Algjeri: Algjerianët e përshëndesin guximin e popullit tunizian

Pas Tunisit, Algjeria? Fotografi në Flickr nga anw-fr, e shfrytëzuar sipas licencës CC BY

Të gjithë algjerianët e përshëndetën lëvizjen e rezistencës të popullit tunizian të cilët e rëzuan despotin Zine El Abidine Ben Ali [ANG] pas 23 vjetësh sundimi të pasfiduar. Në çdo forum për diskutime, bloge dhe në Facebook, algjerianët nuk mund të gjejnë fjalë për ta përshëndetur guximin e tunizianëve të cilët e kanë revolucionalizuar vendin e tyre duke e detyruar kryetarin “e tyre” që të ikë nga vendi.

Bloguesi R.Z, në blogun Mots de Tête [FR] e ka lavdëruar popullin tunizian [FR] për mobilizimin e tij të madh. Në një artikull me titull “Naftë ose liri? 
Tunizianët e kanë bërë zgjedhjen e tyres … “ (një titull provokativ që lidhet me zhvillimet e fundit dhe trazirat në Algjeri, qeveria e të cilit e ka zvogëluar me sukses revoltën e të rinjve duke e shndërruar në një tregim të çmimeve në rritje të naftës dhe të sheqerit), R.Z shkroi:

Qui peut rester insensible à ce qui vient de se produire en Tunisie ? Le peuple tunisien, par sa mobilisation  pacifique et sa détermination arrache sa liberté. Mieux encore, à contraindre le dictateur Ben Ali à quitter le pouvoir. Pis encore et humiliant pour lui : à  fuir son pays penaud. Honni et vomi, le tyran sort par la petite trappe de l'Histoire. Il aurait pu se retirer autrement, «dignement». Cependant sa soif inextinguible du pouvoir, l'en a empêché. Manifestement, la dignité n'est pas l'apanage des dictateurs.

Kush mund të ngelë i pandjeshëm në atë që sapo ka ndodhur në Tunizi? Populli tunizian, me mobilizimin e tij paqësor dhe vendosmërinë e fitoi lirinë tij. Aq më tepër, ata e kanë detyruar diktatorin Ben Ali që të tërhiqet nga pozita. Bile edhe më keq dhe më nënçmues për të ishte fakti që u largua nga vendi në mënyrë të turpshme. I sharë dhe i kritikuar ashpër, tirani doli nëpër derën e vogël të historisë. Përndryshe do të mund të pensionohej me dinjitet. Megjithatë, etja e tij e pashuar për pushtet e ka penguar një gjë të tillë. Është e qartë se dinjiteti nuk është virtyt i diktatorëve.

Sipas bloguesit:

Les peuples opprimés ont leurs raisons que leurs dirigeants n'ont pas. Soif de liberté, la rue, elle, avait tout  compris. Elle avait compris que c'était le début de la fin d'une oligarchie. Même son soutien le plus fort, celui de son ami Sarkozy, n'a pas accouru à son secours. Ben Ali a compris, mais tardivement. La messe était dite.

Njerëzit e shtypur i kanë arsyet e veta të cilat nuk i kanë udhëheqësit e tyre. Etja për liri, rruga, e ka kuptuar gjithçka. E ka kuptuar se ishte fillimi i fundit të një oligarkie. Bile edhe përkrahja e tij më e madhe, ajo e mikut të tij Sarkozi, nuk i erdhi në ndihmë. Ben Ali e kuptoi, por ishte shumë vonë. Gjithçka u tha.

“Kush është tjetri me radhë?” Kjo është pyetja që u parashtrua nga një blogues tjetër algjerian, Fragments, pas njoftimit për largimin e kryetarit Ben Ali [FR].

Si l’information du départ définitif du président tunisien, Ben Ali, venait à se confirmer, ce serait une grande étape de franchie pour l’instauration d’un véritable État démocratique en Tunisie. Même si tout reste à faire, il faut se réjouir de cet élan d’espoir né après des années de musellement et de répression.

Nëse informata për largimin definitiv të kryetarit tunizian, është konfirmuar, kjo do të ishte një hap i madh përpara për vendosjen e një shteti të mirëfilltë demokratik në Tunizi. Edhe po të ketë shumë për t'u bërë, patjetër të gëzohemi në këtë moment të shpresës, që lindi pas shumë vitesh represioni dhe heshtjeje.

Ai përfundon me këtë pyetje:

Le départ précipité de Zine El Abidine Ben Ali fera-t-il des émules du côté d’ElMouradia (siège de la présidence de la République algérienne) ? En d'autres termes, notre tour viendra-t-il un jour ?

A do të përsëritet largimi i papritur i Zine El Abidine Ben Ali në këtë anë të ElMouradia (selia e Kryetarit të Republikës së Algjerisë)? Me fjalë të tjera, a do të na vijë radha edhe neve një ditë?

Duke e komentuar largimin e despotit tunizian [FR], një algjerian i pasionuar pas Internetit në një forum për diskutime e konsideroi diktatorin Ben Ali si një mi e jo si një udhëheqës.

En préférant quitter le navire en pleine bourrasque, l'ex-président Ben Ali s'est donné (pour la postérité des poubelles de l'histoire) l'image d'un rat que celle d'un vrai commandant assumant ses responsabilités à savoir mener à bon port son navire avant de le quitter.

Duke preferuar që të kërcejë nga anija gjatë një furtune me erëra të forta, ish kryetarit Ben Ali mori (për pasardhësit e shportave të bërlloqeve të historisë) pamjen e një miu, e jo të një komandanti të vërtetë që i kryen obligimet e veta për ta dërguar anijen në mënyrë të sigurtë në liman, para se ta braktisë atë.

Ai shtoi:

Honteux destin pour un voleur , un criminel …..parmi tant d'autres de ses collèges
arabes et Africains.

Fat i turpshëm për një hajdut, kriminel …..në mesin e shumë kolegëve të tij arabë dhe afrikanë.

Në një artikull me titull “Tunizi-Algjeria: ngjashmëritë” [ANG] i publikuar në blogun e tij [FR], shkrimtari algjerian Makhlouf Bouaich, me një dozë të vogël pesimizmi i gjen ngjashmëritë ndërmjet ngjarjeve që ndodhën në Tunizi dhe ato që i përjetoi Algjeria në prag të trazirave të përgjakshme në tetor të vitit 1988.

Nous assisterons à un ‘retour à la légalité’ (en Tunisie), à un ‘retour au calme’, à des arrestations de hauts dignitaires, à des rendements de comptes, les islamistes qui (re) viendront au premier plan…Tout cela donnera, à coup sûr, un peu de répit au régime pour se reconstituer. Enfin, une certaine décennie à l’algérienne bis.

Do të shohim “kthim të ligjësisë” (në Tunizi), “ftohje”, arrestim të zyrtarëve të lartë, dhënie të llogarive dhe islamikët të cilët (përsëri) do të dalin plan të parë. E gjithë kjo, pa dyshim, regjimit i ofron një afat kohor për t'u ristrukturuar. Në fund, një dekadë e ngjashme që e ka përjetuar Algjeria.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.