See all those languages up there? We translate Global Voices stories to make the world's citizen media available to everyone.

Video: Një ditë në jetën e një të verbëri

Tommy Edison është i verbër që nga lindja, dhe nëpërmjet videove në YouTube na tregon se si ballfaqohet me disa aktivitete që paraqesin sfida për të, siç është përdorimi i parave prej letre, bankomatet, DVD plejerët dhe kalimi i rrugëve. Ai është edhe kritik filmash, dhe kritikat e tij humoristike na mundësojnë të shohim se si njerëzit me shikim të dëmtuar kënaqen me jetën.

Braille is a tactile alphabet used to make reading accessible for the visually impaired.

Pamje nga sistemi i Braill-it nga Ralph Aichinger CCBy

Në videon e tij të fundit, ai na tregon se si i kalon rrugët ku ka frekuencë të madhe të qarkullimit: në një rast, ka një sinjal me zë që ia bën me dije se kur mund ta kalojë rrugën në mënyrë të sigurt, ndërsa në një rast tjetër, duhet t'i njohë shenjat e trafikut nëpërmjet zërit, dhe pastaj të përpiqet të kalojë, gjë që ai e përshkruan si një përvojë e frikshme:

Z. Edison është edhe kritik filmash. Ai fokusohet te karakteret, dialogjet, muzika dhe mënyra e tregimit, ndërsa nëpërmjet tregimit të tij, ai na ofron një perspektivë të re për atë se si një njeri i verbër e percepton një medium të tillë vizual. Në këtë video kritikë, ka pjesë ku ekrani nxihet kurse zëri vazhdon, gjë që shikuesit i mundëson ta kuptojë se si duken filmat për njerëzit e verbër. Ndërsa kjo videoja tjetër është kritikë pa zbuluar detaje, e filmit X-Men: Klasi i parë.

Tommy Edison zakonisht shkon në kinema për filmat për të cilat shkruan kritika, mirëpo, ai poashtu sheh DVD edhe në shtëpi. Por, vendosja e një DVD plejeri të cilin ia kishin shitur si të përshtatshëm për të, u tregua se ishte pak më e ndërlikuar se sa që kishte menduar ai. Edhe pse udhëzimet për DVD plejerin janë në shumë gjuhë, në to nuk është i përfshira edhe sistemi i Braill-it, kështu që për të është mjaft sfiduese të mësojë ta përdorë pajisjen e tij të re.

Videoja e ardhshme tregon se, edhe pse teknologjia përshtatet për nevojat e personave me nevoja të veçanta, përpjekjet mbeten të pasuksesshme, siç mund të shihet edhe në këtë shembull të përdorimit të bankomatit. Përveç vështirësive të aspektit teknologjik, Tommy duhet të ballafaqohet edhe me perceptimet e njerëzve, pasi ata e humbin durimin, sepse atij i duhet më tepër kohë për t'i marrë të hollat nga bankomati, që është i dizajnuar për njerëzit që shohin:

E pasi Tommy t'i marrë të hollat në dorë? Situata nuk bëhet aspak më e lehtë, për shkak se përdorimi i parave prej letre kërkon shumë organizim dhe besim te njerëzit që t'ia kthejnë sasinë e saktë të kusurit, sepse paratë e SHBA-ve nuk ofrojnë mundësi që të verbërit të mund t'i dallojnë ato sipas vlerës:.

Z. Edison nuk është i vetmuar në rrugëtimin e tij të vështirë: Ben Churchill është prodhues dhe regjisor i videove të tija, kurse ky ekip gjendet edhe në disa rrjete sociale për të pasur interaksion me pasuesit: për shembull, njerëzit kanë sugjeruar filma për t'i parë Kritiku i verbër i filmave duke lënë komente në në faqen e tij. Ai, poashtu gjendet në rrjete të ndryshme sociale.

Start the conversation

Authors, please lajmërohu »

Guidelines

  • All comments are reviewed by a moderator. Do not submit your comment more than once or it may be identified as spam.
  • Please treat others with respect. Comments containing hate speech, obscenity, and personal attacks will not be approved.