Ndërsa bota është mbledhur për Kupën e Botës FIFA 2022, disa familje në Nepal janë të pikëlluara për humbjen e të dashurve të tyre, të cilët ishin punësuar për të ndërtuar infrastrukturën në Katar në dekadën e kaluar. Një raport i The Guardian zbuloi në 2021 se, midis 2010 dhe janarit 2021, rreth 6750 punëtorë emigrantë nga Azia Jugore vdiqën gjatë ndërtimit të infrastrukturës së Kupës së Botës, duke përfshirë 1641 vetë nga Nepali. Human Rights Watch, së bashku me shumë aktivistë të tjerë anembanë botës, po ngrenë zërin për punëtorët emigrantë të harruar të Katarit. Megjithatë, qeveria e Katarit vazhdon të mos marrë përgjegjësi për atë që u ndodhi punëtorëve dhe familjeve të tyre.
Edhe pse Katari zyrtarisht pohoi se rreth 40 punëtorë vdiqën, përfshirë 37 të pretenduar si incidente jo në punë, në javën e fundit të nëntorit 2022, një zyrtar i Katarit adresoi këto çështje në një platformë ndërkombëtare. Zyrtari përmendi se numri i personave të vdekur gjatë ndërtimit të infrastrukturave të Kupës së Botës është midis 400 dhe 500, që është shumë më poshtë shifrave të raportuara më parë.
Qeveria e Katarit pretendoi se kishte ndrequr praktikat e punësimit. Në realitet, jo vetëm që autoritetet e Katarit kanë dështuar të hetojnë vdekjen e mijëra punëtorëve, por kanë neglizhuar edhe kompensimin e familjeve të viktimave. Familjet janë ende larg sigurimit të së ardhmes së tyre, pasi të dashurit e tyre të mbërrijnë në shtëpi në arkivole, ata përballen me sfida financiare edhe në kryerjen e funeraleve. Prandaj familjet kërkojnë dëmshpërblim që të mund të mbijetojnë.
Organizata e pavarur e mediave Demokracia e Hapur shkroi në Twitter:
“Workers like my husband made Qatar rich and developed, but what do we get? Nothing.”
Migrant workers died to produce the World Cup, but not all families in Nepal received compensation.
Read the full story: https://t.co/uxtxcUe2Z5 pic.twitter.com/Vhp9MgQLCf
— openDemocracy (@openDemocracy) November 23, 2022
“Punëtorë si burri im e bënë Katarin të pasur dhe të zhvilluar, por çfarë marrim? Asgjë.” Punëtorët emigrantë vdiqën për të sjellë Kupën e Botës, por jo të gjitha familjet në Nepal morën kompensim.
Sirmita Pasi nga komuna Nepalgunj humbi burrin e saj këtë vit në Katar. Bashkëshorti Ramsagar Pasi ishte një nga punëtorët në një stadium në Katar, kur ai po ndërtohej. Në një intervistë me Online Khabar, një portal privat i pavarur online lajmesh në Nepal, Sirmita tha: “Kam dëgjuar që futbolli po vijon tani në Katar. Burri im derdhi gjak dhe djersë për të ndërtuar stadiumin. Një burrë i shëndetshëm kishte arritur në një pikë ku ai pati një sulm në zemër gjatë punës në Katar. Më vdiq burri. U ndërtua edhe një stadium. Të gjithë mund të kënaqen duke e parë ndeshjen, por për mua dhe familjen time stadiumi dhe Botërori nuk janë argëtim, ne vetëm qajmë.”
Ramsagar shkoi në Katar me shpresën për të përmirësuar jetën e fëmijëve të tij, por, për fat të keq, ai nuk u kthye më në familje. Shkaku i vdekjes së tij besohet të jetë goditja nga i nxehti. Megjithatë, është raportuar se kjo nuk është arsyeja kryesore. Mijëra punëtorë emigrantë punuan ditë e natë për të ndërtuar infrastrukturën për Kupën e Botës, duke përfshirë të gjitha stadiumet, hotelet dhe rrugët në vapën ekstreme, gjë që rezultoi në lëndime të rënda dhe vdekje.
Gazetari nepalez Pramod Acharya publikoi një postim në Twitter duke shpjeguar se si media nepaleze nuk e mbuloi siç duhet koston njerëzore të Kupës së Botës në Katar.
1. Her husband’s death left her a widow at 22, with a two-year-old daughter who has never met her father and a predatory debt that she has no idea how to pay off. pic.twitter.com/Sclsjvynbb
— Pramod Acharya (@acharyapramod) November 30, 2022
Vdekja e burrit të saj e la atë një të ve në moshën 22-vjeçare, me një vajzë dyvjeçare që nuk e ka takuar kurrë babanë e saj dhe një borxh të llahtarshëm që ajo nuk e ka idenë se si ta shlyejë.
Gazetari Bhadra Sharma shkroi në Twitter:
Nepali migrant workers died in Qatar stadiums. The families of deceased are in pain. Children are to deprive of education. Their voices are not raised adequately in national media. But a group of Nepali editors enjoy dinner offered by Qatari envoy to Nepal. Cheers! pic.twitter.com/bgqV1vRjTI
— Bhadra Sharma (@bhadrarukum) November 29, 2022
Punëtorët emigrantë nepalezë vdiqën në stadiumet e Katarit. Familjet e të ndjerëve janë të pikëlluar. Fëmijët duhet të privohen nga arsimi. Zëri i tyre nuk është ngritur në mënyrë adekuate në mediat kombëtare. Por një grup redaktorësh nepalezë shijojnë darkën e ofruar nga i dërguari i Katarit në Nepal. Gëzuar!
Njerëzit në Nepal dhe në mbarë botën kanë kërkuar drejtësi për punëtorët emigrantë nepalezë.
Gazetari Colin Millar shkruan:
World Cup opening at the Al-Bayt Stadium. Nepali Sanjib Raya worked 12 hours a day in 40C heat as a road builder for the stadium. He died of heart failure, aged 28. His dad Rampriya says: “That stadium was built on the blood and sweat of migrant workers.” https://t.co/o3I6GzsYCE
— Colin Millar (@Millar_Colin) November 20, 2022
Hapja e Kupës së Botës në stadiumin Al-Bayt. Nepalezi Sanjib Raya punonte 12 orë në ditë në nxehtësi 40 gradë Celsius si ndërtues rrugësh për stadiumin. Ai vdiq nga zemra, në moshën 28-vjeçare. Babai i tij Rampriya thotë: “Ai stadium u ndërtua mbi gjakun dhe djersën e punëtorëve emigrantë.”
Editorialisti pakistanezo-kanadez Tarek Fatah shkroi:
In #Qatar, when the #WorldCup began, a Stadium Mural was built to celebrate Migrant Workers who died building the country.
That mural has now gone.
No one will ever remember them other than their families in #Nepal,l #Bangladesh, #Pakistan and #India. https://t.co/RFhhWxSpCM
— Tarek Fatah (@TarekFatah) November 28, 2022
Në #Katar, kur filloi Kupa e Botës, u ndërtua një Mural i Stadiumit për të kremtuar punëtorët emigrantë që vdiqën duke ndërtuar vendin. Muralalja tani është zhdukur. Askush nuk do t'i kujtojë ata përveç familjeve të tyre në #Nepal, l #Bangladesh, #Pakistan dhe #Indi.
Një tjetër gazetar nepalez, Chandan Kumar Mandal, shkruan:
As the #FIFAWorldCup2022 kicks off in Qatar, where several hundreds of Nepali and other South Asian migrants have got killed, critically injured & faced exploitation (financial & mental) while building its infrastructure, I can not simply forget & enjoy this sports extravaganza.+
— Chandan Kumar Mandal (@CK_Mandal) November 20, 2022
Ndërsa #FIFAWorldCup2022 fillon në Katar, ku disa qindra emigrantë nepalezë dhe të tjerë të Azisë Jugore kanë vdekur, plagosur rëndë dhe janë përballur me shfrytëzimin (financiar dhe mendor) gjatë ndërtimit të infrastrukturës së tij, nuk mund ta harroj dhe ta shijoj këtë ekstravaganzë sportive.
Edhe pse Katari vijon t'i mohojë akuzat, mediat kryesore ndërkombëtare vazhdojnë të nënvizojnë kushtet e këqija të punës në Katar. Por për Nepalin dhe kombet e tjera të Azisë Jugore, kjo nuk është një gjë e re. Abuzimi dhe shfrytëzimi i fuqisë punëtore të madhe emigrante të Katarit ndodh prej dekadash.
Të gjitha këto rreziqe kërcënuese për jetën ende nuk i kanë shkurajuar nepalzët që të ëndërrojnë të shkojnë për punë jashtë shtetit dhe të përmirësojnë kushtet e tyre të jetesës. Sugam Nanda Bajracharya në Forumin Ekonomik të Nepalit sugjeroi:
Nepali duhet të punojë në përshpejtimin e marrëveshjeve të punës Qeveri-Qeveri (G2G) me vendet e reja të destinacionit, në mënyrë që të sigurojë trajtim të drejtë të punëtorëve emigrantë së bashku me shpërblimin dhe përfitimet e duhura.