Teknologjia për transparencë: Raporti Final

Rrjeti Teknologjia për transparencë ka nderin ta publikojë raportin e tij final, Mapimi global i teknologjisë për transparencë dhe llogaridhënia.

Raporti publikohet nga Iniciativa për transparencë dhe llogaridhënie (@TAInitiative) së bashku me një grup raportesh të tjera për lëvizjen globale për transparencë. Raportet fokusohen në tre fusha kyçe të hulumtimit: Ndikimi dhe të mësuarit, Teknologjitë e reja, dhe Risi të politikave.

Dëshirojmë t'i shprehim falënderim të veçantë Iniciativës për transparencë dhe llogaridhënie për përkrahjen që na e dhanë, ekipit tonë të shkëlqyeshëm të hulumtuesve, dhe David Sasakit, i cili e filloi dhe e udhëhoqi fazën fillestare të Rrjetit për teknologji për transparencë, që e vendosi bazën e këtij raporti.

Merreni raportin

Përmbajtja e shkurtër

Ky raport i përmban konstatimet kyçe nga mbi 100 projekte të shqyrtuara dhe nga intervistat me dhjetëra praktikantë në Evropën Qendrore dhe Lindore, Azinë Lindore, Amerikën Latine, Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, Azinë Jugore, Azinë Juglindore, ish Bashkimin Sovjetik dhe Afrikën e Subsaharës, që përdorin teknologji të reja si mjet për ta rritur transparencën dhe llogaridhënien. Kjo përmbledhje ndihmon për “t'u matur pulsi i lëvizjes së Teknologjisë për transparencë dhe llogaridhënie dhe sugjeron mundësi për matjen e ndikimit si dhe të kufizimeve dhe të sfidave të rëndësishme.

Për praktikantët në fushën e transparencës dhe të llogaridhënies, është e dobishme të përcaktohet një kornizë për potencialin е zgjerimit të teknologjisë drejt iniciativave për transparencë dhe llogaridhënie në së paku 4 mënyra:

Konstatime plotësuese

Pjesa më e madhe e projekteve që i shqyrtuam fokusohen në degët ekzekutive ose legjislativeqeverisë.  Një numër më i vogël i projekteve fokusohen në degën gjyqësore, mediumetsektorin privat, dhe donatorët.

Thuajse gjysma e projekteve fokusohen në monitorimin e zgjedhjeve. Përderisa shumë prej tyre shfrytëzojnë Ushahidi, disa kanë zhvilluar qasje të tyre të veçanta, duke përfshirë përmbledhjen e lajmeve për zgjedhje nga burime të ndryshme në një ueb-faqe të vetme dhe ndjekjen e raporteve të mbikëqyrësve zyrtarë të zgjedhjeve në Google Maps.

Projektet në disa rajone fokusohen në transparencën në legjislacion, shpesh duke i ndjekur propozimet ligjore dhe duke vendosur profile për secilin përfaqësues që përfshijnë biografi dhe regjistra për votimet. Disa përfshijnë edhe profile të partive politike ose regjistra për shpenzimet ligjore.

Vizualizimi i të dhënave dhe veglat për navigim janë karakteristikat kyçe në më shumë se gjysmën e projekteve që i dokumentuam, për shkak të formularëve të ndryshëm për mbledhjen e të dhënave nga qytetarët. Përafërsisht një e treta e projekteve i shfrytëzon celularët në ndonjë mënyrë, më shpesh duke u lejuar qytetarëve që të dërgojnë ose të pranojnë informata nëpërmjet porosive tekstuale.

Çka mëtutje?

Ueb faqja e Rrjetit Teknologji për transparencë do të mbetet e hapur si vend ku mund t'i ndajmë projektet, veglat, dhe idetë, si vendtakim për iniciativa të suksesshme dhe për ata që dëshirojnë të mësojnë nga puna që e kanë bërë të tjerët. Mund të regjistroheni në listën për dërgim të e-mailave, mund të lexoni ose të kontribuoni me artikuj të specializuar në Global Voices Online, e poashtu mund të na ndiqni edhe në Twitter (@techtransparent) dhe  në Facebook. Kjo lëmi sapo ka filluar të dalë në shesh, dhe jemi të gatshëm t'i ndihmojmë përpjekjet globale nëpërmjet bashkëpunimit dhe komunikimit përtej kufinjve.

Exit mobile version