See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

Kampanja onlajn e Obamës i shpërndau blogerët etiopjan

Diaspora e Etiopisë filloi luftë politike në SHBA, duke organizuar veb faqe, mitingje dhe email kampanja që ti bindin bashkatdhetarët e tyre ta përkrahin kampanjën presidenciale të Barak Obamës.

Për këtë arsye u mblodhën shumë etiopjan, duke premtuar para kesh dhe vota për kandidatin demokratik, babai i të cilit është nga Kenia, vend fqinjë me Etiopinë.
Por, të tjerët parashtronin pyetje përreth kampanjës, duke pyetur se a është në rregull të pritet që Etiopjan-Amerikanët të votojnë mënyrë masive për cilindo kandidat.

Në krye të kësaj grupe për Obamën është blogu i ri Etiopjanët për Obamën, në të cilin udhëtimi etiopik për shpresë, thotë:

Shumica e etiopjanëve emigruan në Amerikë, duke kërkuar ëndrrën amerikane për një jetë më të mirë dhe mundësi të re. Shumica arritën në Amerikë të vendosur për ta realizuar premtimin në të cilin është Amerika e personifikuar; të paracaktuar për ta realizuar këtë ëndërr të armatosur me pak më shumë shpresë nga ana e tyre. Etiopjanët, si të gjithë Amerikanët – pranojnë porosi nga Barak Obama, se jetët tona janë të gërshetuara me punët tona të përbashkëta të pafundme.

Etiopjanët e bashkuar paraqesin JuTub video ku etio – amerikanët bisedojnë në fillim të kampanjës së Obamës.

Unë kam dhuruar shumë para për kampanjën [e Obamës] për shkak se nuk isha në gjendje të marr ditë të lira nga puna dhe të vullnetarizoj në shtabin në Çikago, edhe megjithëse kam kryer shumë biseda telefonike në emër të kampanjës për çdonjërin kandidat të tyre.

Shkruan Bernos në Një minutë për Obamën. Bernos gjithashtu është shumë i zënë duke përkthyer kushtrimin e Obamës “Po ne mundemi” në Amharik, një nga gjuhët kryesore etiopjane, për sferë posterash me qëllim të kampanjës.

Etiooblogu shkruan për zhgënjimin ritës të tyre nga kampanja e Klintonit në Rënie në dashuri me Klintonin dhe Dykuptimshmëritë e Klintonit. Blogu për politikën etiopjane i spikatur për një JuTub video tjetër duke përshkruar Obamën si “personifikim për ëndrrën amerikane”.

Por Abesha Bana Bet u drejtua me notë të fuqishme paralajmëruese në Madje edhe etiopjanët janë të çmendur pas Obamës:

Etiopjan. Ne nuk jemi një tufë së cilës i duhet orientim. Neve nuk mund të na imponohet nga asnjëra grup (etiopjan ose jo) për cilin të votojmë pa mos na treguar pse. Dhe ajo “Pse” duhet të përgjigjet nga hulumtimi jonë individual, e jo nga njerëzit që duan të na shfrytëzojnë të bazuar në trashëgimi.

Kutia e emailit e Tobian Think Tank ishte e përmbushur me “Obamaganda” nga miqtë dhe farefisi. Kur blogeri i’u përgjigj, duke treguar se qëndron pas Hilari Klinton, ai pranoi disa emaila armiqësorë si kundër përgjigje. Sigurisht, ajo patjetër të jetë nga shkolla e lezbikeve … shkruan ai:

Një punë e çuditshme që të vërehet se kush mi dërgon këta emaila është se të gjithë ata vijnë nga meshkuj të zi. Shoqet e mia që janë gra të zeza, akoma janë tifozë të Klintonit…

Unë mendoj që Hilari dhe Obama në fund duhet të paraqesin kandidaturë të përbashkët. Ata e ndanë partinë demokratike pikërisht në gjysmë, dhe është në duart e tyre tani që ta kthejnë partinë, shtetin, përsëri mbrapsht. Megjithëse ky shtet qëndron në prag të stagnimit, njëri nga kolegët e mi përshkroi, paramendojeni Hilarin si presidente, Obamën si nënkryetar dhe Bill Klintonin si “kryeministër” (?). A do të ishte ajo një shtëpi e fuqishme, ose është shtëpi e fuqishme?

Mongrel përshkruan se si ai qëndron pa besim tek Obama, edhe pas nivelit aktual të “histerisë masive” për përkrahje të kandidatit afrikano-amerikan.

Në komplotin vëllazëror ai shkruan:

Lutem seriozisht që dikush të vendos dorë në mua dhe të më thotë që është në rregull të jesh i zi dhe të mos votosh për Obamën…Mendoj që kjo është ajo me të cilën luftoj thellësisht me veten. Ose është ajo ose rast i OCD :-0

Start the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.