· prill, 2008

Artikujt rreth Video nga prill, 2008

Dita Panxhea: Me 10 maj video për ta ndryshuar botën

  27 prill 2008

Me 10 Maj 2008 në orën 18:00 GMT, do të emitohen 24 filma në kohën e ngjarjes 4 orësh. Ajo çka e bën më të veçantë këtë ngjarje është që dita Panxhea do të emitoj nga 6 lokacione të ndryshme të botës, në 7 gjuhë të ndryshme dhe do të shikohet edhe përmes internetit, televizionit, telefonave celularë me një qëllim të vetëm: që të njoftohemi me jetën e të tjerëve dhe të fokusohemi në punët e ngjashme, në vend se në punët e ndryshme, të cilat do të na mundësojnë të punojmë së bashku për të arritur paqe.

Iran: Eksploziv misterioz në xhami

  22 prill 2008

Në Iranin Jugor, në eksplozivin në xhaminë e qytetit Shiraz, me 12 prill, humbën jetën më së paku 12 njerëz dhe u plagosën rreth 200 persona. Fars, një veb faqe gjysmë-zyrtare lajmëroi se eksplozivi I fuqishëm ishte nga një bombë. Më vonë disa zyrtatrë Iranian insistonin në atë se eksplozivi...

Filma të shkurtë nga Çile: Mikro dhe Mini filma në veb

  18 prill 2008

Prej Çile kemi tre shembuj të krijimit të videove onlajn: fillimisht, kandidati për president nga Çile i shfrytëzon përparësitë e veglave për video onlajn për të dhënë dokumentare dhe intervista për veb shpërndarje, tjetra, dy producent të pavarur të filmave të shkurtë me video te të cilët tregohet varfëria, paaftësia, zakonet e vjetra të cilat nuk vdesin lehtë dhe pse jo? Dashuria.

Vlog Internacional: Bashkëpunim pa kufi

  14 prill 2008

Vlog internacional është project me të cilin ofrohen vlogerët të cilët flasën spanjolisht: njerëzit i vendosin idetë e tyre, zgjidhet njëra dhe çdonjëri nga ata e incizon pjesën e vetë, ndonjëri i lidh bashkë dhe pastaj lëshohen në faqet e tyre. Ata filluan në vitin 2006, kur një grup shokësh...

Kina:Video bloger ndihmon që fëmija të kthehet në shkollë

  2 prill 2008

Hu Alun, video bloger në gjysmën moshë duke aluduar në frazën “e vërteta është fuqi”, shpalli seri videosh shqetësuese në Kub.com, një veb faqe e popullarizuar në Kinë për shpërndarje të videove. Nëpërmjet të 3 episodeve vazhduese, Alan tregoi tregim tronditës për tre fëmijë bartës të thëngjillit në Bixhi, qytet i vogël në Jug. Nëpërmjet të paraqitjes efektive onlajn të grupeve QQ, të organizuara nga Guo Xhun, tregimi menjëherë u shpërnda nëpërmjet të netizenëve, duke krijuar shqetësim të thellë te publiku.

Јordani: Mbretëria debiton në JuTub

Mbretëresha Ranija nga Jordani i’u bashkëngjit shumë shfrytëzuesve të JuTub, për kënaqësi të blogerëve jordanez dhe video blogerëve të Lindjes së Mesme. Në orvatje për të thyer stereotipat dhe të futet në bisedat internacionale, videoja u paraqit në JuTub me porosinë vijuese: Mbretëresha Ranija rifillon pjesëmarrjen e saj në JuTub...