Siria është përsëri në internet – së paku disa pjesë të saj, thonë netizenët (shfrytëzuest e internetit) sirianë që jetojnë jashtë vendit, e që çmendurisht përpiqeshin të lidhen me të afërmit e tyre gjatë “errësimit [1]” treditësh të komunikimeve dhe internetit.
Rime Alaf e përcolli lajmin në Twitter:
@rallaf [2]: disa miq nga Siria sapo u lidhën në internet nga Damasku, mirëserdhët përsëri! #Syria [3]
Bloguesi Razan Gazavi thotë:
@RedRazan [4]: Ajo që tani ndodh në Facebook është e pazakontë: miqtë tanë janë duke publikuar përsëri dhe ne me kënaqësi e shohim faqen tonë të parë. #InternetBackinSyria [5]
Ajo nuk e fsheh gëzimin e saj:
@RedRazan [6]: Bisedoj me disa miq nga Damasku. Tingëlloj si fëmijë, por thjesht jam shumë e lumtur! #InternetBackInSyria #Syria
Ajo shton:
@RedRazan [7]: “Paramendoni se sa të kënaqur do të jemi kur do të bjerë Asadi”, thonë një numër i madh sirianësh në Facebook, pasi Siria u rikthye në internet.” #InternetBackInSyria #Syria
Në ndërkohë, Brajan Vitaker thotë:
@Brian_Whit [8]: Është e shtunë, e Asma dëshiron të blejë diçka onlajn. #syria
Asma Al Asad, gruaja e diktatorit sirian Bashar al Asad, gjoja pëlqen të blejë shumë nëpërmjet internetit [9].