I sheh këto gjuhë këtu? Ne përkthejmë artikujt e Global Voices për ta bërë gazetarinë qytetare botërore të mundshme për këdo.

· shtator, 2012

Artikujt nga Përmbledhje nga shtator, 2012

Maqedoni: Gjykimi i aktivistit për të drejtat e njeriut Zharko Trajanovski

Sot në orën 13, në Gjyqin themelor Shkup I (salla për gjykim numër 17) do të mbahet seanca kryesore e procesit gjyqësor kundër Zharko Trajanovskit, i paditur për shpifje dhe ofendim nga ana e udhëheqësit televiziv proqeveritar Milenko Nedellkovski. Trajanovski akuzohet për shfrytëzimin e shprehjes “sharllatan mediatik” në lajmet kryesore të А1-it të ndjerë në diskutimin për fushatën për shprehje të urrejtjes së Nedellkovskit, e cila përfshin edhe thirrje për vrasje të gazetarëve “tradhëtarë” (enmk).

(more…)

Meksikë: Mësimi nga përvojat e Maqedonisë

Bloguesi meksikan Pepe Flores konsideron [spanjolisht] se platforma nga Maqedonia për denoncimin e dhunës kundër grave në hapësirat publike Reago! është “një ide fantastike”, që mund të zbatohet nga Amerika Latine.

Kosovë: Festivali për strip dhe karikaturë në Prizren

Poster announcing Vesna Nichevska-Saravinova's participation at 8th Comic Book & Cartoon Fest in Prizren

Posteri për Festivalin e 8-të të stripit dhe të karikaturës në Prizren

Artistja maqedonase Vesna Niçevska-Saravinova blogoi (në anglisht) për pjesëmarrjen e saj në Festivalin e stripit në Prizren, që u organizua nga Shoqata e strip artistëve kosovarë, Xhennet Comics . Katër nga 15 artistë që morën pjesë në festival ishin nga Maqedonia, reporton [në maqedonisht] Eddie Rebel, së bashku me kolegët nga Italia, Turqia, Qiproja, Franca, Kosova, Bullgaria dhe Bosnja.

Shqipëri: Eliza Dushku për atë se “Pse duhet ta vizitoni Shqipërinë”

Në “HuffPost Travel”, aktorja amerikane Eliza Dushku shkruan (në anglisht) për rrënjët e saja shqiptare dhe udhëtimin e saj në Shqipëri.