Luftëtarët nga Europa lindore të Betejës së Britanisë gjatë LIIB kujtohen me parodi

Kolazh fotosh të pilotëve Josef František, Stanislav Fejfar dhe Douglas Bader. Public Domain, nga Wikipedia.

Seriali televiziv britanik “Histori të tmerrshme” nga BBC bën paroditë e këngëve të famshme pop që ndihmojnë në përcjelljen e njohurive të përgjithshme të ngjarjeve historike. Ai bazohet në një seri librash të ilustruara dhe videot janë në internet.

Një nga videot muzikore quhet “RAF Pilot Song“. Me parodinë e këngës “Relight my Fire” të grupit Take That tregohet historia e Betejës së Britanisë, kur rreth 3000 aviatorë të Royal Air Force, me ndihmën e ekuipazhit tokësor dhe teknologjinë e sapo zhvilluar të radarit, parandaluan pushtimin nazist të Britanisë së Madhe.

Videoja, e publikuar në vitin 2012, titullohet edhe si “The Few” si referim i fjalimit të famshëm të kryeministrit të atëhershëm britanik Winston Churchill, në të cilin ai tha: “Si asnjëherë, në fushën e konfliktit njerëzor, kaq shumë u detyrohemi aq shumë, shumë pak (personave).”

Mos qëllo! A janë ato disa djem të huaj
Që po rrezikojnë kokat e tyre?
Po, e drejtë, disa nga burrat më të guximshëm
Ishin polakë dhe çekë!

Kënga përmend fakte më pak të njohura rreth betejës, e cila zgjati për katër muaj në 1940, të tilla si pjesëmarrja e pilotëve që kishin shpëtuar nga Evropa Lindore e okupuar nga nazistët.

Ajo drejtpërdrejt i referohet dy pliotëve: Josef František (1914-1940), i cili luftoi kundër nazistëve në forcat ajrore të Çekosllovakisë, Polonisë, Francës, dhe më pas Mbretërisë së Bashkuar. Ai ishte piloti jobritanik me rezultatin më të mirë në Betejën e Britanisë, me 17 fitore të konfirmuara dhe një të mundshme, të gjitha të fituara në një periudhë prej katër javësh në shtator 1940.

Po ashtu përmendet me emër edhe kapiteni i RAF Stanislav Fejfar (1912-1942), i cili shërbeu për herë të parë në forcat ajrore të Çekosllovakisë. Pasi vendi i tij u dorëzua Wehrmacht, ai shpëtoi, duke shërbyer në forcat franceze në 1939 dhe më pas në Britani.

Komandanti i RAF George Blackwood, të cilit iu dha Kryqi Ushtarak Çek, tha se pa ndihmën e ushtarëve të Evropës Lindore, RAF nuk do të kishte fituar betejën e Britanisë. Në vendet e lindjes, kontributi i atyre luftëtarëve është një shenjë krenarie dhe festohet në muze e libra.

Pjesa e dytë e këngës tregon historinë e luftëtarit britanik Douglas Bader (1910-1982), i cili përmendet në një varg si “Binky” (pilotët me të vërtetë kishin disa pseudonime interesante). Pavarësisht se i kishin amputuar të dy këmbët pas rrëzimit të avionit në 1931, ai u ribashkua RAF pas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore në 1939. Atij i takojnë 22 fitore ajrore, katër fitore të përbashkëta, gjashtë mundësi, një e përbashkët e mundshme dhe 11 avionë armiq të dëmtuar.

Shumë nga pilotët e Betejës së Britanisë ishin 19-vjeçarë që hynë në kabinë menjëherë pas shkollës së mesme. Luftimet lanë më shumë se 1500 të prekur për RAF, dhe mbi 2500 të vdekur, plus një mijë anëtarë ekuipazhi ajrore të kapur, në anën e Luftwaffe gjermane. Pothuajse 15 mijë civilë britanikë u vranë dhe mbi 20 mijë u plagosën në tokë.

Në gusht të vitit 2019, dy anëtarët e “The Few” vdiqën: piloti Archie McInnes, vetëm disa orë pas ditëlindjes së tij të 100-të, dhe udhëheqësi kanadez i skuadronit John Hart në moshën 102. Katër anëtarët e fundit që mbijetuan nga grupi përfshijnë lejtnantin Uilliam Clark, oficerin e fluturimit John Hemingway, komandanti i Wing, Paul Farnes dhe nënkoloneli i fluturimit Maurice Mounsdon.

Me pikëllim dhe trishtim të jashtëzakonshëm jap lajmin tragjik se heroi i Betejës së Britanisë, Archie McInnes, fatkeqësisht ndërroi jetë mbrëmë, vetëm disa orë pasi festoi ditëlindjen e tij të 100-të midis miqve dhe familjes. Një frymëzim dhe një hero – pusho në paqe i dashur Archie

Beteja e Britanisë është aluduar shpesh në kulturën pop, me këngën heavy metal “Aces high” nga grupi Iron Maiden, që ndoshta është shembulli më i njohur. Kjo këngë klasike e vitit 1984 ka një citim tjetër të famshëm të 1940 të Churchill: “Ne do të luftojmë në plazhe“.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.