Shërbimi serb për verifikimin e fakteve “Istinomer” dorëzon kallëzimin penal pas sulmit të hakerave

Faqja kryesore e Istinomer 18 dhjetor 2019. Përdorim i drejtë.

Ky artikull fillimisht u botua në Istinomer, një nismë për verifikimin e fakteve të Qendrës për Kërkim, Transparencë dhe Përgjegjshmëri (CRTA). Një version i redaktuar botohet më poshtë si pjesë e një marrëveshje.

Istinomer (Matësi i së vërtetës) është një media serbe për verifikimin e fakteve të zyrtarëve publikë dhe politikanëve, si dhe për analizën e çështjeve të rëndësishme sociale dhe ekonomike. Ajo festoi 10 vjetorin e saj më 10 dhjetor 2019.

Ekipi redaksional me qendër në Beograd paraqiti një ankesë penale kundër autorëve të panjohur në departamentin e krimit kibernetik të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, më 17 dhjetor 2019, duke raportuar një sulm masiv DDoS të kryer kundër faqes së internetit më 16 dhjetor 2019, që solli bllokimin e saj.

Një sulm DDoS ose mohues i shërbimit të shpërndarjes është një përpjekje me keqdashëse për të nxjerrë jashtë funksionit një server, shërbimi ose rrjeti të synuar, duke e mposhtur objektivin me një mbingarkesë të trafikut të internetit.

Sulmi filloi disa minuta pas orës 16.00 me kohën lokale, duke bërë çaktivizimin e Istinomer. Faqja po merrte 30.500,000 kërkesa në orë të gjeneruara nga IP gjoja me origjinë nga Brazili, Indonezia, Tajlanda, Rusia, India, dhe vende të tjera.

Ky ishte sulmi i dytë kundër Istinomerit brenda disa ditëve. Pak para festimit të planifikuar të përvjetorit të 10-të, faqja në internet e shërbimit të verifikimit të fakteve ishte në shënjestër të një sulmi në internet që ndërpreu sondazhin “Gënjeshtra e Dekadës”.

Sondazhi i ftoi lexuesit të votojnë se cili nga disa pretendimet e bëra nga politikanët gjatë dhjetë viteve të mëparshme përbënin të pavërtetën më me ndikim. Një ditë para mbylljes së sondazhit, një sulm i hakerave rezultoi në shtimin e 350,000 votave të rreme 10,000 aktualeve nga përdoruesit gjatë periudhës së votimit.

Në një deklaratë, ekipi i Istinomer njoftoi se votat e rreme kishin çuar gënjeshtrat e anëtarëve të opozitës aktuale në krye të listës dhe zbritur deklaratat e politikanëve në pushtet në fund. Në pamundësi për të garantuar vlefshmërinë e votës, ekipi i Istinomer mbylli sondazhin dhe u kërkoi falje lexuesve:

Priznajemo da je naša ideja propala. Nismo se dovoljno zaštitili. Odnosno, nismo bili u dovoljnoj meri svesni kako određene strukture u ovom društvu ništa ne prepuštaju slučaju. Očigledno, svaki rezultat koji izlazi pred javnost mora biti grubo friziran.

Izvinjavamo vam se, dragi čitaoci, posebno vama koji ste učestvovali u našoj anketi. Iako formalno nećemo proglasiti Laž decenije, verujemo da je i vama i nama jasno ko najviše laže i lažira.

Ne e pranojmë që ideja jonë dështoi. Ne nuk kemi siguruar mbrojtje të mjaftueshme. Ose me fjalë të tjera, ne nuk arritëm të parashikonim shkallën e kontrollit të ushtruar nga struktura të caktuara në këtë shoqëri. Është e qartë, çdo rezultat që i paraqitet publikut do të përfundojë duke qënë jo i vërtetë. Ju kërkojmë ndjesë, lexues të dashur, veçanërisht ju që morët pjesë në sondazhin tonë. Edhe pse ne nuk do ta shpallim zyrtarisht Gënjeshtrën e Dekadës, ne besojmë se edhe ju dhe ne mund të shohim qartë se kush është gënjeshtari dhe falsifikuesi më i madh.

Në dhjetë vitet e ekzistencës së tij, Istinomer nuk ka patur kurrë një sulm kibernetik të një intensiteti të tillë.

Duke e raportuar sulmin në polici, redaksia e Istinomerit sinjalizoi gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me autoritetet. Ajo lëshoi një kërkesë për një hetim që do të zbulojë identitetin e atyre që urdhëruan sulmin dhe financuan teknologjinë që e mbështeti atë.

Napad na Istinomer flagrantan je primer pokušaja gušenja medijskih sloboda i onemogućavanja prvog fekt-čeking medija u regionu da javnost obaveštava o tome ko je se služi neistinama, zloupotrebom činjenica i neodgovornim obećanjima.

Izvinjavamo se publici Istinomera zbog otežanog praćenja naših sadržaja. Istinomer nastavlja svoju misiju provere činjenica i otkrivanja laži u izjavama političara i drugih učesnika u javnom životu.

Sulmi ndaj Istinomerit është një shembull flagrant i një përpjekjeje për të mashtruar liritë e mediave dhe bllokimin e mediave të para për kontrollimin e fakteve në rajon për të informuar publikun për ata që përhapin gënjeshtra, abuzojnë me fakte dhe bëjnë premtime të papërgjegjshme. Ne sinqerisht i kërkojmë falje audiencës së Istinomer për shërbimin e ngadaltë dhe të vonuar në lidhje me përmbajtjen tonë. Istinomer do të vazhdojë me misionin e tij të kontrollit dhe zbulimit të fakteve në deklaratat e politikanëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në ligjërimin publik.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.