I sheh këto gjuhë këtu? Ne përkthejmë artikujt e Global Voices për ta bërë gazetarinë qytetare botërore të mundshme për këdo.

Prezantohen si Greta Thunberg në telefon e tentojnë të vënë në lojë kryeministrin e Maqedonisë së Veriut

Kolazh fotosh të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev (përdorim publik i fotos së qeverisë) dhe aktivistes Greta Thunberg (foto nga Parlamenti Europian, CC BY).

Ky artikull u publikua fillimisht në Agjencinë e Lajmeve Meta.mk, një projekt i Fondacionit Metamorfosis. Një version i redaktuar botohet më poshtë si pjesë e një marrëveshje për ndarjen e përmbajtjes. Fondacioni Metamorfosis organizoi Konferencën Ndërkombëtar për e-Shoqërinë të përmendur në artikull. 

Më 29 nëntor, qeveria maqedonase njoftoi publikun se dy persona u përpoqën të mashtrojnë kryeministrin Zoran Zaev duke e prezantuar veten si aktivistja suedeze e klimës Greta Thunberg dhe babai i saj.

Njoftimi u bë gjatë Konferencës Ndërkombëtare e-Socience.mk: Institucione të Hapura dhe Përgjegjësi nga Marjan Zabrchanec, këshilltar i kryeministrit, i cili nuk specifikoi se në cilën datë u zhvillua saktësisht biseda telefonike.

Këshilltari shtoi se biseda ishte planifikuar përmes një misioni diplomatik maqedonas dhe se Zaev kuptoi në mes të telefonatës se nuk po fliste me Greta Thunberg.

Zabrchanec tha se një hetim konkludoi se incidenti ishte një “sulm hibrid” kundër institucioneve maqedonase dhe se autorët e tij përdorën një numër telefoni amerikan dhe “kanale të njohura”.

Pas hetimit, qeveria e Maqedonisë së Veriut njoftoi familjen Thunberg.

Zabrchanec tha se sulmi ishte “edhe më i sofistikuar se ai i kryer nga rusët”, në referim të rasteve në 2018 dhe në fillim të vitit 2019, kur personalitetet e mediave ruse Lexus dhe Vovan zhvilluan biseda të gjata telefonike me Zaev duke pretenduar se ishin presidenti i atëhershëm i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Marjan Zabrchanec speaking at the e-Society.mk conference in Skopje, North Macedonia. Photo by Vančo Dđambaski, CC BY-NC-SA.

Marjan Zabrchanec duke folur në konferencën e-Society.mk në Shkup nga Fondacioni Metamorphosis. Foto nga Vančo Džambaski, CC BY-NC-SA.

Pasi rusët thanë se ishte një rreng në korrik 2019, Zaev i kërkoi falje publikut për gabimin në protokollin e tij të sigurisë, duke pretenduar se ishte mashtruar nga “një strukturë e mirëorganizuar dhe shpikëse, e cila u drejtohet njerëzve dhe vendet me orientim Euro-Atlantik për të shkaktuar dëme.”

Dyshja ruse shënjestroi edhe presidentin francez Emanuel Macron me një impersonim të ngjashëm në Prill 2019.

Ekspertët vendorë i konsiderojnë këto aktivitete një formë të propagandës së Kremlinit. Qëllimi i sulmeve të tilla është nxjerrja e citimeve të turpshme nga figurat publike dhe të tregojnë dobësinë e institucioneve të shënjestruara, duke dëmtuar përfundimisht besimin e publikut.

Më 27 korrik, Maqedonia e Veriut njoftoi një plan të ri për të frenuar përhapjen e dezinformatave, i cili përfshinte “rishikimin e protokolleve ekzistuesve dhe krijimin e protokolleve të reja të sigurisë, kur është e nevojshme, për komunikim në institucione dhe komunikim me subjektet e jashtme”.

Greta Thunberg si shënjestër e Kremlinit

Aktivistja 16-vjeçare Greta Thunberg është themeluesja e lëvizjes #FridaysForFuture, e cila kohët e fundit mobilizoi miliona fëmijë dhe të rritur nga e gjithë bota për të kërkuar që qeveritë e tyre të ndërmarrin masa kundër krizës së klimës. Më 23 shtator, ajo mbajti një fjalim emocional në Samitin e OKB-së për Klimën në Nju Jork, duke u apeluar të gjithë liderëve botërorë që të ndihmojnë në ndalimin e ngrohjes globale.

Sipas EUvsDisinfo, një projekt nga Task Forca East Stratcom, e financuar nga BE, Greta Thunberg është bërë një objektiv i fushatave dezinformuese ruse:

Greta Thunberg është një shkak për dezinformuesit pro-Kremlin jo vetëm sepse ajo nuk pranon të përulet para stereotipeve të asaj që një vajzë 16-vjeçare duhet të thotë ose të bëjë (megjithëse shovinizmi dhe dezinformimi janë dy bizele në një vend). Greta është një shënjestër sepse ajo është fytyra e një lëvizjeje globale – një protestë e vërtetë popullore, mundësinë e së cilës media pro-Kremlinit thjesht nuk mund ta pranojë. Bërja e kësaj do të vërë në dukje se sa shumë u hiqet qytetarëve rusë e drejta e protestës paqësore.

Pas paraqitjes së aktivistes në OKB, një prezantues i një kanali televiziv shtetëror rus e përshkroi atë si një “vajzë të sëmurë që është po aq budallaqe sa është naive“, “profete e një valë të re totalitare” dhe “analfabete, Mesia fanatike“.

Satelitët e mediave ruse në Ballkan gjithashtu kanë përsëritur fyerje të ngjashme kundër Thunberg.

Koha e telefonatës së dyshimtë ndaj Zaevit përkoi me përgatitjet e protestës së 29 nëntorit #FridaysForFuture në Shkup.

Komento

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.