Komuniteti i Global Voices kërkon lirimin e nëntë gazetarëve të arrestuar në Etiopi.
Befeqadu Hailu, Abel Wabela, Atnaf Berahane, Mahlet Fantahun, Zelalem Kibret dhe Natnael Feleke (të gjithë anëtarë të blogut kolektiv Zone 9) dhe gazetarët Asmamaw Hailegeorgis, Tesfalem Waldyes dhe Edom Kassaye u arrestuan më 25 prill në Adis Abeba. Veçanërisht jemi të brengosur që katër përkthyes të Global Voices — Hailu, Wabela, Kassaye dhe Kibret — janë në mesin e të arrestuarve.
Që nga viti 2012, Zone 9 punon në nxitjen e pjesëmarrjes qytetare dhe të menduarit kritik për tema shoqërore dhe politike në Etiopi. Edhe përkundër kushteve të vështira, ata i shfrytëzuan të drejtat e tyre për t'u shprehur lirshëm me qëllim që të kontribuojnë për dialog dhe debat.
Global Voices është komunitet i bloguesve, aktivistëve, autorëve dhe përkthyesve nga 137 vende. E drejta universale e njeriut për liri të të shprehurit është bazë e misionit tonë: të raportohet për tregime që nuk janë të përfaqësuara në media dhe të mbrohen të drejtat për të folur lirshëm dhe pa frikë. Jemi të shokuar nga shkelja e të drejtës për liri të të shprehurit të miqve tanë dhe jemi të brengosur për sigurinë e tyre. Nuk mund të heshtim.
Blogimi nuk është krim. Më 3 maj — Ditën botërore për lirinë e mediave — ne si komunitet kërkojmë nga autoritetet e Etiopisë t'i lirojnë kolegët dhe miqtë tanë dhe të gjithë gazetarët e tjerë në Etiopi.
Nëse dëshironi t'i bashkangjiteni kësaj deklarate, ju lutemi klikoni këtu dhe shtojeni emrin ose organizatën tuaj në listën tonë.
Miqtë dhe aleatët që e përkrahën këtë deklaratë:
- PEN American Center
- Internet Sans Frontières
- Electronic Frontier Foundation
- Ushahidi
- Bloggers Association of Kenya
- KenyaUnlimited
- AfricanHadithi
- EngageMedia
- Digital Media Law Project
- MIT Center for Civic Media
- Article 19
- Visualizing Impact
- Access
- HIVOS
- Association for Progressive Communications
- Educación y Ciudadanía
- e-globalknowledge
- Más de 131
- Red en Defensa de los Derechos Digitales
- Bytes for All