Bolsonaro dhe pa dijeninë e senatorit. Queiroz u zhduk për disa javë dhe më vonë doli duke thënë se ishte shtruar në spital për trajtimin e kancerit. Megjithatë, në një intervistë televizive, ai nuk e kujtoi dot emrin e mjekut të tij ose të spitalit ku qëndroi.

Në janar të vitit 2019, gazeta O Globo zbuloi se Flavio punësonte të afërm të një oficeri të policisë në pension, i dyshuar për vrasjen e këshilltares Marielle Franco dhe shoferit të saj Anderson Gomes.

Gratë portokalle

Folha de São Paulo zbuloi historinë e dytë portokalli në shkurt. Sipas ligjit zgjedhor të Brazilit, të gjitha partitë politike duhet të lënë mënjanë 30 për qind të fondeve të tyre për kandidatet femra, si një mënyrë për të rritur pjesëmarrjen e femrave në parlament.

Njerëz nga partia e Bolsonaros, PSL (shkurt për Partinë Social Liberale) dyshohet se kanë përdorur kandidatet femra si një fasadë për të përfituar paratë për vete. Dy prej ministrave të Bolsonaros mendohet se kishin dijeni për skemën dhe një prej tyre u shkarkua në lidhje me skandalin.

Ndërkohë, vetë presidenti nuk duket shumë i kënaqur me protestat dhe shakatë me portokallinë. Të martën, më mars, 5, ai shkroi në Twitter:

Po aq e rëndësishme sa fakti se ekonomia është shpëtimi i kulturës sonë, e cila është shkatërruar pas dekadash të qeverive paragjykuese socialiste. Ne do të ndjekim kursin e rendit dhe të përparimit. Mirëmëngjesi të gjithëve!

Komento

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.