Gratë në Turqi solidarizohen me ato të Iranit

Foto e marrë nga video nga Medyascope TV e një proteste para konsullatës së Iranit në Stamboll më 21 shtator 2022.

Nga fushatat me video që qarkullojnë në mediat sociale deri te protestat në rrugë dhe këngëtaret që presin flokët në skenë – gratë nga të gjitha sferat e jetës në Turqi kanë shprehur solidaritet me protestat në Iran. Në një vend ku të drejtat e grave vazhdojnë të përkeqësohen, vrasja e Mahsa Amini është fare pranë.

21 shtator, turmat u mblodhën jashtë Konsullatës së Iranit në Stamboll, duke mbajtur fotografitë dhe pankartat e Mahsa Amini. Policia lokale parandaloi një protestë të ngjashme që të zhvillohej në sheshin ikonik Taksim të Stambollit më 20 shtator, sipas raportimeve lokale.

Gratë nga qytetet anembanë Turqisë iu bashkuan protestave në shenjë solidariteti në ditët pas lajmit për vdekjen e Mahsa Amini në duart e policisë morale të Iranit.

Bodrumi për popullin e Iranit

Gratë iraniane dhe organizatat e solidaritetit të grave zhvilluan një aksion në sheshin İzmir Cumhuriyet për Mahsa Amini, e cila u vra nga policia e moralit në Iran.

Partia Demokratike Popullore (HDP) pro-kurde e Turqisë tha në një deklaratë për shtyp se partia dënoi vrasjen e Mahsa Amini nga policia e moralit:

“Ne mbështesim revoltën e grave dhe u themi: Protesta juaj është protesta jonë. Kjo luftë është lufta e përbashkët për liri, sepse të gjithë e dimë shumë mirë këtë mentalitet armiqësie ndaj grave. Ne jemi kundër sistemit të dominuar nga meshkujt që përpiqet të qëndrojë në këmbë duke rrëmbyer të drejtat dhe jetët e grave. Ne do të vazhdojmë t'u bëjmë thirrje (autoriteteve) të japin llogari për të gjitha femicidet (vrasjen e grave apo vajzave vetëm pse janë të tilla). Edhe një herë, nga këtu, nga kudo që luftojmë, ne përshëndesim protestat në rrugët e Iranit me parullat “Jin, Jiyan, Azadi”.

“Jin, Jiyan, Azadi” do të thotë “Gra, jetë, liri” në gjuhën kurde.

Lideri i burgosur i HDP-së, Selahattin Demirtas, gjithashtu iu bashkua protestave në shenjë solidariteti nga qelia e tij duke rruar kokën.

Gjatë koncertit të saj më 26 shtator, këngëtarja turke Melek Mosso preu disa pjesë të flokëve para se të thoshte: “Sonte unë këndoj këngët e mia për të gjitha gratë, askush nuk mund të na marrë lirinë tonë”.

Muzikantja turke Melek Mosso, e cila më parë kishte qenë në shënjestër të qeverisë turke dhe iu kufizuan koncertet e saj disa herë, preu flokët në skenë në shenjë solidariteti me protestat në Iran për Mahsa Aminin

Themeluesi, drejtori artistik dhe dirigjenti i korit të mirënjohur të xhazit Bogazici ka postuar në Twitter “Mjaft!” duke ndarë një klip të korit që u bë viral.

Duke folur për gazetarët në Ankara më 29 shtator, lideri i Partisë Popullore Republikane (CH) opozitare, Kemal Kılıçdaroğlu, tha: “Gratë nuk duhet të jenë ato që paguajnë çmimin në asnjë vend apo cep të botës. Ajo që duhet të bëjmë është të respektojmë gratë.”

Në një postim në Twitter, udhëheqësja e Partisë së djathtë Iyi (Mirë) tha:

Është e drejta më themelore dhe më e shenjtë e grave që të bëjnë një jetë të lumtur dhe paqësore, të jenë të lira në zgjedhjet e tyre dhe të jetojnë pa u shtyrë. Nuk mund ta pranojmë kurrë të kundërtën. Me këtë rast, përshëndes me gjithë zemër gratë që dolën në rrugë për lirinë e tyre dhe u rebeluan kundër shtypjes në Iran; I bëj thirrje administratës iraniane të dëgjojë zërin e duhur të ngritur nga gratë për një jetë dinjitoze dhe të bëjë reforma urgjente që i përshtaten dinjitetit njerëzor.

Mbështetja e zëshme për protestat në Iran mungonte mes anëtarëve të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në pushtet. Duke folur për Al-Monitor, Isin Elicin, producentja e “FemFikir” [FemIdea], një program i medias së pavarur Medyascope, tha se heshtja nuk ishte aspak befasuese, duke pasur parasysh përvojën e partisë në pushtet gjatë protestave të Gezi në mbarë vendin dhe mitingjeve të vazhdueshme të organizuara nga gratë kundër tërheqjes së vendit nga Konventa e Stambollit.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.