Rising Voices: Ftesë për propozim-projekte nga fusha e mediumeve qytetare

Afati i fundit për aplikim: e premte, 3 shkurt 2012, më 11:59 PM GMT (koha mesatare sipas Griniçit)

Një pjesë e rëndësishme e misionit të Rising Voices, për ta përkrahur dhe për t'u kujdesur për shfrytëzimin e plotë të mediumeve digjitale nga ana e komuniteteve të papërfaqësuаra, janë mikro-grantet tona për projekte nga lëmia e mediumeve qytetare. Që nga viti 2007, këto mikro-grante paraqesin mundësi për individët, grupet, rrjetet dhe organizatat e tjera që nuk kanë qasje në fondet e mëdha, që t'i bartin njohuritë e tyre nëpërmjet edukimit te pjesëtarët e tjerë të komunitetit të tyre, për shfrytëzim të veglave digjitale, si dhe të ofrojnë përkrahje të vazhdueshme.

Rising Voices ka kënaqësinë ta shpallë ftesën e hapur për propozim-projekte për vitin 2012 dhe tani pranon projekt-propozime për financim deri në 4,000 dollarë amerikanë për projekte globale.

Kush mund të aplikojë

risingvoices1.jpg Kjo mundësi e financimit është e hapur për individë, grupe edhe për organizatat joqeveritare (OJQ-të). Inkurajojmë partneritete ndërmjet aplikuesve individualë dhe organizatave. Për shembull, nëse ndonjë OJQ nuk ka trajnues me përvojë për mediat sociale në kuadër të të punësuarve të tyre, është shumë me rëndësi që të kërkojnë bashkëpunim me komunitetin lokal të bloguesve për ta gjetur trajnuesin (trajnuesit) përkatës me shkathtësitë e nevojshme. Nga ana tjetër, poashtu do të ishte shumë e dobishme për aplikuesit individualë, të krijojnë partneritet me ndonjë organizatë nga komunitetet të cilëve planifikojnë t'u shërbejnë me qëllim që të rritet ndikimi i projektit.
Nuk ekziston kusht për organizatën e cila aplikon që të jetë e regjistruar, mirëpo kërkojmë që projektet e përzgjedhura të kenë qasje në llogari bankare, me mundësi të pranimit të transfereve ndërkombëtare të parave.

Çfarë projektesh mund të financohen

Rising Voices kërkon prokjekt-propozime që kanë mision të ngjashëm me ne – sjelljen e zërave nga komunitetet e reja, si dhe të grupeve gjuhësore më pak të përfaqësuara në bisedën globale onlajn, duke i shfrytëzuar mediat sociale. Aktivitetet primare të projektit, duhet të ofrojnë punëtori trajnimi për përdorim të mediumeve qytetare për komunitetet që janë cak i projektit, si dhe përkrahje dhe mentorim të vazhdueshëm për pjesëmarrësit. Ju lutemi shiheni listën tonë të projekteve aktuale dhe atyre alumni që kani fituar grante, për të parë shembuj të projekteve të financuara më parë.

Shembuj të projekteve potenciale përfshijnë:

  • Organizimi i “kampit nxitës” (boot camp) për mediume sociale, me blogues lokalë me përvojë, që do t'i trajnojnë pjesëmarrësit e komuniteteve të papërfaqësuara, që do të rezultojë me rrjet lokal të përkrahjes.
  • Puna me komunitetet vendore, me qëllim që gjeneratat e reja të mësohen dhe të inkurajohen ta shfrytëzojnë Twitter-in për t'u lidhur me të tjerët, si mënyrë për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës së tyre amtare në internet.
  • Krijimi i partneritetit me ndonjë bibliotekë lokale që ka laborator kompjuterik, për t'i ftuar pjesëtarët e komunitetit për ti diskutuar problemet dhe zgjidhjet lokale, dhe për t’i trajnuar ata se si krijojnë blog grupi, për t’i shpërndarë këto bisedime në mbarë komunitetin.
  • Organizimi i disaa shëtitjeve për krijim të fotografive digjitale, ku banorët do të mund ta dokumentojnë jetën në komunitetet e tyre dhe do të krijojnë ekspozitë-onlajn duke e shfrytëzuar Flickr-in.
  • Mësimi i banorëve lokalë se si të inçizojnë dhe të redaktojnë zë me ndihmën e Audacity, me qëllim që të krijohet podkast i cili do të vendoset në internet si dhe të shpërndahet deri te radiostacionet lokale.

Idetë për projekte nuk janë të kufizuara vetëm në këto që u përmendën më lartë dhe ju inkurajojmë të jeni kreativë, por edhe realistë në propozimet tuaja.

Procesi i aplikimit

Aplikuesit e interesuar duhet ta kompletojnë formularin për aplikim onlajn (linku këtu), i cili poashtu duhet të përmbajë edhe buxhet të detajuar. Është shumë me rëndësi që aplikuesit t’i ndjekin kufizimet sa i përket numrit të fjalëve për secilën pyetje.

Poqese dëshironi t'i shkarkoni pyetjet e aplikacionit që t'i plotësoni oflajn dhe më vonë t'i vendosni në Internet, ju lutemi shkarkoni dokumentin tekstual (këtu në format Google Doc). Megjithatë, të gjitha aplikacionet duhet të dërgohen nëpërmjet internetit dhe nuk mund të pranojmë dokumente të tjera të bashkangjitura. Pasi ta dërgoni aplikacionin do të shihni еkranin me konfirmim, si ky. Edhepse ne i mirëpresim dhe i inkurajojmë projektet nga të gjitha këndet e botës, të gjitha aplikacionet duhet të plotësohen në gjuhën angleze, për shkak se ajo është gjuha e përbashkët e komisionit tonë për përzgjedhje.

Grantet e Rising Voices outreach do të sillen prej 2,000 deri në 4,000 dollarë amerikanë. Ju lutemi që gjatë përpilimit të buxhetit të jeni sa më të qartë, specifikë dhe realistë. Aplikuesit inkurajohen të dorëzojnë buxhete më të vogla se sa maksimumi prej 4,000 dollarëve amerikanë, pasiqë grantet më vogla na mundësojnë që të financojmë më shumë projekte.

Afati i fundit për aplikim është February 3rd, 2012 at 11:59 PM GMT (Ju lutemi, kontrollojeni zonën kohore në rajonin tuaj). The proposals will be reviewed by a committee of Global Voices staff and volunteers, as well as members of previous Rising Voices grantees. We hope to be able to announce the grant recipients by February 28, 2012.
Afati i fundit për aplikim është 3 shkurt 2012, deri në ora 23:59 GMT Ju lutemi, kontrollojeni zonën kohore në rajonin tuaj). Propozimet do të shqyrtohen nga një komitet i përbërë prej stafit të Global Voices dhe vullnetarëve, si dhe anëtarë të projekteve të financuara më parë nga Rising Voices. Shpresojmë të kemi mundësi që fituesit e granteve t’i shpallim deri më 28 shkurt 2012.

Pritjet nga fituesit e suksesshëm të granteve

Projektet e suksesshme do të jenë pjesë e rëndësishme e rrjetit të Global Voices. Nga fituesit e granteve do të kërkohet që të nënshkruajnë marrëveshje për shfrytëzim të grantit, ku do të definohen aspektet e kontabilitetit, raportimit si dhe çështje dhe kushte të tjera sa i përket asaj se si do të shpërndahen fondet. Nga fituesit e granteve poashtu do të kërkohet të postojnë azhurnime të rregullta të projektit në ueb-faqen e Rising Voices, të jenë në kontakt të rregullt me të punësuarit e Rising Voices, si dhe të marrin pjesë në mënyrë aktive në komunitetin e Rising Voices.
Lirisht mund të parashtroni pyetje në seksionin për komente më poshtë, ose duke dërguar e-mail në eddie [at] globalvoicesonline [dot] org.

Ju dëshirojmë fat!

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.