- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Lufta në Siri mund të jetë më e dokumentuara- dhe ne të dimë pak për të

Kategoritë: Lindja e Mesme e Afrika Veriore, Siria, Historia, Lufta e konflikti, Marrëdhëniet ndërkombëtare, Media e gazetaria, Media e qytetarëve, Politika, Protesta, Të drejtat e njeriut, The Bridge
Syria liveuamap of Aleppo depicting verified events on December 7, 2016, as Aleppo was falling. Liveuamap is an "opendata-driven media platform" that tracks events in conflict by time, location and type. http://syria.liveuamap.com/en/time/07.12.2016 [1]

Përshkrimi i ngjarjeve në Halep të Sirisë, ku është dokumentuar sulmi i 7 dhjetorit të 2016. Liveuamap është një “Platformë mediale OpenData” e cila dokumenton gjurmët, kohën, vendndodhjen  dhe llojin e luftës. http://syria.liveuamap.com/en/time/07.12.2016

Dëgjo më shumë për ngjarjen në PRI.org [2].

Ne mund ti ndjekim postimet e 7 vjeçares Bana Alabed [3] dhe nënës së saj në twitter; mesazhet e fundit [4] tregojnë se si priten të dorëzohen ose vdesin aktivistët dhe luftëtarët; dhe të kërkojmë të verifikojë sulmet kimike [5]  dhe situatat konfliktuoze në lidhje me bombardimet e spitaleve. Në të njëjtën kohë, ne luftojmë për te kuptuar nëse informacionet e tilla i përshtaten botëkuptimeve tona, ose i kundërshtojnë ato.

Lufta civile Siriane mund të jetë lufta më e dokumentuar në histori. Miliona fotografi, video, blog-e, tweet-e dhe audio dokumente janë krijuar për jetën gjatë luftës në Siri, dhe pavarësisht luftës, ato tregojnë edhe krizën e refugjatëve në të. Këto media – të krijuara nga gazetarë, qytetarë, aktivistë, luftëtarë dhe viktima- janë produkt i kulturës sonë për të kontribuar si medium, e rritjes së dokumentimit digjital dhe refleksionit që deri diku e shoqëron jetën moderne.

Siria, para luftës, ka pasur një teknologji të komunikimit të fuqishme dhe në zhvillim  me qasje në rrjetet e mëdha të mediave, televizioneve satelitore, internetit dhe pajisjeve të celularit. Qasja në këto teknologji i ka mundësuar sirianëve të komunikojnë mes vete dhe me pjesën tjetër të botës.  Këto rrjete ekzistojnë edhe sot dhe mundësojnë vazhdimin e shkëmbimit të informatave të njerëzve në zonat e konfliktit. Pavarësisht luftës (ose shkaku i saj), rrjetet mediave sociale siriane, me njohuri dhe aftësi në rritje, janë kanal i dokumentimit të luftës.

Por qasja në arkivat online të informacioneve rreth luftës nuk na siguron se informimi rreth saj është i organizuar dhe realizon pritshmërinë tonë për mënyrën e duhur të raportimit të luftës. Kjo për shkak se informacionet në konfliktet moderne nuk janë vetëm për të raportuar faktet që kanë ndodhur. Informacionet në vend janë betejë e perceptimit të luftës dhe luftëtarëve. Në njëfar kuptimi ata formësojnë opinionin rreth asaj se kush është me qasje etike, kush është i përkrahur politikisht me resurset e tij, dhe kush do të jetë cak i sulmit.

Informatat dhe manipulimi me to do të jetë një element strategjik vital në këtë konflikt, ku kontrolli i informacionit është bërë armë. Armata Elektronike Siriane [6], një forcë gjysmëpublike e përkrahjes së regjimit të Asadit, në ditët e para të luftës në shënjestër të sulmeve kishte pasur aktivistët me anë të sulmeve kibernetike online, DDoS. Ndërkohë, gazetarët ishin cak edhe i regjimit të Asadit dhe ISIS-it.

ISIS-i arriti të ndryshojë rrjedhën e luftës duke përdorur dhunën në mënyrë të saktë dhe vicioze posaçërisht duke dokumentuar [7] heqjen e kokave të gazetarëve perendimor dhe promovimin e videove te tyre në kanalet mediale.

Turbullimi i një lufte nuk ndodh rastësisht: luftëtarët kontriubojnë në mënyrë strategjike që kjo të ndodh me përpjekjet e tyre për të mistifikuar dhe hamendësuar armiqtë.

Të ndodhur mes forcave të keqinformimit, gjetja dhe krijimi i tregime koherente për luftën është sfidë e madhe. Ne i dimë parimet dhe teknikat [8] e organizimit dhe verifikimit të informacioneve që vijnë nga Siria. Ne mund ti njohim faktet dhe të krijojmë dëshmi me anë të analizës së kujdesshme dhe duke përdour teknikat e “mjekësisë ligjore” në media: kërkimi online i fotografisë me teknikë “të kundërt”, duke analizuar gjeopozitën dhe të të dhënave. Ne mund të formojmë dhe të mbajmë marrëdhënie të besueshme me miqtë, kolegët dhe burimet afër konfliktit.

Ne mund të dimë shumë për këtë luftë, por duke i ditur vetëm faktet nuk është as përafërsisht e mundshme të ndrojmë rrjedhën e saj. Faktet që duken haptazi, jo domosdoshmërisht ndikojnë në rezultatin e ngjarjeve. Kjo është dhe esenca e të kuptuarit e pushtetit dhe kufijve të saj.