Aplikim për përkthyes

Lingua përforcon tregimet e Global Voices me ndihmën e përkthyesve vullnetarë, duke krijuar një linjë komunikimi me blogerët dhe lexuesit e Global Voices që nuk flasin anglisht, duke përkthyer përmbajtjen në dhjetra gjuhë. Nëse gjuha juaj nuk shfaqet në këtë listë, ju lutem aplikoni për të filluar një Lingua të re këtu.

Ne gjithashtu mirëpresim vullnetarët që mund të përkthejnë nga një prej gjuhëve tona në shqip!

Komuniteti i Lingua të Global Voices në samitin e Kolombos, Sri Lanka.

Ne kemi një komunitet prej qindra përkthyesish vullnetarë në mbarë botën. Për t'iu bashkuar ekipit tonë, duhet të plotësoni këtë formular aplikimi. Redaktori përkatës më pas do tu kontaktojë dhe do u tregojë hapat e ardhshëm.