- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Global Voices mbush 15 vjeç!

Kategoritë: Media e qytetarëve

Dhjetor 2004. Duhet të keni qënë student/e për të përdorur Facebook, Twitter nuk ekzistonte akoma, dhe trollet ende jetonin kryesisht nën ura në përralla. Telefonët tanë ishin jo aq të zgjuar, një rrjedhje ishte diçka që ju thërrisnit hidraulikun për ta rregulluar, dhe kishte ende disa gjëra që Amazon.com nuk i shiste. Kishte një larmi faqesh të pavarura lajmesh, bloget ishin të gjallë dhe mirë, dhe ne në fakt bisedonim me njëri-tjetrin në internet. Dhe lindi Global Voices.

Kjo shënon 15 vjet për ne! Në vitet e qenve, kjo është 110 [1]. Në vitet e internetit, është praktikisht një mijëvjeçar.

Sot ne duam të falënderojmë komunitetin tonë të shkëlqyer global të kontribuesve dhe lexuesve e përkrahësve tanë besnikë që i dhanë Global Voices forcën dhe energjinë për të vijuar. Që nga viti 2004, ne kemi ndihmuar të sjellim disa nga ngjarjet më të mëdha në botë. Ne kemi botuar pothuajse 100,000 postime, kemi krijuar seksione kushtuar fuqizimit të komuniteteve lokale dhe të papërfaqësuara për të përdorur mediat dixhitale [2] dhe garantuar mbrojtjen e të drejtave në internet [3], si dhe kemi ndërtuar një komunitet të përkthyesve [4] që punojnë në mbi 51 gjuhë. Pa ju, nuk do të kishte Global Voices.

Na ndihmoni ta mbushim edhe një 15 vjeçar. Ne vërtet duam të themi se kemi nevojë për ndihmën tuaj. Donacionet nga individët na ndihmojnë të ruajmë pavarësinë tonë dhe na lejojnë të ndërmarrim rreziqe për tu rritur dhe ndryshuar. Ju lutemi na përkrahni [5] sot!

DHURO [5]