I sheh këto gjuhë këtu? Ne përkthejmë artikujt e Global Voices për ta bërë gazetarinë qytetare botërore të mundshme për këdo.

· janar, 2013

Artikujt nga Përmbledhje nga janar, 2013

Maqedoni: Qytetarët kërkojnë nga Agjencia informative shtetërore t'i japë fund manipulimit

Nëpërmjet iniciativës së re kundër manipulimeve mediale të MIA-s, gjegjësisht Agjencisë informative të Maqedonisë që është në pronësi shtetërore, disa aktivistë i nxisin qytetarët që ta shprehin pakënaqësinë e tyre duke dërguar e-mail deri te agjencia.

Sipas blogut, ky aksion ka qenë si rezultat i shembullit të fundit për spin të paturpshëm (mken) kur korrespodenti i MIA-s e ka ndryshuar deklaratën e diplomatit amerikan Filip Riker për dëshpërimin e tij nga liderët ballkanikë, që të duket kinse ajo ka të bëjë me opozitën maqedonase. Rikeri e ka demantuar këtë në një deklaratë për portalin opozitar Libertas, duke sqaruar se e ka pasur fjalën për liderët që janë në pushtet dhe që largohen nga demokracia. Portali Libertas thotë poashtu se as qeveria e as MIA nuk janë përgjigjur në kërkesën e tyre për ta komentuar këtë çështje.

Aktivistët e ‘AMAN’-it mbledhin 10.000 nënshkrimet e nevojshme për ndryshimin e Ligjit për energjetikë

Aktivistët e iniciativës qytetare АMAN e vazhdojnë luftën e tyre për ligj më të mirë për energjetikë [en, mg, fr, es], përkundër presioneve dhe infiltrimeve. Në nëntor, “persona të panjohur” i kanë penguar ata të flasin me kryeministrin Gruevski në një “takim të hapur me qytetarët e komunës Qendër të Shkupit”. Sa i përket fushatës aktuale për mbledhjen e nënshkrimeve për ndryshime ligjore (afati për këtë gjë është 31 janari) ata e publikuan këtë njoftim:

(more…)