Numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri shkon në 51 teksa operacionet e kërkim-shpëtimit përfundojnë

Shpëtuesit ndërkombëtarë që kërkojnë të mbijetuarit në Durrës, më 27 nëntor 2019. Foto nga Dipartimento della Protezione Civile, organi kombëtar në Itali që merret me ngjarjet e jashtëzakonshme, (CC BY 2.0)

Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit pas tërmetit katastrofik me magnitudë 6.4 që goditi Shqipërinë përpara agimit të 26 nëntorit 2019, përfunduan të shtunën, më 30 nëntor. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se numri i të vdekurve në qytetin portual të Durrësit dhe në Thumanë arriti në 51; mijëra mbetën të plagosur dhe të pastrehë dhe mbi 2.400 ndërtesa u dëmtuan.

Operacioni i kërkimit dhe shpëtimit për të mbijetuarit e tërmetit në Shqipëri ka përfunduar, tha kryeministri, me 51 të vdekur dhe asnjë trup tjetër besohet të jetë në rrënoja.

Thumana pati numrin më të lartë të të vdekurve nga tërmeti i së martës me 26 njerëz të vrarë, gjashtë prej të cilëve i përkisnin të njëjtës familje, të gjithë, përveç njërit nën moshën 30 vjeç. Ata u varrosën të premten, raportoi Zëri i Amerikës.

Shifrat paraprake flasin për më shumë se 1.465 ndërtesa në kryeqytetin shqiptar Tiranë dhe rreth 900 në Durrës të dëmtuara rëndë nga tërmeti. Rreth 2,000 njerëz u plagosën dhe të paktën 4,000 janë të pastrehë. Rreth 2.500 njerëz, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan janë zhvendosur në hotele. Të tjerët janë dërguar në Kosovën fqinje ose janë transferuar në zona në Shqipërinë lindore, raportoi AP.

Pamjet me dron nga një prej zonave më të dëmtuara nga tërmeti në Thumanë, Shqipëri

Organizata Save the Children njoftoi se 9,000 fëmijë janë në nevojë pas tërmetit. 

9,000 fëmijë në nevojë pas tërmetit shkatërrues në Shqipëri. “Ata [fëmijët] më thonë se janë shumë të frikësuar dhe të shqetësuar … Njerëzit kanë nevojë për çadra, shtretër, batanije dhe produkte higjene, si dhe mbështetje emocionale dhe mendore.

Në një mbledhje të kabinetit, kryeministri Edi Rama tha se të pastrehët do të strehohen deri në mes të dhjetorit dhe 1 milion lekë kompensim do t'u jepet familjeve që humbën jetën të afërmit.

Ndihma humanitare kanë ardhur nga e gjithë bota, veçanërisht nga vendet fqinje të Shqipërisë. Mijëra shqiptarë të pastrehë po qëndrojnë në kampe të ngritura nga qeveria e Kosovës në qytetin e Prizrenit dhe gjetkë.

Reagimi i furishëm i publikut detyron kryebashkiaken e Durrësit të dorëhiqet

Kryebashkiakja e Durrësit, Valbona Sako, dha dorëheqjen të dielën pas një deklarate që ajo bëri në TV, kur tha se “jemi të kënaqur që kemi pasur vetëm 50 viktima” (në kohën e intervistës) nga tërmeti”. Ndërsa ajo nënkuptonte se numri i viktimave mund të ishte më i lartë, zgjedhja e “të kënaqur” në lidhje me fatkeqësinë u prit me irritim nga përdoruesit e internetit:

Kryebashkiakja e Durrësit Valbona Sako, dha dorëheqjen pas reagimeve negative të intervistës kua jo tha se “jemi të kënaqur që kemi pasur vetëm 50 viktima nga tërmeti, duke dashur të thoshte se mund të kish qenë më keq situata. Ajo e bëri njoftimin në një postim në Facebook

Një deklaratë tjetër e Sakos se personat e prekur nga tërmeti ishin akomoduar në hotele me 5 yje, u prit me kriticizëm dhe sarkazëm:

Ndihmat humanitare vijojnë të mbërrijnë

Ndërsa autoritetet dhe ekspertët e huaj po vlerësojnë dëmet, qeveria ka krijuar një faqe të veçantë në internet për të mbledhur donacione për të ndihmuar familjet e prekura. Përveç se ofron një mënyrë për të dhuruar në mënyrë të sigurt dhe të drejtpërdrejtë, sistemi i qeverisë gjithashtu u mundëson përdoruesve të regjistrohen si vullnetarë, të dhurojnë ushqim, veshje dhe lodra dhe të regjistrohen për të “adoptuar” (ofruar strehim) për njerëzit që kanë humbur shtëpitë e tyre.

Vendosja e një pike zyrtare për donacionet në internet u krijua për të rritur besimin dhe për të parandaluar keqpërdorimin e vullnetit të mirë të shqiptarëve dhe kontribuesve të tjerë në rajon. Gjatë katastrofave të ngjashme në Ballkan, si përmbytja e vitit 2016 në Shkup, një pjesë e ndihmës humanitare u përvetësua nga strukturat e korruptuara vendore ose mashtruesit në internet.

Dhuroni online në portalin e-albania dhe ndihmoni në lehtësimin e pasojave të tërmetit! Ju mund të dhuroni në tre kategori të parashikuara për mbledhjen e fondeve, duke përdorur një kartë krediti ose debiti, sipas udhëzimeve

Nisma për dhurime private gjithashtu janë lançuar, veçanërisht nga diaspora shqiptare:

Unë jam shumë mirënjohës për mbështetjen tuaj. Me ndihmën tuaj, ne arritëm të mbledhim 1 milion dollarë për viktimat e tërmetit në Shqipëri. Ju faleminderit të gjithëve! Zoti ju bekoftë të gjithëve!

Personazhë të famshëm me origjinë shqiptare si Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha gjithashtu kanë apelur për dhurime nga fansat e tyre nëpër botë.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.