Asociacioni i blogerëve Afgan (Afgan Penlog) i tejkaloi vështirësitë financiare dhe pengesat e llojit të ndërprerjes së rrymës dhe për herë të parë në historinë e saj organizoi trajnimin e blogeve. Punëtoria (workshop) u mbajt në Kabul me 3-4 prill, në bashkëpunim me Nasim Fekrat dhe Masume Ebrahimi [fa], dy blogerë aktiv afgan.
Kjo eksperiencë ishte shumë e dobishme. Mësova shumë. Shumica e njerëzve të cilët morën pjesë në këtë punëtori ishin gazetarë, akademik, shkrimtarë dhe të tjerë të cilët mund të ndihmojnë të rigjallërojë kultura jonë dhe intelekti i shoqërisë së lodhur afgane. Organizimi i një punëtorie të këtillë ishte njëri nga qëllimet e mia prej shumë kohësh. Përfundimisht, kjo u bë realitet në falënderim të Geomap dhe Masume Ebrahimi.
Kisha frikë të futem në botën e internetit dhe blogimit…Ndoshta ajo ishte pengesë teknike. Por, kjo punëtori për një ditë e gjysmë e ndërroi perceptimin tim…Nuk do të ishte e vërtetë nëse them se të gjitha problemet e mia me internetin u zgjodhën këta dy ditë, por megjithatë unë vendosa të filloj blogun tim, i cili tregon se sa efektive ishte kjo punëtori.
Safeh thotë [Fa] se blogimi është punë e re në Afganistan dhe se akademikët dhe mësuesit vetëm sa e zbulojnë.
Zartosht shkruan [Fa] se punëtoritë e tilla mund të jenë hapi më i rëndësishëm i gazetarisë në Afganistan.