Filipine: Arrestohet ish-presidentja

Përpjekjet dramatike të ish-presidentes filipinase dhe kongresistes aktuale, Gloria Macapagal-Arroyo, për të ikur nga shteti kanë ngjallur një shqetësim të madh publik në Twitter dhe te rrjetet e tjera sociale.

Arroyo dhe burri i saj Jose Miguel Arroyo, kanë tentuar ta lëshojnë vendin disa herë gjatë disa ditëve të kaluara, duke thënë se dëshironë të shkojë jashtë vendit për t'u shëruar. Përpjekja e tyre u ndalua, me gjasë, për shkak se çifti Arroyos janë nën hetime për plaçkitje, shkelje të të drejtave të njeriut, dhe kontroverzave për mashtrim zgjedhor gjatë mandatit të saj si presidente. Arroyo ishte presidente prej vitit 2001 deri në vitin 2010.

Është qeveria e Noynoy Aquin-it e cila nuk e ka ndjekur penalisht Arroyo-n, madje edhe pas 500 ditësh të marrjes së pushtetit, dhe e cila tani është akuzuar [anglisht] për përpjekjen, gati se të sukesshme, të ish-presidentes për të ikur nga vendi.

Urdhëri i arrestit për “sabotim elektoral” është lëshuar kundër Arroyo-s, pasi fillimisht, Gjyqi Suprem i Filipineve ka vendosur sa asaj duhet t'i lejohet të udhëtojë jashtë vendit, për shkak se nuk është ngritur asnjë aktapdi ndaj saj. Po japim disa nga reagimet në Twitter:

@teddycasino: Me kënaqësinë më të madhe e mirëpresim lëshimin e urdhërit të arrestit kundër GMA (Gloria Macapagal-Arroyo-s). Që nga viti 2005 jemi përpjekur që ajo të japë llogari për mashtrimet, vjedhjet dhe rrenat e saja. Kjo paraqet vërtetim dhe realizim të përpjekjeve tona. Mirëpo, puna sapo ka filluar. Tani përpara qëndron beteja e vështirë ligjore si dhe më tepër raste që duhet t'i dorëzohen gjyqit për shqyrtim. E përshëndesim COMELEC, DOJ dhe Pasay RTC për veprimin e tyre të shpejtë dhe të vendosur. (vërejtje e autorit: COMELEC është Komisioni zgjedhor, DOJ është Ministria e Drejtësisë)

@hgcastillo: Jam kureshtar ta di se si ndihet tani GMA…

@KikoHubilla: GMA përpiqet ta lëshojë vendin që t'u ikë akuzave kundër saj.

@gibbscadiz: përfundimi ishte i mirë –u ngrit aktpadi kundër arroyo-s — mirëpo arritja aty ishte aq ad-hok, jokompetente dhe amatore sa s'bën; aspak për t'u krenuar.

@monsieurearl: Ikulong na yan si GMA! Walang awa awa!

@monsieurearl: GMA duhet të burgoset! S'ka mëshirë!

@NielZapanta: Whenever there's a flash news about #arroyoarrest, it looks like a teleserye. Abangan ang susunod na kabanata….

@NielZapanta: Kurdo që ka ndonjë lajm të shkurtër për arrestimin e arroyo-s, i ngjan një telenovele. Mos e lëshoni episodin e ardhshëm…

@w3ncy: #itlognitopacio – i shpëtoi herdhet avokati i GMA pas zhvillimeve të fundit në lidhje me arrestimin e saj.

@carloshconde: Kjo që ndodhi sot nuk ishte vullneti politik në aksion. Ishte dëshpërim, dhe qeveria e kishte plotësisht të qartë se do ta paguante shumë keq, poqese Arroyo arrinte të ikte.

Hashtag-u #ArroyoArrest në Twitter ishte shumë aktual anembanë botës, pas arrestimit të Arroyo-s të premten në mbrëmje. Hashtag-u #itlognitopacio, poashtu u bë aktual, pasi avokati i Arroyo-s, Ferdinand Topacio, tha se do ta heqë njërën nga herdhet e tij nëse çifti Arroyo nuk do të kthehej në vend.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.