
Protestuesit në Hong Kong kërkojnë nga qeveria amerikanë që të kalojnë Aktin e të drejtave të njeriut dhe të demokracisë të Hong Kongut; flamujt amerikanë janë parë shpesh në shumë protesta në mbarë Hong Kongun.
Më 20 nëntor 2019 Senati i Shteteve të Bashkuara votoi unanimisht për një Akt i cili ka për qëllim kryesor mbrojtjen e statusit autonom të Hong Kongut dhe të të drejtave civile të banorëve të tij.
I propozuar në 2014-ën dhe i riparaqitur në Komitetin e Dhomave të SHBA-ve më 13 qershor 2019 vetëm pasi ndodhën protestat kundër ekstradimit, Akti i të drejtave të njeriut dhe demokracisë siguron që Departamenti Amerikan i Shtetit të raportojë në bazë vjetore para Kongresit rreth autonomisë së Hong Kongut dhe gjendjen e të drejtave të njeriut, me qëllim të vlerësojë nëse SHBA-të duhet të vazhdojnë marrëdhëniet unike bilaterale. Zyrtarët e Hong Kongut për të cilët është konstatuar se shtypin liritë do të sanksionohen me anulim të vizave dhe ngrirje të pasurive.
Që nga koha kur Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-ve votoi për të kaluar versionin e Aktit të Senatit më 21 nëntor, hapi përfundimtar i zbatimit do të sjellë që Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ta nënshkruajë atë brenda ditëve të ardhshme.
Pekini është i zemëruar nga veprimi i Senatit për të kaluar Aktin. Zëdhënësi i ministrisë së jashtme Geng Shuang e cilësoi këtë veprim si ndërhyrje të huaj dhe kërcënoi se do të ketë “pasoja negative”.
Për ata që nuk janë të njohur me historinë koloniale të Hong Kongut dhe kushtetutën politike të qytetit, ky ligj i SHBA-ve në lidhje me Hong Kongun mund të duket si një ndërhyrje e huaj. Megjithatë, që kur Hong Kongu iu dorëzua Kinës në 1997, statusi autonom i qytetit është siguruar nga traktati ndërkombëtar, Deklarata e Përbashkët Sino-Britanike e vitit 1984, e cila ngriti parimin ““një vend dy sisteme”“. Ai përshkruan sistemin e mini-kushtetutës së qytetit (Ligji Bazë) dhe siguron që Hong Kongu të bëhet një nënshkrues i disa konventave të Kombeve të Bashkuara, duke përfshirë Konventën e të Drejtave të Njeriut.
Pas Masakrës së sheshit Tiananmen në vitin 1989 në Kinë, qeveria amerikane futi në fuqi aktin e politikës së Hong Kongut në 1992, për të siguruar statusin autonom të Hong Kongut si një parakusht për trajtimin e posaçëm ekonomik si një zonë e veçantë doganore dhe tregtare. Ky Akt i ka krijuar Hong Kongut lidhje të favorshme dypalëshe në fushat e tregtisë dhe ekonomisë, financës, aviacionit, transportit dhe teknologjisë.
Por që nga viti 2014, kur u propozua për herë të parë Akti i të Drejtave të Njeriut dhe Demokracisë së Hong Kongut, autonomia e qytetit është përkeqësuar me shpejtësi, e ndikuar kjo nga riinterpretimi i Ligjit Bazë nga ana e Pekinit. Më 31 gusht 2014, Kina vendosi një mekanizëm shqyrtimi mbi zgjedhjen e Shefit Ekzekutiv të Hong Kongut si pjesë e reformës së tyre zgjedhore. Në vitin 2016, pati një rrëmbim të dyshuar ndërkufitar të shitësve të librave dhe një vit më vonë, skualifikimi i ligjvënësve për bërjen e betimit
Gjatë gjithë kësaj, qeveria e amerikane nuk kishte mjete ligjore me të cilat të trajtonte situatën, pasi Akti i Politikës së Hong Kongut 1992 nuk përfshinte një mekanizëm për të shqyrtuar statusin autonom të Hong Kongut. Kështu një draft i Aktit të Hong Kongut për të Drejtat e Njeriut dhe Demokracisë u paraqit në Kongresin amerikan në 2017, ndërsa amendamenti i vjetër i vitit 1992 u la mënjanë teksa filluan protestat kundër ligjit të ekstradimit në qershor të 2019.
Akti i ri ka një mekanizëm mbikëqyrjeje dhe sanksionimi për të siguruar “statusin autonom” të qytetit. Gjithashtu Akti është në përputhje me deklaratën e përbashkët Sino-Britanike dhe Konventën e të Drejtave të Njeriut. Versioni i fundit i Aktit të Senatit amerikan ka vendosur më shumë peshë në statusin ndërkombëtar të Hong Kongut, duke theksuar se qeveria amerikane do të jetë në “koordinim me aleatët, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Australinë, Kanadanë, Japoninë dhe Korenë e Jugut për të promovuar demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Hong Kong”.
Akti lejon që çështjet e hollësishme të vlerësimit të të drejtave të njeriut, duke përfshirë arsimin, lirinë e shtypit (përfshirë Internetin) dhe policinë së bashku me funksionet e sigurisë, të trajtohen në raportet e rregullta të saj. Akti i jep gjithashtu qeverisë amerikane autoritetin për tu ndaluar hyrjen në SHBA gazetarëve që punojnë për organizatat mediatike të lidhura me Partinë Komuniste Kineze dhe për të bllokuar furnizimin e çdo kontrolli publik dhe pajisjeve mbikëqyrëse që mund të përdoren në mënyrë të papërshtatshme në Hong Kong.
Nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter, karikaturisti politik Rebel Pepper përshkruan pasojat e Aktit të ri në Hong Kong:
China has condemned a U.S. law that protects human rights in Hong Kong. The Hong Kong Human Rights and Democracy Act sanctions Chinese officials linked to rights abuses in the city. Beijing has threatened retaliation if President Trump signs the bill into law. pic.twitter.com/Qec2kMM1XK
— Radio Free Asia (@RadioFreeAsia) November 21, 2019
Kina ka dënuar një ligj të SHBA-ve që mbron të drejtat e njeriut në Hong Kong. Akti mbi të drejtat e njeriut dhe demokracisë i Hong Kongut sanksionon zyrtarët të cilët kanë abuzuar me të drejtat e njeriut. Pekini ka kërcënuar me hakmarrje nëse Presidenti Trump e nënshkruan projekt-ligjin.
Njësoj si Rebel Pepper, shumica e qytetarëve të Hong Kongut të cilët e duan demokracinë, besojnë se Akti do të ekuilibrojë cënimin që vjen nga ana e Kinës dhe do të sigurojë statusin e pavarur doganor dhe tregtar të qytetit, i cili njihet zyrtarisht nga komuniteti ndërkombëtar.
Kina varet nga Hong Kongu për të tërhequr fonde dhe investime të huaja. Në vitin 2018, prej 64.2 miliardë dollarëve që kompanitë kineze arritën të fitonin globalisht përmes ofertave fillestare publike, rreth 35 miliardë dollarë ishin prej tregut të aksioneve të Hong Kongut. Qytetet kontinentale kineze kishin një fitim prej vetëm 19.7 miliardë dollarë.
Teksa lufta tregtare mes Kinës dhe SHBA-ve është intensifikuar, bursa e Hong Kongut fillimisht kishte planifikuar të blinte bursën londineze (LSE) në mënyrë që të krijonte më shumë kanale për kompanitë kineze të cilat duan të tërheqin sa më shumë fonde të huaja në tregun botëror të aksioneve, por pasi menaxhuesit e LSE e refuzuan këtë ide në tetor, Hong Kongu mbetet burimi më i madh i kapitalit të huaj për Kinën.
Nga ana tjetër, qeveria amerikane ka gjithashtu interesa të mëdha ekonomike në Hong Kong. Në 2018 bilanci pozitiv më i madh i tregtisë dypalëshe që SHBA-të kanë pasur ( 31.1 miliard $), ishte me Hong Kongun. Ndërprerja e statusit të veçantë të zonës tregtare të Hong Kongut do të dëmtonte kështu interesat ekonomike amerikane.
Edhe pse Kina nuk ka shumë gjasa që të heqë dorë nga kapja që i ka bërë Hong Kongut, Pekini në të ardhmen mund të jetë më i kujdesshëm në ndërhyrjet agresive të cilat dëmtojnë autonominë politike dhe ligjore të qytetit. Stabiliteti i Hong Kongut do të ishte tepër i dobishëm për të gjithë, ashtu si përfundimi i autonomisë së qytetit do të ishte i dëmshëm për të gjitha vendet që janë marrë me çështjen e Hong Kongut.