Pas konfirmimit nga ministria e Jashtme, anëtari i asamblesë provinciale Lumbini, Bishnu Panthi, së bashku me zyrtarë të tjerë të zgjedhur si dhe policinë lokale, arritën në shtëpinë e Rupak Karki të nesërmen në mëngjes për të njoftuar zyrtarisht familjen për vdekjen e tij.
Por zyrtarët e qeverisë ishin në gjendje t'i thonin familjes vetëm se Rupak ishte vrarë në luftën Rusi-Ukrainë, jo kur ka vdekur ose rrethanat, thotë xhaxhai i Rupak, Gautam Karki.
“Jemi ende të tronditur dhe konfuzë,” thotë Gautam. “Prindërit e Rupakut nuk arrijnë ta besojnë se djali i tyre i vetëm ka vdekur pa e parë trupin e tij.”
Babai i Rupak rrit pula, ndërsa nëna e tij është asistente në një kompani vendore mikrofinanciare. Vajza e madhe e çiftit, Sarala, është e martuar.
Rupak kishte mësuar gjuhën koreane në përpjekje për të gjetur punë në Korenë e Jugut. Por ai së bashku me fqinjin e tij Yuvaraj Poudel, vendosën të shkojnë në Rusi në fillim të vitit 2022, pasi mësuan se ishte më e lehtë të merrje një vizë studentore dhe të gjeje punë atje. Të dy arritën në Rusi përmes një agjencie të huaj punësimi në Katmandu në maj 2022.
Një vit më vonë, Rupak nënshkroi një kontratë për Operacionet Speciale Ushtarake (SMO) me ministrinë ruse të Mbrojtjes për të shërbyer në ushtri. Yuvaraj Poudel, i cili shkoi në Rusi me Rupak dhe që po ashtu u rekrutua, vijon të kontaktojë familjen e tij.
Faqja e internetit ruse Book of Memories of Ivanovo thekson se Rupak Karki u vra më 30 qershor në Ukrainë, teksa ndërsa merrte pjesë në ‘operacionin special ushtarak’. Faqja e internetit përfshin fotografi të një varri me emrin e tij në alfabetin cirilik dhe një fotografi në qytetin Novo-Talitsy në Ivanovo, një rajon administrativ rus 324 kilometra në verilindje të Moskës.
Një tjetër faqe interneti ruse e lajmeve, Cursiv, duke përmendur një libër kujtimi nga rajoni i Ivanovos, njoftoi se Sandip Thapaliya dhe një person tjetër, kombësia e të cilit nuk është bërë e ditur, janë varrosur në të njëjtin rajon së bashku me Rupak Karki.
Sandip Thapaliya u tha se ishte vrarë në qytetin ukrainas Bakhmut në korrik dhe trupi i tij mendohej se ishte varrosur pranë vijës së frontit. Sipas memorialit, Sandipi u vra më 28 qershor gjatë një ‘misioni ushtarak’.
Fotografitë tregojnë emrat dhe datat e lindjes në varret e Rupakut dhe Sandipit, me kurora të vendosura mbi to.
Një rob nepalez lufte i paidentifikuar që mbahet nga ushtria ukrainase i ka dërguar një video teksa qante familjes së tij duke i kërkuar që të ndihmojnë të kthehet në atdhe. Në video, ai tha se ka rob “të tjerë” nepalezë në Ukrainë.
Ministria e jashtme e Nepalit njoftoi në nëntor 2023 se një rekrut nepalez në ushtrinë ruse, Bibek Khatri nga Bardia, ishte gjithashtu rob lufte në Ukrainë dhe se qeveria po përdorte kanalet diplomatike për rikthimin e tij në atdhe.
Policia nepaleze paraburgosi më 5 dhjetor dhjetë rekrutues të huaj punësimi, pasi dyshohet se dërguan nepalezë në Rusi me viza turistike për t'u rekrutuar në ushtrinë ruse. Sipas mediave të ndryshme, agjencitë e punësimit kanë dërguar të paktën 200 nepalezë në Rusi, duke ju premtuar rroga të larta dhe marrjen e shtetësisë ruse.