- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Llogaria në Twitter “No Context Russia” është e trishtë, por edhe gazmore

Kategoritë: Rusia, Art e Kulturë, Fotografia, Gjuha, Humori, Media e qytetarëve, RuNet Echo

Tabela në tren thotë “Tren Express. Për askund”. Foto nga llogaria në Twitter No Context Russia [1]

Ekziston një llogari [1] në Twitter, No Context Russia (Rusia pa kontekst) që poston fotografi nga rajone të ndryshme të Rusisë. Ato ironizojnë aspektet e trishta të jetës në Rusi.

Llogaria ka 248,000 lexues dhe autorët e saj e përshkruajnë atë si “Realiteti rus. Pa kontekst”. Global Voices zgjodhi disa foto nga postimet e fundit.

Shkrimi në xhamin e makinës me borë: “Jam i lodhur”

Shenja sipër derës: ‘Dalje’  Tabela e letrës në derë: ‘Nuk ka dalje’

Tabela në mur: “Dhe a ju pëlqen kjo jetë?? Eh??”

Kamionët duken si ato të Coca Cola për Krishtlindje, por në tabela shkruhet “Bardhë e Kuq”, që është një markë e dyqaneve të njohura ku mund të blini alkool në Rusi. Ironia është e dyfishtë këtu: Cola Cola nuk gjendet më në vend [10] dhe normat e konsumit të alkoolit [11] janë relativisht të larta, megjithëse janë ulur [12] në dhjetë vitet e fundit.

Teskti: “pranoj pagesa në Bitcoin për riparimin e ballkoneve”

Problemet me aksesin janë ende të përhapura në Rusi dhe zgjidhjet janë shpesh të diskutueshme.

Emri i kafenesë është “Café Eagle” (Shqiponja)

Tabela në mur: Survejim me video

Diku në një fshat me dëborë, një llambë pranë dritares, e cila përdor vajgurin për të ndriçuar. Disa prej tyre gjenden ende në fshatra kohët e fundit.

Shenja në këmishën e burrit me alkool thotë “Ambulancë”

Titulli i librit është “Vendimet menaxheriale”

Fotografia e fundit paraqet një pamje tipike të shkallëve në një bllok banimi shumëkatësh ku shumica e rusëve jetojnë në qytete. Ai tregon një çelës drite dhe shkruhet “Lançimi i raketës drejt SHBA”. Duke marrë parasysh kërcënimet e qeverisë ruse për luftë bërthamore [29] gjatë muajve të fundit të pushtimit të Ukrainës, kjo është me të vërtetë ironi e zezë.