· mars, 2011

Artikujt rreth Azia Lindore nga mars, 2011

Mjanmar: Fotografi nga fatkeqësia e tërmetit

Një tërmet prej 6.8 shkallësh e goditi pjesën verilindore të Mjanmarit në mbrëmjen e të enjtes, më 24 mars 2011, i cili u ndie në Tajlandin e afërt, mirëpo edhe në Vietnamin dhe Kinën e largët. Tërmeti mbyti së paku 70 njerëz dhe shkatërroi më shumë se 240 ndërtesa vetëm në Mjanmar, por dëmet mund të jenë edhe më të mëdha. Në qytetin e Tachilek-ut arkivolet u shitën menjëherë pas tërmetit.

28 mars 2011

Francë: Brengë dhe shpresë në komunitetin japonez

Në Francë dhe në vende të tjera, fotografitë trishtuese nga tërmeti dhe cunami i ditës së premte, më 11 mars 2011, i kanë brengosur japonezët që jetojnë anembanë botës. Shumë prej tyre e kanë kaluar ditën e fatkeqësisë duke u përpjekur të bijnë në kontakt me të dashurit e tyre nëpërmjet internetit, dhe që atëherë janë përpjekur që bashkëkombasve të tyre t'u japin përkrahje mendore.

21 mars 2011

Japoni: Tregoni botës të ndihmojë

Një kërkim i thjeshtë për fotografi në Twitter mund të japë rezultate mahnitëse. Kërkoni karakteret "宮城" (Miyagi) dhe do të paraqiten një grusht me fotografi të ndryshme nga prefektura, njëra nga të goditurat më rëndë në Japoni nga cunami i paradokohshëm. Shkoni poshtë, dhe një fotografi bie në sy, e përshkuar me ngjyrë kafe dhe të kaltër, derisa ta klikoni...

16 mars 2011