Artikujt rreth Migrimi e emigracioni nga mars, 2011

Francë: Brengë dhe shpresë në komunitetin japonez

  21 mars 2011

Në Francë dhe në vende të tjera, fotografitë trishtuese nga tërmeti dhe cunami i ditës së premte, më 11 mars 2011, i kanë brengosur japonezët që jetojnë anembanë botës. Shumë prej tyre e kanë kaluar ditën e fatkeqësisë duke u përpjekur të bijnë në kontakt me të dashurit e tyre nëpërmjet internetit, dhe që atëherë janë përpjekur që bashkëkombasve të tyre t'u japin përkrahje mendore.