Tensionet rreth politikës zero-COVID të Kinës më në fund kanë shpërthyer me protesta në qytetet e mëdha në të gjithë vendin. Kërkesat politike po shfaqen – në Shangai, turmat kënduan kunder Xi Jinping-ut, president i Kines, i cili këmbënguli në ruajtjen e rregullave zero-COVID për tre vitet e fundit; në Pekin, studentët e gazetarisë bënë thirrje për lirinë e shprehjes.
Duke pasur parasysh kontrollin jashtëzakonisht të rreptë politik, praninë e madhe të teknologjisë së mbikëqyrjes në rrugë dhe censurimin e zërave kritikë në të gjitha platformat online dhe mediat sociale, protestat masive janë parë rrallë në territorin e Kinës në vitet e fundit. Ndërsa njerëzit janë plotësisht të vetëdijshëm se shteti autoritar policor ka aftësinë për t'i gjurmuar dhe arrestuar, ata tejkaluan frikën e tyre dhe dolen për të protestuar. Ndërkohë, mobilizimi aktual mbarëkombëtar nga populli është bërë më i madhi që nga protestat pro-demokratike të vitit 1989.
“Jam viktima e bllokuar në zjarr”
Protestat kombëtare erdhën spontanisht pasi një zjarr, i cili vrau të paktën dhjetë persona, shpërtheu në një ndërtesë banimi të mbyllur për shkak të COVID-19 në Urumqi më 24 nëntor 2022. Zjarri u shkaktua nga shkëndija nga një tel elektrik në një dhomë gjumi në katin 15 i objektit. Megjithatë, u deshën tre orë që zjarrfikësit të shuanin zjarrin pasi ekipi i zbatimit të karantinës për Covid, kishte bllokuar më parë hyrjen e ndërtesës me një portë hekuri.
Të nesërmen, mediat shtetërore raportuan se kampusi rezidencial nuk ishte nën izolim kur shpërtheu zjarri dhe pretendoi se shkaku kryesor i vdekjeve ishte për shkak të mungesës së “aftësisë së vetëshpëtimit”. Por banorët thanë se hyrja e pallatit ishte e mbyllur nga jashtë dhe ata duhej të largoheshin nga ndërtesa nëpërmjet një apartamenti në katin e parë.
Turmat e zemëruara në Urumqi iu përgjigjën keqinformimit me një protestë jashtë ndërtesës së qeverisë së qytetit, duke kërkuar përfundimin e më shumë se 100 ditëve të karantinës për COVID. Qeveria e qytetit e qetësoi tërbimin me premtimin për hapjen graduale të zonave me rrezik të ulët.
Video reportedly showing citizens in #Xinjiang’s Urumqi protesting in front of a government building. Some could be heard chanting “let’s die together.” The authenticity of the video can’t be independently verified atm, but there have been several other videos … https://t.co/Dgw2P5AA1h
— William Yang (@WilliamYang120) November 25, 2022
Videot tregojnë qytetarët në Urumqi të Xinjiang-ut duke protestuar përpara një ndërtese qeveritare. Disa mund të dëgjoheshin duke brohoritur “le të vdesim së bashku”. Autenticiteti i videos nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur, por ka pasur disa video të tjera.
Urumqi nuk është i vetmi qytet i prekur nga rregullat zero-COVID. Pas zjarrit që ka ndodhur në Urumqi, tenxherja me presion shpërtheu, siç tregohet në shprehjen virale të mëposhtme që ka nxjerrë njerëzit në rrugë:
大巴翻车的是我,生病拒诊的是我,徒步百里的是我,崩溃跳楼的是我,火灾被困的是我。如果这些不是我,那么接下来就是我。
Unë jam brenda autobusit të përplasur [27 persona u vranë në një aksident autobusi në Guizhou më 18 shtator 2022 kur i transferonin njerëzit në qendrën e karantinës natën vonë]; Unë jam pacienti të cilit i është refuzuar trajtimi; Unë jam punëtori që eci për më shumë se njëqind kilometra [Më 29 tetor, mijëra punëtorë të Foxconn ecën për t'i shpëtuar karantinës së kampusit]; Unë jam ai që u hodha nga kati i lartë [ka pasur shumë raste të vetëvrasjeve në lidhje me bllokimin e COVID]; Unë jam viktima e bllokuar në zjarr. Nëse nuk jam ende atje, do të jem i radhës.
Indinjata publike i nxorri njerëzit në rrugë për të përkujtuar viktimat. Një demonstratë e madhe u zhvillua në rrugën “Urumqi” të qytetit të Shangait. Protestuesit mbanin në duar fletë të bardha – një protestë simbolike kundër censurës – dhe këndonin himnin kombëtar, i cili fillon me tekstin: “Çohuni! Ata që refuzojnë të jenë skllevër!” Në një vend, protestuesit brohorisnin slogane politike “Poshtë Partia Komuniste Kineze! Poshtë Xi Jinping!”
‘Down with the party! Down with Xi Jinping!’ Free Xinjiang!’ pic.twitter.com/q5jwUQrz5Z
— Eva Rammeloo (@eefjerammeloo) November 26, 2022
“Poshtë Partia Komuniste Kineze! Poshtë Xi Jinping! Liri për Xinjiangun!”
Qytetet e tjera kineze, duke përfshirë Pekinin, Chengdunë, Guangzhoun, Wuhanin, etj., iu bashkuan lëvizjes më 27 nëntor.
Frustrimi për politikën zero-COVID
Zhgënjimi i njerëzve është krijuar prej muajsh. Që nga shpërthimi i varianteve të Omicron në fillim të këtij viti, Kina ka vuajtur nga një rënie e rëndë ekonomike me një tkurrje të tregut të mallrave dhe një rënie të tregut të pronave.
Para Kongresit të Partisë Komuniste të Kinës, një protestë e rrallë në Urën Sitong në Pekin më 13 tetor kundër Xi Jinping-ut dhe politikave të tij, shërbeu si një shenjë e rëndësishme e pakënaqësisë së njerëzve. Njerëzit prisnin që qeveria të lironte masat e kontrollit të COVID dhe të shpëtonte ekonominë. Megjithatë, mes një rritje të rasteve të COVID në javët e fundit, Pekini vendosi të forcojë luftën e tij me bllokime të reja dhe testime masive.
Por njerëzit nuk po e mbështesin këtë herë. Ka pasur gjithnjë e më shumë konfrontime të dhunshme mes punonjësve të zbatimit të karantinës dhe banorëve që nga fillimi i nëntorit. Guangzhou është një zonë e madhe konflikti:
anti Covid protest : They have enough #chinalockdown #Covid
China zero Covid: Violent protests in Guangzhou put curbs under strain https://t.co/LwgKlnVUAo
— Joshua Ziaina (@JoshuaZiaina) November 15, 2022
Kina zero Covid: Protestat e dhunshme në Guangzhou vënë nën tendosje frenimet
Pas tre vitesh jetese nën të ashtuquajturin bllokim dinamik, njerëzit kanë humbur besimin e tyre në betejën zero-COVID të Pekinit. Rastësisht, propaganda kineze për dështimin e vendeve perëndimore në mbrojtjen e popullit të tyre dhe për t'i lënë ata të vdisnin, doli zbuluar nga transmetimi i drejtpërdrejtë i ndeshjeve të Kupës së Botës së FIFA-s.
Imagine living in locked down China, sealed in your tiny apartment, watching the World Cup, and then you realize not a single person in Qatar is wearing a mask.
Once again, China has been left behind in history, trapped in the past. pic.twitter.com/0HmSe9jcJh
— Chinese History Expert (@chineseciv) November 23, 2022
Imagjinoni të jetoni në Kinën e mbyllur nga Covidi, të mbyllur në apartamentin tuaj të vogël, duke parë Kupën e Botës dhe më pas kuptoni se asnjë person i vetëm në Katar nuk mban maskë. Edhe një herë, Kina ka mbetur pas historisë, e bllokuar në të kaluarën.
Pekini iu përgjigj zemërimit të njerëzve, përsëri me censurë. Televizioni Qendror i Kinës turbulloi dhe hoqi pamjet e fytyrave pa maska të tifozëve të futbollit në transmetimin direkt.
Megjithatë, vuajtjet e njerëzve janë reale dhe nuk mund të errësohen kaq lehtë. Në disa rajone, përfshirë Urumqin, njerëzit janë mbyllur për muaj të tërë, disa pa asnjë të ardhur.
Protestat u transmetuan në të gjithë vendin
Protestat po përhapen si zjarre gjatë gjithë fundjavës.
After a very long night on Saturday where protests erupted from Urumqi to Shanghai, the biggest next update today is the thousands-strong rally at Beijing’s Tsinghua University—one of China’s elite institutions—earlier today on Sunday. https://t.co/zuJId6cD6A
— promiseli@kolektiva.social (@promiseli0) November 27, 2022
Pas një nate shumë të gjatë të shtunën, ku shpërthyen protestat nga Urumqi në Shanghai, përditësimi më i madh i radhës sot është mitingu me mijëra vetë në Universitetin Tsinghua të Pekinit – një nga institucionet elitare të Kinës – më herët të dielën.
Natën, më shumë protesta u shfaqën në zona të ndryshme në Pekin, nën sloganin e protestës “përtej zero-COVID”:
Many Chinese journos at this moment were in tears watching the video. It’s happening. Still in Liang Ma He 亮马河 area. A girl shows “Give movies back, we want cinema freedom. We want free expression. give media back, give us journalism back”. Ppl echoed. It’s going unstoppable. pic.twitter.com/76OjQCoISN
— Vivian Wu (@vivianwubeijing) November 27, 2022
Shumë gazetarë kinezë në këtë moment ishin në lot duke parë videon. Po ndodh tani. Ende në zonën Liang Ma He 亮马河. Një vajzë tregon “Kthejini filmat, ne duam lirinë e kinemasë. Ne duam lirinë e të shprehurit, ktheni mediat, na ktheni gazetarinë”. Po vazhdon pa ndaluar.
Protesta të ngjashme mund të shiheshin në të gjithë vendin. Shumica u zhvilluan natën në mënyrë paqësore. Protestuesit e Guangzhou kënduan një këngë popullore të kantonit për të shprehur dashurinë e tyre për lirinë:
广州海珠广场 pic.twitter.com/KFGZuy13cV
— InsomniacTerry (@InsomniacTerry) November 27, 2022
Guangzhou Sheshi Haizhu
Protestuesit nga Chengdu, provinca Sichuan, bënë thirrje për dhënien fund të testeve dhe bllokimeve të COVID:
成都 望平街 民众继续聚集喊口号 pic.twitter.com/Vo7Gou845f
— 李老师不是你老师 (@whyyoutouzhele) November 27, 2022
Njerëzit në rrugën Wang Ping , në Chengdu vazhdojnë të mblidhen dhe të thonë slogane
Shkalla e protestave në Wuhan, ku Covidi u zbulua për herë të parë në mars 2020, ishte një nga më të mëdhatë:
武汉 汉正街 此刻现场画面 pic.twitter.com/cEtEhejECI
— 李老师不是你老师 (@whyyoutouzhele) November 27, 2022
Rruga Hanzheng, Wuhan, Kinë Tani në këtë moment
Valë protestash shpërthyeu edhe brenda kampusit universitar, ku studentë-protestues kanë kërkuar me zë të lartë ndryshime politike liberale. Studentët nga Universiteti i Komunikimit të Kinës në Nanjing kërkonin lirinë e të shprehurit:
Amazing photos coming from the Communication University of China, Nanjing, where students are protesting, making their voices heard at a time of growing unrest in light of zero Covid, following the Urumqi fire. pic.twitter.com/uFp7ZeboQL
— Manya Koetse (@manyapan) November 26, 2022
Foto të mahnitshme që vijnë nga Universiteti i Komunikimit i Kinës, Nanjing, ku studentët po protestojnë, duke i bërë zërat e tyre të dëgjohen në një kohë trazirash në rritje për zero Covid, pas zjarrit në Urumqit.
Universiteti Jugperëndimor Jiaotong në Chengdu bëri thirrje për demokraci dhe sundim të ligjit:
西南交通大学 乌鲁木齐火灾几年活动
学生高喊诉求: 民主法制 表达自由 pic.twitter.com/fQP61XzE87— 李老师不是你老师 (@whyyoutouzhele) November 27, 2022
Fushata për zjarrin në Urumqi nga Universiteti Jugperëndimor Jiaotong.
Studentët këndojnë kërkesat e tyre: demokraci, aplikimin e ligjit dhe liri të shprehjes.
Posterët e protestës dhe lëvizjet ishin të shumta. Këtu është një nga Dali, Yunnan
云南 大理 人们弹着吉他上街游行 pic.twitter.com/KT5ImOOXl0
— 李老师不是你老师 (@whyyoutouzhele) November 27, 2022
Në Yunnan dhe Dali njerëzit marshojnë në rrugë duke i rënë kitarës
Ndërkohë, në disa qytete, përfshirë Shangain, oficerët e policisë filluan arrestimin e protestuesve.