Wen Yunchao, një aktivist i njohur në internet nga Guangzhou, që tani punon si në një lloj ekzili vendor në Hong Kong, si producent për një stacion televiziv, disa orë më parë, në llogarinë e tij në Twitter (@wenyunchao), i postoi mendimet e tij në lidhje me masat e reja për censurim të Twitter-it, :
1. Me sa mund të shihet nga deklarata e Twitter-it, ky është një përmirësim. Më parë, një tweet mund të fshihej me kërkesë të qeverisë së vendit, dhe atë më nuk mund ta shihte askush në botë. Tani, vetëm shfrytëzuesit në atë vend specifik nuk do të mund ta shohin informatën për të cilën bëhet fjalë.
2. Politika e re e Twitter-it për censurim nuk do të ndikojë mbi shfrytëzuesit aktualë të Twitterit në gjuhën kineze. Nuk do të jetë e lehtë për Twitter-in që me mjete teknike të përcaktojë se cilët shfrytëzues të saj janë nga Kina, pasiqë do të duhet të kalojë nëpër firewall-in për censurim të internetit Kinë, për t'iu qasur ueb-faqes, që do të thotë se kompania nuk do të ketë informata të mjaftueshme për ta ditur se për cilët njerëz nga Kina t'i bllokojë informatat.
3. Nëse Twitter-i vendos që të fillojë me punë në Kinë, ka së paku dy pengesa të cilat nuk do të ketë mundësi t'i tejkalojë. E para është se nuk ka mundësi të zgjidhet konflikti ndërmjet mekanizmave për censurim sipas parimit të kutisë së zezë dhe rregullave transparente. Përderisa Twitter-i nuk vendos sikurse Google, të hapë një kompani të përbashkët në Kinë, do të duhet të ballafaqohet me paditë nga të gjitha shfrytëzuesit që do të preken nga këto masa.
4. E dyta është se edhe sikur Twitter-i të ketë ndikim në marrëdhëniet me publikun mbi qeverinë sikurse Sina, përsëri nuk do të mund të ndante një numër aq të madh të resurseve sikurse Sina, për t'i censuruar përmbajtjet. E as që autoritetet kineze do të lejonin një platformë sikurse Twitter-i, që është shumë më e hapur se sa Sina, të ofrojë shërbime në Kinë.