Dje u shënua dita e pare e pranverës dhe njëkohësisht edhe Viti i Ri Iranian. Nevrusi festohet në Iran dhe në disa shtete tjera si p.sh. Taxhikistan dhe Afganistan. Disa blogerë festuan dhe ndanë dëshirat dhe idetë e tyre për këtë rast.
Disa, si Raze No (që do të thotë “sekreti i ri”) vendosën edhe foto të festimeve dhe pranverës në blogun e tyre.
1Pezeshk (që dote thotë “një doktor” në persishte), një bloger kreativ, kërkoi prej disa blogerëve të shprehin mendimet e tyre në lidhje me Vitin e Ri Iranian në podkast [Fa]. Shtatë blogerë iranian dhe një bloger afgan iu përgjigjën thirrjes së tij dhe si rezultat kishin një podkast të përbashkët.
Kabgardi shkruan [Fa] me ironi se qeveria Iraniane, ditët e fundit të vitit u dhanë iranianëve edhe një dhuratë “Nëntë revista u mbyllën”. Blogeri shton, qeveria ka shpërndarë aq shumë surpriza sa që iranianët nuk mund të parashikojnë se çka do të sjell e ardhmja për vitin e ri, lëre të nesërmen vetëm!
Falosofa shkruan [Fa] për gjendjen e vështirë për shkrimtarët dhe përkthyesit në Iran. Ai thotë:
Ideja e parë që u bie ndërmend shkrimtarëve dhe përkthyesve është kjo: “A do të mund të jetoj me të njëjtin standard si 10 vitet e fundit, apo do të detyrohem të shpërngulem në qytet më të vogël, apo të emigroj? Sa herë që shoqëria ballafaqohet me probleme politike dhe ekonomike, njerëzit që më tepër influencohen janë ata që merren me kulturë dhe shkencë. Nëse bisedoni me ndonjë botues ose ndonjë pronar librarie, do t'ju thonë se çmimet e të gjithë të mirave tjera janë shtrenjtuar jashtzakonisht, ndërsa çmimet e librave, si dhe të produkteve tjera kulturore, kanë rënë.
Azadi Barabari ka publikuar [Fa], një porosi prej Kaveh Abasianit, një prijës studnet majtist. Ai thotë se disa prej shokëve të tij të ngushtë janë ende në burg, dhe se studentët në të gjitha universitetet janë nën presion, ndërsa liria e të shprehurit dhe shoqata e lirë janë të sulmuara. Ai shton:
Pavarësisht nga presioni, ne themi: Jemi prezent! Qëndrojmë në këmbë! Nuk diskutojmë dëshirën për të mbrojtur lirinë dhe pavarësinë. Jemi më të fortë dhe më të vendosur se kurrë.
Xhomhuri quajti [Fa] porosinë e Presidentit Ahmadineja për Vitin e Ri jorelae. Presidenti Iranian lëvdoi të arriturat ekonomike, kulturore dhe politike për vitin e kaluar. Blogeri thotë se udhëheqja jo e mirë e qeverisë shkaktoi nivel të lartë të papunësisë dhe inflacionit. Ai thotë se ndoshta duhet të ndërrojmë kuptimin e fjalës “arritje” në fjalor.