
Tabela në tren thotë “Tren Express. Për askund”. Foto nga llogaria në Twitter No Context Russia
Ekziston një llogari në Twitter, No Context Russia (Rusia pa kontekst) që poston fotografi nga rajone të ndryshme të Rusisë. Ato ironizojnë aspektet e trishta të jetës në Rusi.
Llogaria ka 248,000 lexues dhe autorët e saj e përshkruajnë atë si “Realiteti rus. Pa kontekst”. Global Voices zgjodhi disa foto nga postimet e fundit.
— No Context Russia (@Russia_NC) November 28, 2022
Shkrimi në xhamin e makinës me borë: “Jam i lodhur”
— No Context Russia (@Russia_NC) November 25, 2022
Shenja sipër derës: ‘Dalje’ Tabela e letrës në derë: ‘Nuk ka dalje’
— No Context Russia (@Russia_NC) November 23, 2022
Tabela në mur: “Dhe a ju pëlqen kjo jetë?? Eh??”
— No Context Russia (@Russia_NC) November 20, 2022
Kamionët duken si ato të Coca Cola për Krishtlindje, por në tabela shkruhet “Bardhë e Kuq”, që është një markë e dyqaneve të njohura ku mund të blini alkool në Rusi. Ironia është e dyfishtë këtu: Cola Cola nuk gjendet më në vend dhe normat e konsumit të alkoolit janë relativisht të larta, megjithëse janë ulur në dhjetë vitet e fundit.
— No Context Russia (@Russia_NC) November 17, 2022
Teskti: “pranoj pagesa në Bitcoin për riparimin e ballkoneve”
— No Context Russia (@Russia_NC) November 17, 2022
Problemet me aksesin janë ende të përhapura në Rusi dhe zgjidhjet janë shpesh të diskutueshme.
— No Context Russia (@Russia_NC) November 10, 2022
Emri i kafenesë është “Café Eagle” (Shqiponja)
— No Context Russia (@Russia_NC) November 8, 2022
Tabela në mur: Survejim me video
— No Context Russia (@Russia_NC) November 8, 2022
Diku në një fshat me dëborë, një llambë pranë dritares, e cila përdor vajgurin për të ndriçuar. Disa prej tyre gjenden ende në fshatra kohët e fundit.
— No Context Russia (@Russia_NC) November 5, 2022
Shenja në këmishën e burrit me alkool thotë “Ambulancë”
— No Context Russia (@Russia_NC) November 5, 2022
Titulli i librit është “Vendimet menaxheriale”
— No Context Russia (@Russia_NC) October 23, 2022
Fotografia e fundit paraqet një pamje tipike të shkallëve në një bllok banimi shumëkatësh ku shumica e rusëve jetojnë në qytete. Ai tregon një çelës drite dhe shkruhet “Lançimi i raketës drejt SHBA”. Duke marrë parasysh kërcënimet e qeverisë ruse për luftë bërthamore gjatë muajve të fundit të pushtimit të Ukrainës, kjo është me të vërtetë ironi e zezë.