- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Egjipt: Rikthehet revolucioni!

Kategoritë: Lindja e Mesme e Afrika Veriore, Egjipti, Lajm i fundit, Lufta e konflikti, Media e qytetarëve, Politika, Protesta

Ky artikull është pjesë e mbulimit tonë special të Revolucionit në Egjipt 2011 [1].

Thuhet se tani ka diku rreth 100,000 njerëz në sheshin Tahrir, derisa policia dhe ushtria vazhdojnë të përleshen me protestuesit që kërkojnë përfundim të sundimit ushtarak në Egjipt. Që nga e premtja, protestuesit janë përleshur me njerëz të armatosur që shërbejnë për qeverinë egjiptiane, dhe tani janë të vendosur që të qëndrojnë në shesh derisa të plotësohen kërkesat e tyre. Raportimet [2] thonë se, deri tani, gjatë përleshjeve kanë vdekur 35 njerëz.

Ndër kërkesat kryesore është ajo që qeveria civile ta zëvendësojë Këshillin suprem të forcave të armatosura (KSFA), një institucion ushtarak që e ka instaluar vetveten si, defakto, pushtet i Egjiptit, pas rrëzimit të ish-kryetarit Hosni Mubarak në shkurt të këtij viti.

Raportuesi i NBC-së, Richard Engel, shkruan:

@richardengelnbc [3]: #egypt. Ndoshta tani ka 100.000 njerëz në #Tahrir. Tendat e mëdha vendosen përsëri.

Një komentator nga Emiratet ka vendosur një fotografi nga Al Jazeera Mubasher, ku shihen turmat e njerëzve:

@SultanAlQassemi [4]: Sheshi Tahrir tani – ora në Kajro është 22:40, e hënë

[5]

Pamje nga sheshi Tahrir. Fotografi nga Sultan Al Qassemi, marrë nga Al Jazeera Mubasher

Ndërsa Jack Shenker shton:

@hackneylad [6]:

Një portret i Tantawi-t i varur në një shtyllë dritash në sheshin #Tahrir, në të cilën, në janar ishte varur portreti i Mubarakut: pic.twitter.com/h7zjZu9s

[7]

Portreti i Tantawi-t i varur në një shtyllë dritash në sheshin Tahrir. Fotografi nga Jack Shenker.

Feldmarshalli Mohamed Hussein Tantawi është kryekomandant i KSFA-së dhe demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e tij me muaj të tërë.

Marian thekson:

@Maroo84 [8]: Shtëpia! 🙂 Egjiptasit janë të shkëlqyeshëm! Morali është në nivel të lartë në shesh! NUK DO TË DORËZOHEMI! NUK DO TË TËRHIQEMI 🙂 #tahrir Poshtë KSFA-ja.

Mirëpo, rreziku është shumë afër, qoftë nga përdorimi i tepërt i gazit lotsjellës, qorrfishekëve ose madje plumbave të vërtetë.

Yasmine G e tregon një fotografi të plumbave që janë përdorur kundër protestuesve, njëri i prodhuar në SHBA, kurse tjetri në Itali.

@_YasmineG_ [9]: Prodhuar në Itali dhe Prodhuar në SHBA – këto janë lloje plumbash që gjatë gjuajtjes lëshojnë një numër të madh plumbash të vegjël #Tahrir #nov19 yfrog.com/nu6gngnj

[9]

Plumbat e prodhuar në SHBA dhe në Itali që janë përdorur pët t'i vrarë protestuesit egjiptianë. Fotografia nga Yasmine G

Bel Trew e pranon:

@Beltrew [10]: Po e verifikojmë se a ka snajperë që përdorin kamera për shikim natën #tahrir

Jonathan Rashad na tregon:

@JonathanRashad [11]: Municion i gjallë po përdoret intensivisht kundër nesh në këto momente, në rrugën Mohamed Mahmud. Beteja është duke u zhvilluar qe 57 orë. Ka shumë viktima.

Ndërsa Josh Shahryar, na e përcjell këtë fotografi që flet shumë:

@JShahryar [12]: Sa të shtëna ka pasur në Tahrir? Kjo fotografi na e bën me dije në mënyrë shumë të qartë: https://fbcdn-sphotos-a.akamaihd.net/hphotos-ak-snc7/s720x720/374922_310620258948089_279164165427032_1277693_48204579_n.jpg #Egypt via @Elazul

[13]

Fotografi e vendosur në Twitter nga @Elazul që i tregon përmasat e të shtënave në Tahrir

Në ndërkohë, aktivistja Mona Seif e vizitoi morgun, ku mbahen shumë dëshmorë të vrarë nga sulmet policore ndaj protestuesve. Ajo raporton:

@Monasosh [14]: Të gjithë dëshmorët këtu në morg, janë të vrarë me municion të gjallë, përveç 2 rasteve të ngulfatjes me gaz lotsjellës dhe një kafke të shkatërruar #Tahrir #Mashra7a

duke shtuar se aty kishte 23 trupa [arabisht]:

23 جثة، 2 منهم جاري التعرف عليهم، و 3 مجهولين. قولوا للأهالي ييجوا يتعرفوا عليهم
@Monasosh [15]: Këtu ka 23 trupa. Dy janë duke u identifikuar tani, ndërsa tre akoma janë të panjohur. Thuajuni familjeve të vijnë dhe t'i identifikojnë ata.

Ky artikull është pjesë e mbulimit tonë special të Revolucionit në Egjipt 2011 [1].