Artikujt rreth Të drejtat e njeriut nga prill, 2008
Dita Panxhea: Me 10 maj video për ta ndryshuar botën
Me 10 Maj 2008 në orën 18:00 GMT, do të emitohen 24 filma në kohën e ngjarjes 4 orësh. Ajo çka e bën më të veçantë këtë ngjarje është që dita Panxhea do të emitoj nga 6 lokacione të ndryshme të botës, në 7 gjuhë të ndryshme dhe do të shikohet edhe përmes internetit, televizionit, telefonave celularë me një qëllim të vetëm: që të njoftohemi me jetën e të tjerëve dhe të fokusohemi në punët e ngjashme, në vend se në punët e ndryshme, të cilat do të na mundësojnë të punojmë së bashku për të arritur paqe.
Vizitë e papës në SHBA: Reagime nga bota
Përderisa papa Benedikti i XVI e realizon vizitën e tij të parë në Shtetet e Bashkuara, mediat dhe blogosferat e paraqesin tërbimin e tyre – kryesor për shkak të skandalit për keqpërdorim seksual i cili çliroj themelimin e kishës katolike amerikane para gjashtë vitesh. Papa u drejtua për këtë temë në Vashington të mërkurën, bisedoi me disa nga viktimat e keqpërdorimit seksual, që ishte mjaftueshëm për disa bloger, por për të tjerë ky hap ishte me vonesë.
Egjipt: Njerëz të zhdukur
Ndoshta ju keni dëgjuar për grevën e 6 prillit e cila zuri vend këtu në Egjipt, dhe Esra Abdelfatah, krijuesja e grevës së Fejsbuk grupit, u arrestua atëherë kur raportoi të...
Tunizi: Al Radjef protestojnë – Kur blogerët bisedojnë pa zë për ta
Blogerët dhe aktivistët e Tunizisë u kthyen nga interneti me shumë pak, gati asnjë mbulesë të mediave qendrore për të ja përcjellë botës porosinë për fatkeqësinë e mijëra njerëzve të minierave të pasura me fosfor në Gafsa, Redjef dhe Om el Arajes.
Kina:Video bloger ndihmon që fëmija të kthehet në shkollë
Hu Alun, video bloger në gjysmën moshë duke aluduar në frazën “e vërteta është fuqi”, shpalli seri videosh shqetësuese në Kub.com, një veb faqe e popullarizuar në Kinë për shpërndarje të videove. Nëpërmjet të 3 episodeve vazhduese, Alan tregoi tregim tronditës për tre fëmijë bartës të thëngjillit në Bixhi, qytet i vogël në Jug. Nëpërmjet të paraqitjes efektive onlajn të grupeve QQ, të organizuara nga Guo Xhun, tregimi menjëherë u shpërnda nëpërmjet të netizenëve, duke krijuar shqetësim të thellë te publiku.