- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Ndeshja futbollistike Malajzi-Indonezi kalon në luftë fjalësh

Kategoritë: Azia Lindore, Indonezia, Malajzia, Media e qytetarëve, Sporti
[1]

Fotografi nga faqja Twitpic e NikeMY

Kohët e fundit, kombëtarja futbollistike malajziane kishte arsye të për festuar kur arriti në finale të Kupës Suzuki të Federatës së futbollit të Azisë për herët të parë në 14 vite, duke e mundur Vietnamin, kampion i vitit të kaluar, dhe Indonezinë me 3-0 në takimin e parë të finales që u luajt në stadiumin kombëtar Bukit Xhalil.

Mirëpo, tifozët indonezianë u ankuan se tifozët malajzianë i kanë hutuar lojtarët indonezianë duke lëshuar drita laserike në drejtim të tyre, dhe e shprehën pakënaqësinë e tyre nëpërmjet Twitter-it. Dy hashtag-e u bënë të njohura anembanë botës, ‘Hate Malaysia [2]’ dhe ‘#loveindonesia [3]’.

Yopy Rinaldi blogoi [4] se fitorja e Malajzisë nuk ishte diçka speciale, pasiqë ata kanë mashtruar kur referi nuk ndërmorri asnjë masë ndaj tifozëve të cilët përdorën drita laserike për ta hutuar portierin indonezian.

Humbja e takimit Indonezi-Malajzi në Kupën Suzuki të Federatës së futbollit të Azisë nuk ishte humbje turpëruese.

Tifozët mashtrues malajzianë nuk e ndihmuan këtët takim, dhe referi nuk u tregua i mençur ndaj shkejleve të rregullave nga malajzianët, që rezultoi me humbje të Indonezisë në këtë takim të Kupës Suzuki të Federatës së futbollit të Azisë.

Mirëpo, jasonmumbles në Twitter shkroi [5] se ‘Ne, malajzianët, jemi të turpëruar nga incidenti me laserët, por nuk mund të thuash se kemi mashtruar pasi ne shënuam gol PAS incidentit’.

Përderisa shumë veta shfrytëzuan Twitter-in për të protestuar ndaj mashtrimit të supozuar të Malajzisë, disa të tjerë u munduan ta arsyetojnë atë, duke thënë se incidenti i tillë nuk duhet të jetë shkak për përdorim të fjalëve të vrazhda.

PrinceofPopJB në Twitter shkroi ‘Aziasit janë #Familje [6] apo jo?? Poqese jemi #Familje [6] NDALNI URREJTJEN NDAJ NJËRI TJETRIT. NDALNI URREJE MALAJZINË vetëm #LoveMalaysia [7] dhe #LoveIndonesia [8] :)’

Apmaaaar poashtu në Twitter shkroi se reagimi i shumë indonezianëve ishte i paprovokuar.

‘Ne E DUAM INDONEZINË, jemi KRENARË PËR INDONEZINË, por nuk ka nevojë ta URREJMË MALAJZINË. Ndalni fajësimin dhe ecni përpara!!’

Takimi kthyes [9] i finales do të luhet në stadiumin Gelora Bung Karno në Xhakartë më 29 dhjetor, dhe Indonezisë i duhet të shënojë së paku katër gola për ta fituar titullin.

Fotografitë nga takim i final u ndanë [10] nga Wakarimasenlol, ndërsa momentet më interesante të ndeshjes mund të shihen në YouTube [11].