Artikujt nga Feja
Ndryshimi i rregullave katërshekullore të cilat u kanë mohuar grave në Indi hyrjen në tempujt e adhurimit
Të gjitha fetë e botës, gratë të cilat ishin në periudhën menstruale i konsideronin si të papastra për ritualet dhe besimet e tyre.
Indonezi: Shpërthen një bombë vetëvrasëse në një kishë protestante
Edhe një tjetër bombë vetëvrasëse shpërtheu të dielën (25 shtator) në Solo, Java qëndrore, në Indonezi. Shpërthimi ndodhi në Kishën protestante Kepunton, menjëherë pas shërbimit të mëngjesit të të dielës kur kongregacioni po largohej. Deri më tani, është raportuar se 20 persona janë plagosur dhe dy janë vrarë gjatë shpërthimit...
Indonezi: Ministria urdhëron heqjen e statujës së budës
Përkushtimi i Indonezisë për të promovuar tolerancë fetare është vënë në pikëpyetje përsëri, pasi Ministria për çështje fetare urdhëroi të hiqet një statujë e madhe budiste në një manastir në Sumatrën Veriore, pasi grupe të muslimanëve të asaj zone janë ankuar për praninë e saj.
Arabi: Ferexheja me një sy
Një shkencëtar islam nga Arabia Saudite bën thirrje që gratë të cilat deri tani kanë mbajtur ferexhe e cila u lejon t’i kenë zbuluar të dy sytë, tani të mbajnë ferexhe e cila do të zbulojë vetëm njërin sy. Bllogerët e vendeve arabe reagojnë.
Bahrain: Kur sekti përcakton bashkëshortin tuaj
Coolred38 është një myslimane amerikane që jeton në Bahrain, dhe ajo shpesh e gjen veten e vet të frustruar në shembujt e këqij dhe dëmtues që ajo shikon në mënyrë të justifikuar nga feja. Ajo së fundi ka postuar për “skandalin” e familjes së shoqes së saj Një tregim i...
Тајvan: Çka mund të bëjë bejsbolli?
Ka disa tajvanez të cilët luajnë në ligën e parë të bejsbollit: Çin – Feng Çen në Doxhers prej vitit 2002-2005, Çin – Lung Hu në Doxhers, Hong -Çih Kou në Doxhers, Çin – Hui Tsao në Rojals dhe Çin-Ming Vang Në Jenkis. Edhe pse ata janë të adhuruar nga...
Egjipt: Kur besimi flenë me politikën
Blogerja egjiptiane Zeinobija e sulmon papën Shenuda III në këtë postim për fjalimin e tij gjatë pashkëve në të cilin ajo deklaron se ai ka thënë njerëzit që përdorin Fejsbuk do të “digjen në ferr”, raportuar Gr33n data nga Kajro.
Indi, Shri Lanka: Festivale tempujsh në të dy anët e Palk Strait
Festivalet e tempujve janë një pjesë e integruar në jetën e Hindu Tamile, pa dallim në cilin shtet jetojnë. Skica tjetër me fotografi tregon disa çaste nga ata festivale. Nga Rakvana në Shri Lanka, festival i veturës së tempujve në fotografi nga ‘Irakuvanai’ Nirshan. Njëra ndër pikat kryesore të festivalit...
Vizitë e papës në SHBA: Reagime nga bota
Përderisa papa Benedikti i XVI e realizon vizitën e tij të parë në Shtetet e Bashkuara, mediat dhe blogosferat e paraqesin tërbimin e tyre – kryesor për shkak të skandalit për keqpërdorim seksual i cili çliroj themelimin e kishës katolike amerikane para gjashtë vitesh. Papa u drejtua për këtë temë në Vashington të mërkurën, bisedoi me disa nga viktimat e keqpërdorimit seksual, që ishte mjaftueshëm për disa bloger, por për të tjerë ky hap ishte me vonesë.
Iran: Eksploziv misterioz në xhami
Në Iranin Jugor, në eksplozivin në xhaminë e qytetit Shiraz, me 12 prill, humbën jetën më së paku 12 njerëz dhe u plagosën rreth 200 persona. Fars, një veb faqe gjysmë-zyrtare lajmëroi se eksplozivi I fuqishëm ishte nga një bombë. Më vonë disa zyrtatrë Iranian insistonin në atë se eksplozivi...