Arabi: Ferexheja me një sy

Një shkencëtar islam nga Arabia Saudite bën thirrje që gratë të cilat deri tani kanë mbajtur ferexhe e cila u lejon t’i kenë zbuluar të dy sytë, tani të mbajnë ferexhe e cila do të zbulojë vetëm njërin sy. Bllogerët e vendeve arabe reagojnë.

Bahraini Esra që shkruan në  Mideast Youth, shënon:

Me qëllim që t’i shërojë sprovat e tij shqetësuese, prifti saudit propozon një zgjidhje shumë të qëlluar: ferexhe me një sy.

Ajo vazhdon:

Shkëlqyeshëm! Unë do të filloj të bëj vrima në çarçafët e mi menjëherë.

Por me gjithë seriozitetin, propozime të tilla shqetësuese vetëm më tepër do t’i trajtojnë gratë si objekte, duke ftuar njerëz religjioz që t’i malltretojnë dhe të mos tregojnë respekt ndaj tyre, mënyrë që më nuk është e pranueshme.Unë kam një propozim më të përshtatshëm për priftërinjtë i cili është më i mire për to: nxirrni sytë tuaj me çekiç për gozhda nëse doni të përmbaheni që mos t’u joshin. Gratë nuk duhet më të paguajnë çmimin e mentalitetit tuaj të çrregulluar dhe të sëmurë.

Nga Maroko, Myrtus po tymon nga zemërimi, duke e përshkruar këtë rregull si “fetva të gabuar islame” .,  Ajo gjithashtu pyet:

Pyetem sa gra do të dëshironin t’ia nxirrnin syrin tjetër sheikut Muhamed për shkak të fetvasë së tij të pakuptimtë.

Palestinezi Haitham Sabbah e përshkruan ferexhenë me një sy si “qesharake dhe absurde”

Ai thotë:

Kjo ka dalë nga kontrolli. Absurde…

Më tej vazhdon:

Përse ata nuk i detyrojnë gratë që tërësisht ta mbulojnë fytyrën dhe me këtë ta mbyllin këtë çështje? Si thoni për këtë? Religjion ose islam? Assesi!

Oh….meqë ra fjala…a e di dikush cili sy duhet të jetë i mbuluar? I majti apo i djathti? (Supozoj se i majti sepse neve gjithë kohës na thuan se duhet gjërat t’i bëjmë me të DJATHTËN….Aha …tani e kuptoj rregullën. “Bëji gjërat e mira me të DJATHTËN” Ja deri ku arritën “të drejtat” e njeriut dhe ku i shohim në veprim.

“Rroftë ferexheja me një sy”

Sabah  gjithashtu vendosi edhe fotografi se si do te dukeshin gratë duke veshur ferexhenë me një sy, të njëjtat mund t’i shihni këtu. .

Exit mobile version