Gjatë kësaj jave (2-3 maj 2012), mijëra mendje do të takohen në Berlin, në takimin vjetor të dedikuar për këmbimin e njohurive dhe të ideve, i quajtur re:publica (#rp12). Ata që do të jenë edhe fizikisht të pranishëm, do të mund të ndjekin ligjerata, debate dhe mbrëmje gazmore. Vitin e kaluar, konferencën re:publica e kanë vizituar mbi 3.000 pjesëmarrës, ndërsa rreth njëqind mijë njerëz e kanë ndjekur video-transmetimin nëpërmjet Internetit. Këtë vit pritet pjesëmarrje edhe më e madhe.
Motoja për “konferencën më të madhe dhe më të njohur në Gjermani për për ardhmërinë e shoqërisë tonë dhe të gjitha gjërave digjitale” këtë vit është “Aksion” (ACT!ON).
Një numër i anëtarëve të komunitetit të Global Voices (GV) do të marrin pjesë në programin i cili parasheh 200 orë prezantime dhe diskutime dhe do të zhvillohet në 8 skena të ndryshme në 14 fusha tematike.
Solana Larsen, redaktore e GV-së, e cila mbajti prezantim për Global Voices në re:publica 2011, në “auditorium me mbi 1000 njerëz!” konsideron se:
Në Gjermani, kjë është konferencë e cila e paraqet skenën e Internetit dhe ka ndikim të qartë mbi diskursin nacional politik.
Për ne, netizenët nga Evropa, Berlini është qendër dhe forcë udhëheqëse për kulturën e hakerëve, kulturën “e lirë”… thënë shkurt “hab-i ynë inovativ” evropian. Konferenca re:publica në Berlin është vend për t'i prezantuar trendet ndërkombëtare, por gjithashtu edhe i kësaj kulture të hakerëve, e cila do të jetë kyçe në zgjidhjen e recesionit aktual dhe krizës politike. Kjo është një mundësi e madhe për t'u takuar me njerëzit që do ta formësojnë ardhmërinë në këtë kuptim.
Kur do të mund t'i dëgjoni duke folur njerëzit e Global Voices?
Ivan Sigal, drejtori ekzekutiv i GV-së, do të flasë së bashku me Solanën më 2 maj (në ora 13:00 sipas kohës mesatare evropiane), në sesionin e quajtur “Bashkimi i forcave”, për faktorët që e shtyjnë përpara zhvillimin e mediumeve qytetare, si dhe për atë se a mund aktet individuale të aktivizmit onlajn, në vende që janë shumë larg njëra tjetrës, të konsiderohen “lëvizje globale”. Ivani, poashtu do të flasë së bashku me Bjarke Mirtu nga Storyplanet.com më 3 maj (në ora 11:15) për “Udhëzime të reja për paraqitjen vizuale të tregimeve”.
Ivani konsideron se re:publica është е rëndësishme për shkak se…
…duket sikur përhapet jashtë kufinjve të Gjermanisë, e bile edhe jashtë kufinjve të Evropës, në aspekt të përfshirjes dhe të ndikimit. Gjithashtu, më pëlqen fakti që të ofron një ndjenjë të fundit të hapur dhe të demokratizimit.
re:publica ishte njëra nga konferencat më të mira në të cilat mora pjesë vitin e kaluar – përzierje unike e pjesëmarrësve, si dhe e temave jashtëzakonisht aktuale.
Këtë vit unë jam anëtarë i jurisë, ndërsa garën jam duke e ndjekur që nga fillimi. Më pëlqen ajo që, edhe pse përfshin rreth 11 gjuhë, nuk kufizohet vetëm në këtë horizontale, por edhe në vertikalet, si për shembull temat që fillojnë nga video bloget, nëpërmjet blogeve për të drejta e njeriut e deri te shfrytëzimi i teknologjisë për ndryshime shoqërore. Kjo tregon se nuk kufizohen vetëm në bloget, por krijohet edhe një lloj gare në kuadër të gjuhëve të caktuara, e poashtu edhe në nivel botëror, ndërmjet blogeve në gjuhë të ndryshme.
Për herë të parë vij në re:publica dhe në Berlin. Më gëzon fakti që do t'i pëfaqësoj bloguesit etiopianë dhe do të flas pak për ta.
Përveç folësve, anëtarë të tjerë të rrjetit të GV-së që marrin pjesë në re:publica janë berlinaset Kasia Оdrozek dhe Dеbora Medeiros, si dhe të huajt Paula Goes, Еma Brevin, Кatrin Zinun, Suzan Len,Bernardo Parela, Xhenet Gunter dhe Rajna St., e cila paraqet një mendim të pranuar në masë të gjerë:
Konferenca e këtij viti do të mbahet në mes të një beteje të madhe: i kishim SOPA/PIPA në SHBA, të cilat shkaktuan protesta masive dhe e njëjta ndodhi me ACTA-n, për të cilën shpresoj se nuk do të ratifikohet. Në ndërkohë, një numë i madh i vendeve imponojnë rregulla të ndryshme restriktive në nivel shtetëror. re:publica 2012 do të mbledhë folës me një diapazon të gjerë përvojash, origjinash dhe këndvështrimesh, nga të cilat pres definitivisht të (më) ndihmojnë të kuptoj më mirë se ç'ndodh dhe çka na pret.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë edhe Аdil Nurmakov dhe Filip Stojanovski, si pjesë e pjesëmarrjes së tyre në udhëtimin studimor për blogues (Blogger Tour 2012) ,të organizuar në kuadër të diplomacisë publike me ftesë të Ministrisë për punë të jashtme të R.F. të Gjermanisë.
2 maj
3 maj
4 maj