Partia nacionaliste Lëvizja për Rinovimin Serb (SPO), anëtare e koalicionit qeverisës në Serbi, po përpiqet të ndërtojë një Hark Triumfi masiv në qendër të Beogradit për të përkujtuar fitoret ushtarake të arritura në Luftërat Ballkanike dhe Luftën e Parë Botërore. Harku do të rrethohet nga statuja të mbretit Pjetër dhe mbretit Aleksandër të Serbisë.
Partia Progresive Serbe (SNS), në pushtet në Serbi, e udhëhequr nga presidenti Aleksandërr Vuçiç, ka nisur projekte të tjera të diskutueshme (dhe të kushtueshme) urbane që kur erdhi në pushtet në vitin 2012. Ato përfshijnë Waterfront të Beogradit, një shatërvan muzikor, një shtizë gjigante flamuri dhe një teleferik në Kalanë e Beogradit – kjo kohët e fundit është pezulluar me një vendim gjykate.
SNS gëzon mbështetjen e SPO, një parti e vogël e krahut të djathtë që ishte me ndikim në vitet '90 – madje kishte krahun e vet paraushtarak, Gardën Serbe – por që nga ajo kohë është tkurrur dhe nuk ka të njëjtën peshë. Duke shkruar për gazetën serbe Danas, analisti politik Miloš Mitrović tha se propozimi i Harkut të Triumfit ishte “një mënyrë për ta për të treguar që ende ekzistojnë”.
Propozimi i SPO, i paraqitur në Asamblenë e qytetit të Beogradit më 6 dhjetor pa një vlerësim të kostos ose një plan financimi, solli krahasimet me projekte të ngjashëm arkitekturorë nga regjimet autoritare në Ballkan.
Në Maqedoninë e Veriut fqinje, projekti “Shkupi 2014” ngriti mbi 130 struktura neoklasike – mes tyre monumente, statuja, ndërtesa qeveritare dhe muze – në kryeqytet me koston e të paktën 763 milion dollarëve midis 2010 dhe 2014. Struktura më e shtrenjtë ishte një Hark Triumfi i quajtur Porta e Maqedonisë, i cili arriti në mbi 7 milion dollarë. E gjithë iniciativa u mbulua nga korrupsioni ku përfituan miqtë e partisë VMRO-DPNME të Nikolla Gruevskit, i cili qeverisi Maqedoninë e Veriut nga 2006 deri në 2017.
SNS dhe VMRO-DPNME janë anëtare të Partisë Popullore Evropiane dhe kanë kultivuar një bashkëpunim të fortë dypalësh në atë kohë kur VMRO ishte në pushtet në Maqedoninë e Veriut. Të dy regjimet populiste shpesh janë akuzuar për ngecjen e demokracisë dhe degradimin e standardeve të të drejtave të njeriut në vendet e tyre përkatëse.
Në një deklaratë, SPO argumenton se Serbisë i duhet një “përmendore monumentale”, në mënyrë që “të na kujtojë momentet e lavdishme të historisë sonë, duke frymëzuar gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme të duan dhe mbrojnë atdheun e tyre”. Nënkryetari i partisë Aleksandar Čotrić tha:
Предлажемо да Тријумфална капија буде подигнута у некадашњем Краљевом, данас Пионирском парку између здања Скупштине Србије и Новог двора, односно садашњег Председништва. Такође, предлажемо да у близини новог симбола наше престонице буду постављени и достојни споменици краљу Петру Првом Ослободицу и краљу Александру Ујединитељу, који су као командати српске војске заслужни за велике победе код Куманова, на Брегалници, Церу, Колубари, Солунском фронту и другим бојиштима од 1912. до 1918. године.
Ne propozojmë që Harku i Triumfit të ngrihet në ish parkun Royal, sot Parku i Pionierit, midis ndërtesës së Parlamentit serb dhe Pallatit të Ri, pra, zyra e tanishme e Presidentit. Ne gjithashtu propozojmë që të ngrihen monumente të përshtatshme kushtuar mbretit Pjetër, çlirimtarit dhe mbretit Aleksandër, Unifikuesit, i cili, si komandantë të ushtrisë serbe, ishin përgjegjës për fitoret e mëdha në Kumanovë, në Bregallnicë, Cer, Kolubara, në frontin Salonica dhe fronte të tjera nga 1912 deri më 1918.
SPO shtoi se ndërtimi i Harkut të Triumfit u propozua për herë të parë në vitet '30, por nuk u realizua për shkak të pushtimit të Serbisë nga Gjermania naziste në 1941.
Tabloidi serb Espreso shkroi një artikull sensacional të titulluar “Beogradi do të ketë një Hark Triumfi ashtu si Parisi, këtu dhe tani! Serbët do të shlyejnë mëkatet e tyre ndaj mbretit Aleksandër!”. Në të përfshiheshin citate nga themeluesi i SPO Vuk Drašković, i cili shërbeu si zv/kryeministër në 1999 nën qeverinë e Sllobodan Millosheviçit, dhe si ministër i jashtëm nën kryeministrin konservator Vojislav Koštunica (2004-2007).
Artikulli vlerëson pa diskutim iniciativën ndërsa nuk ofron asnjë informacion në lidhje me burimet e financimit ose ndikimet në mjedis. Përkundrazi, ai përqëndrohet rreth “mëkateve të Serbisë”, domethënë shpërfillja e supozuar e traditës ushtarake të vendit nga qeveritë e saj. Drašković, një monarkist i vetëshpallur dhe një figurë instrumentale në rehabilitimin e lëvizjes çetnike, tha:
Nadam se da ćemo okajati grehe, drugačije ćemo se osećati kada prođemo pored spomenika ili kroz Trijumfalnu kapiju, kada je ozidamo u kojoj ćemo se slikati sa onima i pored onih čiji smo potomci. Valjda će to podstaći i pokajanje da im (onim čiji smo potomci) budemo dostojni jer smo se od njih odmetnuli, njih smo zaboravili, njih smo osramotili.
Shpresoj se do të shlyejmë mëkatet tona, do të ndihemi ndryshe kur kalojmë pranë monumentit ose përmes Harkut të Triumfit, pasi ta ngremë atë dhe kur të bëjmë fotografi me ato [figura historike] nga të cilët vijmë. Shpresoj se do të nxisë shlyerjen dhe që më në fund do të bëhemi të denjë për paraardhësit tanë, sepse i shkelëm, i harruam, i turpëruam.
Deri më tani, asnjë përgjigje zyrtare ndaj propozimit të SPO nga autoritetet e Beogradit ose qeveria kombëtare nuk është bërë publike.
Miloš Mitrović thotë se plani i propozuar për Harkun e Triumfit nuk përfshin informacione rreth kostove dhe nëse ndërtimi i tij do të shkatërronte gjelbërimin aktual të parkut.
Predlog SPO-a ima za cilj da, dakle, veliča slavnu prošlost, a ponekog je podsetio na svojevremeni, isto monumentalni, u najmanju ruku, projekat izgradnje spomenika i zgrada u klasičnom stilu u Skoplju, poznat kao antikvizacija. Izgradnja trijumfalne kapije i spomenika kraljevima u Beogradu ne bi predstavljala antikvizaciju, pre bi ovom, centralnom delu glavnog grada, ili prestonice kako ga SPO doživljava, dale jednu, malo je reći, grobljansku notu. Ali bi Beograd izgradnjom trijumfalne kapije i spomenika definitivno dobio, posle rekonstrukcije Trga Republike – ili Trga slobode kako bi u svom prošlom životu to rekao Vuk Drašković, taj Branko Kockica srpske politike – još jedan betonski prospekt u svom središtu. Osim ako bi projekat, ipak, bio izveden na manje monumentalan način, pa bi se kapija i spomenici krili među drvećem Pionirskog parka.
Otvara se, naravno, i krajnje banalno pitanje, pogotovo za grupu elitista, koliko bi podizanje monumentalne kapije i spomenika koštalo i ko bi novac obezbedio, bogati dobrotvori ili zahvalan narod, uz opravdanu sumnju da se vlada i gradska skupština, pošto prihvate inicijativu SPO-a, možda ne bi zaustavili na kapiji i dva spomenika, zašto sitničariti, već bi se setili i drugih primera iz slavne prošlosti, a nije ih malo, pa bi kapiji i spomenicima dvojici kraljeva pridodali još koji kip i najmanje jedan obelisk, zašto da ne. Zna se da je monumentalnost kod njih, u vladi i gradskoj vlasti, na ceni. „Faraoni su ostavili iza sebe piramide, ali svuda okolo je pustinja“, rekao bi Aleksandar Čotrić.
Pra, qëllimi i propozimit të SPO-së për t'iu përulur të kaluarës së lavdishme, në një farë mënyre kujton një projekt tjetër, gjithashtu monumental, të ndërtimit të monumenteve dhe ndërtesave në stilin klasik në Shkup, i njohur si antikizim. Ndërtimi i Harkut të Triumfit dhe monumenteve të mbretërve të kaluar në Beograd nuk do të ishte vetë antikicionim, por sidoqoftë do ta bënte këtë pjesë qendrore të kryeqytetit të duket më shumë si një varrezë. Harku i Triumfit dhe monumentet […] do të shndërroheshin në një hapësirë tjetër të mbushur me beton në qendër të Beogradit. Në qoftë se projekti, nëse ndërtohet në një shkallë më pak monumentale, përshtatet midis pemëve të Parkut të Pionerit.
Një çështje tjetër, e cila mund të jetë shumë banale për grupin elitist të SPO, është kostoja e këtij harku dhe monumentesh të mëdha, dhe kush do të paguante për të – disa përfitues të pasur ose njerëz mirënjohës. Dikush dyshon se qeveria dhe asambleja e qytetit, nëse pranojnë nismën e SPO-së, a do të ndalen vetëm te një hark dhe dy monumente? Pse do të ishin kursimtarë nëse do të mund të kujtojnë edhe emra të tjerë nga e kaluara e lavdishme? Ka shumë prej tyre, kështu që mund të shtohen edhe disa statuja të tjera, si dhe të paktën një obelisk – pse jo. Është një fakt i njohur që qeveria qendrore dhe ajo e qytetit vlerësojnë gjërat monumentale. Aleksandar Čotrić mund ta justifikojë atë duke thënë diçka si “faraonët i lanë piramidat pas, edhe rreth tyre është shkretëtira”.