See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

Jordan: Burgim për 5 gazetarë jordanez

Pesë gazetarë jordanez u dënuan me 3 muaj burgim, në dy raste të ndryshme, për shkak të shkeljes së ligjit në vendin e tyre. Blogerat jordanez shpjegojnë kundër këtij sulmi të fundit të të shprehurit të lirë.

Sipas organizatës Ndërkombëtare për këmbim të lirë i të shprehurit, “dy nga gazetat më të mëdha në Jordani, “Ad-Dastur” dhe “Al Arab Al Jam”, u ballafaquan me përbuzje të gjykimit për shkak të paraqitjes së lajmit të padisë së ngritur nga një Jordanez kundër vendimit të një gjykatësi për të ja marrë nënshtetësinë” në rastin e parë. Në rastin e dytë, shkrimi për një satirik për Këshillin e lartë të mediave gjyqi e llogariste si ofendim.
Shkruar për Irisin e zi në Jordani, Nasim Taravna pyetën:

Kur madhëria e tij Mbreti Abdulla para një kohe lajmëroi se “qielli është kufi” kur është fjala për shtypin e lirë, nuk mendoj se kjo ishte ajo çka ai kishte paramenduar.
Çka të them më tepër?
Asgjë .

Меntal Mejhem është е zemëruar për këtë gjendje dhe shkruan:

Para shumë kohësh humba shpresën për shtypin e lirë në Jordani. Nuk mund të kujtohem saktësisht se kur, por mendoj që hyra në radhët e gazetarëve jordanez në vitet e mia të hershme të njëzeta. Shumë herë shkruaja për lëndimet e shtypit të lirë në këtë blog, por tani më u mërzita. Në të vërtetë, deri kur? Punët si duket shkojnë keq e më keq.

Ajo mëtej shton:

Prej kur lajmërimi për një rast të gjyqit paraqet krim në Jordani? Jam e hutuar.

Lina Ejeilat i parashtron pyetjet vijuese:

Domethënë është e ndaluar që shtypi të debatoj për aktgjykimet gjyqësore. Jo, nuk e kamë plotësisht të qartë në çka saktësisht sillet kjo. Apo edhe ashtu i kritikojmë dënimet e zvogëluara për të ashtuquajturat kriminalitete nderi? A është edhe kjo kundërligjore?

Sigurisht, të gjithë ne dëshirojmë të jetojmë në vend në të cilin askush nuk është jashtë ligjit, por kjo nuk donë të thotë që ligji është i përsosur kështu siç është dhe se nuk mund të rishqyrtohet. Komentimi, kritikat dhe përkrahjet për ligjin nuk përfshihen në mes veti.

Start the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.