Në Turqi, platformat e mediave sociale bëhen bashkëfajtore në censurimin e medias dhe lirisë së fjalës

Foto nga Giovana Fleck

Metin Cihan është një gazetar turk i cili prej kohësh është angazhuar në ekspozimin e korrupsionit mes zyrtarëve qeveritarë. Më 17 korrik 2022, Twitter kufizoi llogarinë e tij me arsyetimin se gazetari ndante informacione private, edhe pse asnjë nga informacionet që ai ndau nuk ishin private. Në tweet-et e tij, Cihan ekspozoi bizneset, emrat, lidhjet, informacionet e llogarive bankare dhe tenderat në lidhje me Dosjet Canikli – të emërtuara sipas politikanit Nurettin Canikli, i cili ka qenë i përfshirë në korrupsion të gjerë në Turqi.

Llogaria e Cihanit në Twitter u rikthye, por gazetari kishte frikë se kjo mund të ndodhte përsëri, duke qenë se kjo nuk ishte hera e parë që llogaria e tij vihej në shënjestër.

Në kontekstin e llogaridhënies së Turqisë dhe platformës, sprova e Cihanit në Twitter ilustron se sa larg është i gatshëm të shkojë shteti për të heshtur gazetarinë e pavarur në Turqi dhe se si platforma si Twitter po bëhen bashkëfajtorë në ndihmën e shtetit për ta bërë këtë.

Twitter zbuloi një mjet që e lejon atë të censurojë përmbajtjen në bazë vendi në vitin 2010. Në atë kohë, platforma mund të mos e kishte parashikuar plotësisht se si mjeti i saj mund të abuzohej nga një numër vendesh gjithnjë e më autoritare ku platformat e mediave sociale janë shënjestruar nga autoritetet përballë goditjeve dhe censurës në rritje.

Në fakt, një nga taktikat e qeverisë turke për të mbyllur gojën e përdoruesve në internet dhe për t'u mohuar atyre të drejtën e aksesit në informacion, është paraqitja e kërkesave në Twitter dhe platforma të tjera për të kontrolluar përmbajtjen që konsiderohet në kundërshtim me ligjet e saj. Si rezultat, nuk është për t'u habitur që, sipas raportit më të fundit të transparencës në Twitter, Turqia ishte kërkuesi i katërt më i madh i kërkesave për heqjen e përmbajtjes, duke llogaritur rreth nëntë për qind të kërkesave ligjore globale. “Turqia u rendit në kërkuesin e katërt më të madh të Twitter. Kjo për shkak se qeveria turke ka paraqitur 21 për qind më pak kërkesa ligjore. Pavarësisht kësaj rënieje, Turqia në fakt rriti numrin e llogarive të specifikuara në kërkesat e saj me 24 për qind”, thuhet në raport.

Qeveria turke i referohet vazhdimisht legjislacionit vendas si Ligji Nr. 5651 dhe të tjerëve për të kërkuar nga platformat që të kryejnë censurë në emër të tyre. Ndërsa shteti turk ka qenë i qartë në synimet e tij, gjigantët e mediave sociale nuk duket se e kuptojnë ndikimin e pajtueshmërisë së tyre në pluralitetin mediatik dhe diversitetin e zërave dhe opinioneve në Turqi.

Përveç ligjeve tashmë në fuqi, ligjvënësit kanë miratuar tashmë 14 nga 40 pikat e propozuara në një ligj të ri të diskutueshëm mbi dezinformimin. Nëse të gjithë nenet e propozuara miratohen, përdoruesit e platformave të mediave sociale në Turqi do të përballen me ndëshkime të mëtejshme për atë që ligji përshkruan në mënyrë të paqartë si rend publik, siguri kombëtare dhe shëndet publik.

Merrni Mukremin, një fenomen i mediave sociale për shembull. Nëntë muaj më parë, Mukremin, një grua trans, vendosi të vinte me një shfaqje teatrale duke u thënë ndjekësve të saj se ishte shtatzënë. Pasi Mukremin ndau videon e fundit nga spitali ku solli në jetë një fëmijë të shëndetshëm, llogaria si dhe spitali u qortuan. Spitali u mbyll nga autoritetet dhe llogaria e Mukreminit në TikTok u bllokua në Turqi. Dhe platforma pranoi. Arsyet për këto veprime mbeten të paqarta, por në një vend ku edhe listat e muzikës në Spotify censurohen, ose një video muzikore për dashurinë mes dy burrave homoseksualë shkakton reagime, vendimi për të bllokuar llogarinë e Mukremin nuk është aq befasues.

Një shembull tjetër befasues i censurës është se si Facebook u pajtua me vendimin e qeverisë për të bllokuar aksesin në faqen e agjencisë pro-kurde të lajmeve Mesopotamia në mungesë të ndonjë shpjegimi. Pavarësisht përpjekjeve për të rikuperuar faqen, platforma e mediave sociale nuk e rihapi kurrë faqen.

Ndoshta një nga shembujt më të mirë për të ilustruar se si platformat e mediave sociale janë në përputhje me kërkesat e shtetit për të censuruar përmbajtjen në Turqi ka të bëjë me Sedat Peker, një nga krerët e mafias, i cili u shpall fajtor për veprimtari kriminale të organizuar dy herë dhe aktualisht është në një njoftim të kuq të Interpolit. Në maj 2021, Peker filloi të shpërndante video në YouTube rreth lidhjeve të turbullta midis zyrtarëve të lartë të partisë në pushtet dhe mafias dhe të vinte në shënjestër disa nga zyrtarët e lartë të qeverisë në një seri zbulimesh. Pretendimet më të fundit për korrupsion nga Peker u shpërndanë përmes Twitter në një seri postimesh, duke ekspozuar këshilltarin e Erdoganit Serkan Taranoglu, ish-kryetarin e Bordit të Tregjeve të Kapitalit, Ali Fuat Taskesenlioglu, anëtaren dhe deputeten e partisë në pushtet Zehra Taskensenlioglu dhe një editorialist të një gazete të mëparshme të pavarur, por që vitet e fundit ka ndryshuar anë, duke u bërë një editorialist pro-qeveritar i Huriyyet, Burak Tasci. Pas zbulimeve, Taranoglu dha dorëheqjen. Ai dha dorëheqjen gjithashtu edhe si zëvendëskryetar i administratave lokale të AKP-së dhe anëtar i këshillit drejtues të partisë. Shteti u përgjigj shpejt, duke bllokuar aksesin në lajmet në lidhje me akuzat e fundit. Twitter bllokoi gjithashtu aksesin në postimet rreth Zehra Taskensenlioglu.

Ç'pritet më tej?

Ligji i dezinformimit vjen gjithashtu në një moment të rëndësishëm në Turqi, pasi vendi dhe votuesit e tij përgatiten të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme në 2023. Në një intervistë me Euronews, Suay Boulougouris, një zyrtare e Nenit 19, tha se terminologjia e paqartë e ligjit mund të nënkuptojë “që fjalë për fjalë çdo informacion kritik ndaj qeverisë mund të shihet si dezinformim. Ne nuk e shohim këtë si një përpjekje të vërtetë për të trajtuar dezinformimin, në fakt është duke trajtuar çdo kritikë përpara zgjedhjeve të kontestuara masivisht në 2023.”

Në një skenar tjetër, turqit mund të mbeten pa asnjë platformë të mediave sociale, përpara zgjedhjeve. Sipas avokatit të lirisë së internetit Kerem Altıparmak, përpjekjet e dështuara më parë për të detyruar kompanitë e mediave sociale mund të japin rezultate këtë herë në mënyrë efektive duke çuar në bllokimin e platformave si Twitter.

Vizitoni faqen e projektit për më shumë artikuj nga  Unfreedom Monitor.

 

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.