- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Frika për lirinë e shtypit të Hong Kongut përcjell blerjen e South China Morning Post nga Alibaba

Kategoritë: Azia Lindore, Hong Kong (Kinë), Kina, Censura, Ekonomi e Biznes, Liria e fjalës, Media e gazetaria, Media e qytetarëve, Politika
Image from Hong Kong Free Press. [1]

Foto nga Hong Kong Free Press.

Ky artikull është shkruar nga Vivienne Zeng dhe është botuar [1] fillimisht në Hong Kong Free Press më 14 dhjetor, 2015. Versioni i ndryshuar më poshtë është ribotuar në Global Voices në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit.

Gjiganti kinez i Internetit Alibaba, për 2.06 miliard HK$ (rreth 265 milionë US $), do ta blejë gazetën më të madhe të Hong Kongut në gjuhën angleze The South China Morning Post, si dhe pasuritë e tjera të këtij mediumi që i përkasin grupit SCMP, tha vet Grupi në një paraqitje në Bursën e Hong Kongut më 14 dhjetor.

Marrëveshja, e cila u konfirmua të premten pas disa javë spekulimesh, ka ngritur shqetësime në lidhje me lirinë e shtypit në qytet.

Gazeta The South China Morning Post, e bashkë-themeluar nga Tse Tsan-tai [2], një prej revolucionarëve më të hershme kinez të dinastisë së fundit Qing dhe gazetarit veteran Alfred Cunningham, u botua për herë të parë në vitin 1903. Tse e shndërroi gazetën në një platformë për kërkesë dhe përfaqësim të reformave si dhe në një “shtypshkronjë për revolucionin kinez [3]“. Natyra e saj revolucionare është zbehur me kalimin e kohës, sidomos pasi ajo u privatizua nga News Corporation e Rupert Murdoch më vitin 1987 dhe ju shit manjatit Malajzian Robert Kuok në vitin 1993. Në vitet e fundit, gazeta është kritikuar për qëndrimet e saja pro Pekinit [4] dhe është akuzuar për vetë-censurim të lajmeve politike. Të shumtë janë ata që parashikojnë se kalimi i pronësisë te Alibaba do të shndërroj gazetën në një zëdhënës tjetër të qeverisë kontinentale kineze.

Shoqata e gazetarëve të Hong Kongut lëshoi një kumtesë ku thuhej se ishin të shqetësuar se ndryshimi i pronësisë do të nënkuptonte se gazeta do të bënte edhe më shumë kompromise në lajmet që mbulojnë Kinën.

Kjo Shoqatë ishte veçanërisht e shqetësuar në lidhje me komentet e bëra nga zëvendës kryetari i Alibaba Joseph Tsai, i cili tha se shpreson që The South China Morning Post do të mund të sigurojë një këndvështrim më të ndryshëm se sa ai që ofrojnë mediat kryesore perëndimore gjatë raportimit për Kinën.

Ndërkohë, shfrytëzuesit kinez të internetit ankohen që kjo marrëveshje mund të nënkuptoje “vdekje” për gazetën shekullore. Disa përdorues të platformës së rrjetit social shumë të popullarizuar Weibo, ndezën qirinj për South China Morning Post, ndërsa të tjerë than se gazeta do të bëhet “medium i qeverisë”.

Marrëveshje e mirë apo marrëveshje e keqe?

Marrëveshja SCMP-Alibaba ishte një ndër temat më të nxehta gjatë kësaj fundjave menjëherë pasi South China Morning Post botoi lajmin në ueb-faqen e vet gjatë natës së 11 dhjetorit. Pasuan menjëherë një deklaratë e Alibaba, një intervistë e hollësishme me Tsai dhe një letër e Tsai drejtuar lexuesve, ku ai zotohet që do të ruajë pavarësinë e gazetës..

China’s BAT internet giants. Photo: Hong Kong Free Press. [1]

Grupi BAT (Baidu, Alibaba and Tencent). Gjigandët e Internetit. Foto: Hong Kong Free Press.

Përderisa shumica e raportimeve nga mediat perëndimore kanë krahasuar këtë marrëveshje [5] me blerjen e Washington Post nga shefi i Amazon-it Jeff Bezos, raportimet e mediave kineze shqyrtojnë peizazhin e brendshëm mediatik. Ishin shumë ata që vërejtën se Alibaba është duke përmirësuar portofolin e vet mediatik për t'iu kundërvënë dy gjigandëve tjerë të internetit në klubin e famshëm BAT – Baidu dhe Tencent (BAT club – Baidu, Alibaba dhe Tencent).

Edhe Baidu edhe Tencent kanë portalet e veta për lajme në ueb dhe janë me ndikim në industritë e argëtimit dhe mediave sociale. Duke ardhur relativisht vonë në lojë, Alibaba ka bërë një veprim të mençur strategjik, duke blerë një medium në gjuhën angleze me ndikim, i cili me dekada ka mbuluar tema që në Kinë konsiderohen si tabu dhe të ndjeshme, raporton Jiemian.

Bloomberg vuri në dukje se kjo blerje ishte një marrëveshje e mirë për Alibaba edhe nga aspekti i biznesit. Kompania për e-commerce ka blerë South China Morning për dy herë më pak se të ardhurat mesatare vjetore të këtij biznesi vitin e kaluar, ndërsa Business Insider ju shit Axel Springer SE për gjashtë herë më shumë se të ardhurat e parashikuara për vitin 2016, njofton Bloomberg. Në të njëjtin raport, Peter Schloss, partneri drejtues i Castlehill Partners LLC, një kompani konsultuese dhe investuese e bazuar në Pekin, thekson që Jack Ma është “duke i bërë një favor qeverisë qendrore duke siguruar që South China Morning Post është në duar miqësore”.

Megjithatë, Tech in Asia tha se marrëveshja ishte një gabim i madh për Ma [6] nga aspekti i marrëdhënieve publike. “Alibaba ka blerë South China Morning Post për të përhapur një diskurs pozitiv për Kinën. Kjo është një ide e tmerrshme”, deklaroi redaktori Charles Custer, “Problemi – dhe ky është gabimi i madh që është duke e bërë Alibaba – është se tani Alibaba shndërrohet në fajtor kujdestar për çdo dhe secilën instancë të paragjykimeve pro-Pekinit që do të gjenden në gazetë”.