LIVE më 24 nëntor: Dezinformimi dhe censura në Rusi

Sesioni do të transmetohet drejtpërdrejt në YouTube

Efektet e dezinformatave nga Rusia si brenda vendit ashtu edhe në shtetet e tjera janë shtuar që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt të këtij viti.

Bashkohuni me ne drejtpërdrejt në YouTube më 24 nëntor në orën 15:00 GMT për një diskutim që eksploron konvergjencën e infrastrukturës së censurës që forcohet me shpejtësi në Rusi, të cilën ajo e përdor për të persekutuar qytetarët e saj dhe përdorimin e dezinformatave brenda dhe jashtë. Diskutimi bazohet në kërkimin e kryer nga Advox Unfreedom Monitor i Global Voices, një projekt kërkimor që gjurmon rastet e autoritarizmit dixhital në mbarë botën dhe diskursin mediatik që i rrethon. Seanca është falas dhe e hapur për publikun. Regjistrohuni më poshtë për të marrë një kujtesë për aktivitetin:

Regjistrohu falas në Eventbrite

Aktiviteti do të moderohet nga Filip Noubel, redaktori menaxhues i Global Voices dhe do të prezantojë panelistët e mëposhtëm:

Mezi presim që të bashkoheni me ne të enjten, 24 nëntor në orën 15:00 GMT (kliko këtu për ta kthyer në zonën tuaj kohore lokale).

The Unfreedom Monitor

Regjimet autoritare kanë pasur prej kohësh një marrëdhënie të ndërlikuar me median dhe teknologjitë e komunikimit. The Unfreedom Monitor është një iniciativë kërkimore e Advox të Global Voices  që shqyrton fenomenin në rritje të autoritarizmit në rrjet ose atë dixhital. Shkarkoni një PDF të dokumentit informues. Hyni në bazën e të dhënave publike.

Exit mobile version