- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Libani në sytë e një foto-bloguesi iranian

Kategoritë: Lindja e Mesme e Afrika Veriore, Irani, Libani, Art e Kulturë, Fotografia, Media e qytetarëve, Politika

Mohamed Reza Hasani [1] është fotograf profesional iranian dhe foto-blogues që ka jetuar dhe punuar në Liban që nga viti 2009 . Foto blogu i i tij është bërë burim për t'i zbuluar çështjet që kanë të bëjnë me Iranin në Liban, duke filluar nga vizita e paradokohshme e kryetarit Mahmud Ahmadinexhad, deri te ekspozitat dhe koncertet e muzikantëve iranianë.

Duke e pritur Mahmudin

Në tetor, Mahmud Ahmadinexhadi bëri një vizitë në Liban që e potencoi ndikimin Iranian [2] në Liban.

Dëgjimi i zërit të artë

Në gusht të vitit 2010, Mohamed Reza Shaxharian [3], këngëtari më i famshëm protestues në Iran mbajti [4] një koncert në “Beit al dine” në Liban.

Jeta shumëngjyrëshe

Fotoaparati i foto-bloguesit iranian nuk sheh vetëm personalitete të njohura, por edhe jetën në lëvizje.

Vizitoni blogun në http://mohammadrezahassani.com [5]. Mohamed Reza Hasani i ka të drejtat mbi të gjitha fotografitë të cilat janë vendosur këtu me lejen e tij.