Një tjetër sulm ndaj qendrës LGBTQ+ në Podgoricë thekson nevojën për të mbrojtur të drejtat e njeriut në Mal të Zi

Foto nga videoja e kamerës së sigurisë që tregon një grup të rinjsh që sulmuan qendrën LGBTQ+ Drop In në Podgoricë, Mali i Zi më 21 dhjetor 2022. E disponueshme për shpërndarje mediatike nga OJQ Juventas. 

Pasi një grup i organizuar banditësh të rinj sulmuan qendrën LGBTQ+ Drop In në Podgoricë, kryeqyteti i Malit të Zi, më 21 dhjetor, organizata e shoqërisë civile Juventas ngriti alarmin duke publikuar një video të incidentit. Juventas publikoi një njoftim ku thuhet:

Šest lica je sa metalnim šipkama u rukama prijetilo osoblju LGBTIQ centra i prisutnim klijentima i pokušalo da razbije staklo na ulaznim vratima. Ovom napadu je prethodilo više incidenata koji su se tokom prethodnih dana dogodili u okolini LGBTIQ centra, kada je više mladića prijetilo osoblju centra nakon završetka radnog vremena kada su odlazili kući.

Gjashtë persona të armatosur me hekura kanë kërcënuar stafin dhe klientët e qendrës LGBTIQ dhe kanë tentuar të thyejnë xhamin e derës kryesore. Disa incidente të tjera që ndodhën në zonën pranë qendrës i paraprinë këtij sulmi, pasi grupe të rinjsh kërcënuan anëtarët e stafit që po niseshin për në shtëpitë e tyre pas përfundimit të orarit të punës.

Videot që dokumentojnë sulmin janë vënë në dispozicion edhe përmes rrjeteve sociale.

Sonte është sulmuar sërish qendra LGBTIQ Juventas në Podgoricë. Gjashtë persona që mbanin shufra metalike kërcënuan stafin dhe klientët e pranishëm dhe tentuan të thyejnë xhamin e derës së përparme.

Që nga viti 2012 kjo qendër është përdorur si hapësirë për ofrimin e shërbimeve mbështetëse për komunitetin LGBTQ+ nga disa OJQ lokale: Juventas, Queer Montenegro, Spektra, Stana dhe Montenegro Pride. Ata kërkuan që autoritetet të identifikojnë urgjentisht sulmuesit dhe të procedojnë rastin në përputhje me ligjin.

Ky nuk ishte sulmi i parë në qendër. Në njoftim, Juventas thekson:

Imajući u vidu da se ovakvi događaji tokom 2022. godine događaju kontinurano, bez adekvatnog odgovora insitucija sistema, poručujemo da ćemo beskompromisno nastaviti našu borbu protiv nasilja i mržnje, ma od koga ona dolazila.
Pozivamo ukupnu javnost, donosioce odluka i međunarodnu zajednicu da ulože sve napore da se zaustave zabrinjavajuće rastuća mržnja i netrpeljivost koje u Crnoj Gori postaju svakodnevica i razaraju društvo.

Duke pasur parasysh se ngjarje të tilla kanë ndodhur vazhdimisht gjatë vitit 2022, pa përgjigje adekuate nga institucionet e sistemit, ju njoftojmë se do të vazhdojmë luftën tonë pakompromis kundër dhunës dhe urrejtjes, pavarësisht se cili është burimi i tyre. I bëjmë thirrje të gjithë publikut, vendimmarrësve dhe komunitetit ndërkombëtar që të bëjnë të gjitha përpjekjet për të ndaluar rritjen shqetësuese të urrejtjes dhe intolerancës, të cilat janë bërë një dukuri e përditshme në Mal të Zi, duke shkatërruar shoqërinë e tij.

Organizatat kryesore të shoqërisë civile malazeze, si Qendra për Tranzicionin Demokratik (CDT), lëshuan deklarata publike në mbështetje të bashkëqytetarëve të kërcënuar me kërkesat që institucionet shtetërore të bëjnë punën e tyre.

U bëjmë thirrje autoriteteve kompetente që të procedojnë urgjentisht dhe në mënyrë efikase sulmuesit në Qendrën Drop In LGBTIQ në Podgoricë. Shteti duhet të garantojë jetën pa frikë nga kërcënimet dhe dhuna për të gjithë. Ky nuk është një vend i lirë derisa të gjithë ne që jetojmë atje të jemi të lirë. Ne shprehim mbështetje për miqtë tanë aktivistë LGBTIQ!

Raporti vjetor i Komisionit Evropian (KE) për vitin 2022 mbi progresin e Malit të Zi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian vuri në dukje se, ndërsa “mbrojtja e të drejtave të personave lezbike, homoseksualë, biseksualë, transgjinorë, interseks dhe queer (LGBTIQ) vazhdon të rritet, “ka ende shumë për të bërë në nivel sistemik për të siguruar përputhje të plotë me acquis të BE-së dhe standardet evropiane për antidiskriminimin.

Raporti i KE-së vuri në dukje disa zhvillime pozitive, si Parada e nëntë e Krenarisë në Podgoricë në tetor 2021 pa asnjë incident të raportuar dhe me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë të qeverisë (zëvendëskryeministri dhe disa ministra) dhe ndryshimi i ligjit për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, ligji për mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve dhe ligji për tatimin mbi të ardhurat personale. Një referencë që njeh partneritetet e të njëjtit seks u shtua për t'i harmonizuar ato me Ligjin e vitit 2020 për Partneritetet e të njëjtit seks. Megjithatë, Komisioni Evropian vëren gjithashtu se zbatimi i këtij ligji ka “progres të kufizuar” me vetëm 15 partneritete të lidhura deri më tani.

Për më tepër, raporti vuri në dukje se viti 2022 “u shënua nga polarizim dhe ndarje të lartë shoqërore. Grupet më të cenueshme në shoqëri (duke përfshirë romët dhe egjiptianët, personat me aftësi të kufizuara dhe personat LGBTIQ) u nënshtroheshin gjithnjë e më shumë diskriminimit, gjuhës së urrejtjes dhe krimeve të urrejtjes.” Konkretisht:

Gjuha e urrejtjes dhe incidentet homofobike kundër personave LGTBIQ, përfshirë edhe nga anëtarët e Parlamentit, mbeten një çështje shqetësuese. Në vitin 2021 në polici janë paraqitur 55 kallëzime ndaj 57 personave për diskriminim ndaj personave LGBTIQ. Kërkesa për shërbime sociale, mbështetje psikologjike dhe ndihmë juridike vazhdoi të rritet për shkak të pandemisë COVID-19, si dhe cenueshmëria ekonomike dhe sociale e personave LGBTIQ.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.