Ç'rol luan qeveria kineze në protestën e fundit të punëtorëve të Foxconn?

Foto nga videot virale.

Protesta të dhunshme shpërthyen në Foxconn, një nënkontraktor i madh i iPhone te Apple në provincën Zhengzhou të Kinë, si një reagim ndaj rregullave zero-COVID shumë strikte të shtetit.

Teksa ekipi menaxhues kampusit të mbyllur ka shtuar padyshim stresin te punëtorët, protestat e fundit ndodhën në sfondin e kushteve shfrytëzuese të punës, sipas investigimit të fundit të Buletinit të Punës të Kinës (CLB) të vëzhguesit të të drejtave të punës.

Dy nxitës

Pas eksodit masiv të punëtorëve të Foxconn rreth fundit të tetorit, fabrika u përpoq të mbante funksionimin e linjës së prodhimit duke rritur bonusin ditor të punës jashtë orarit nga 100 RMB (14 dollarë) në 400 RMB (56 dollarë) më 1 nëntor. Një javë më vonë, Apple. Inc lëshoi një deklaratë duke pranuar se prodhimi i iPhone-ëve ishte ndikuar nga ikja e punëtorëve të Foxconn, por theksoi se do të siguronte një nivel prodhimi normal.

Për të siguruar rezultatin, Foxconn kishte nevojë për më shumë punëtorë. Qeveria e Henanit ndërhyri për të ofruar ndihmë. Deri më 17 nëntor, brenda dy javësh, më shumë se 100,000 punëtorë të rinj ishin rekrutuar. Megjithatë, më 23 nëntor, pasi punëtorët e rinj kishin përfunduar karantinën e COVID dhe u zhvendosën në kampusin e fabrikës, shpërthyen protesta të dhunshme.

CLB ka arritur në përfundimin se protestat e dhunshme kishin dy pika nxitëse. Së pari, punëtorët e rinj pa COVID zbuluan se duhej të jetonin dhe të punonin me punëtorë që ishin me COVID. Së dyti, kontratat që kishin marrë punëtorët e rinj ishin të ndryshme nga ato që u ishin premtuar gjatë rekrutimit.

Sipas një raporti nga një media kontinentale kineze, Foxconn premtoi se punëtorët e rinj do të merrnin një bonus prej 3,000 RMB (420 dollarësh) për pjesëmarrje të rregullt pas punës për 30 ditë dhe një raund tjetër pas 60 ditësh. Pasi u transferuan në kampus, ata u njoftuan se mund të merrnin bonusin vetëm pasi të kishin punuar për tre muaj.

Të sapoardhurit u ndjenë të mashtruar dhe nisën të protestojnë. Ja një video që tregon protestat e 23 nëntorit:

Përballja sonte po bëhet gjithnjë e më intensive…

Të nesërmen, Foxconn pranoi se kishte një gabim teknik në pagesat për të sapopunësuarit. Kompania tha se do të korrigjonte gabimin, duke garantuar se kontratat e punëtorëve do të përputheshin me premtimet e tyre të rekrutimit dhe duke u angazhuar për lirimin e një karantine prej 10,000 RMB (1,400 dollarësh) dhe subvencion për kujdesin shëndetësor për ata që vendosën të largoheshin nga fabrika.

Ndërkohë që protestat kanë përfunduar, çështjet reale nuk janë trajtuar.

Fushata dhe kuota e rekrutimit të udhëhequr nga qeveria

Shumë punëtorë shprehën pakënaqësinë e tyre gjatë ikjes në tetor në lidhje me menaxhimin e mbylljes të impiantit, kushtet e këqija të jetesës dhe mungesën e mbështetjes së kujdesit shëndetësor brenda kampusit gjatë shpërthimit të COVID në muajit e kaluar.

Në vend që të adresonte shqetësimet e punëtorëve, prioriteti kryesor i qeverisë ishte vazhdimi i prodhimit të iPhone. Për ta bërë këtë, qeveria e Henanit ndërhyri për të ndihmuar në rekrutimin e punëtorëve të rinj për Foxconn, duke mobilizuar për ndihmë qeveritë e tjera provinciale dhe lokale.

Nën presion, disa nga to dhanë një kuotë rekrutimi për të përmbushur objektivat dhe përfundimisht, disa nëpunës civilë dhe personel ushtarak në pension u mobilizuan për të plotësuar kuotën.

Reklamat e rekrutimit, megjithatë, ishin mashtruese. Më poshtë është një reklamë pune në Foxconn e postuar nga një degë e partisë lokale në Twitter. Aty thuhet se paga mujore ishte më shumë se 10,000 RMB (1,400 dollare4) në muaj, pa specifikuar se një pjesë e madhe e listës së pagave vjen nga sistemi i bonusit jashtë orarit. @iamdoublelee u tall me reklamën:

Foxconn është duke rekrutuar punëtorë në të gjithë provincën e Henanit. Qeveria iu dorëzua komuniteteve. Mjedisi i biznesit është kaq i mirë në Kinën kontinentale. Qeveria ju shërben shumë mirë. Mos vraponi.

Në një video tjetër, e cila pretendohet se u regjistrua në qarkun të Luyi në Henan, dëgjohet një zë mashkulli që pretendonte se ai po rekrutonte për Foxconn me një pagë ditore prej 1000 RMB (140 dollarë). Një grua e pyeti nëse gratë mund të aplikonin dhe burri u përgjigj se edhe të pastrehët mund të bashkoheshin. Videoja u shpërnda fillimisht në Douyin, një platformë e njohur videosh kineze dhe u ripostua në Twitter nga @Martin_122213:

Më 14 nëntor 2022. Qarku Luyi, Henan. Rekrutimi i Foxconn. 1000 RMB paga ditore. Askush nuk e ndjek [atë ]

Rekrutimi masiv i më shumë se 100,000 punëtorëve përfundoi brenda dy javësh pa intervistat e duhura ose pa parqaitje, shumica prej tyre nuk kishin përvojë të mëparshme pune në fabrikë.

Siç theksohet nga një burim lajmesh qytetar kinez @xinwendiaocha në Twitter, kontigjenti i punëtorëve, në një farë mase, ka kontribuar në konfrontimet e fundit:

Arsyet pas trazirave të Foxconn: kur punëtorët e rinj mbërritën në kampus, ata zbuluan se kushtet kontraktuale ishin ndryshuar dhe listat e tyre të pagave ishin larg asaj që ishte premtuar. Punëtorët e sapo punësuar ishin të ndryshëm nga studentët e sapodiplomuar. Shumë prej tyre ishin anëtarë partie në bazë dhe njerëz me shumë përvojë sociale. Kur zbuluan se Foxconn ndryshoi kushtet e kontratës, ata nuk do të largoheshin thjesht në heshtje. 

Foxconn,  prodhuesi më i madh i teknologjisë dhe ofruesi i shërbimeve në botë me seli në Tajvan, njihet për shfrytëzimin e studentëve praktikantë dhe punëtorëve të rinj.

Sindikatat jofunksionale të punës

Mosmarrëveshja e kontratës mund të ishte zgjidhur nëse sindikata e punës së Foxconn mund të ndërhynte për të përfaqësuar interesat e punëtorëve dhe për të negociuar me menaxherët e fabrikës. Megjithatë, sipas hetimit të CLB, punonjësit e sindikatës së punëtorëve të Foxconn ishin dërguar për të shërbyer si punonjës të kontrollit të pandemisë, duke kryer teste PCR dhe duke kontrolluar pikat, në vend që të adresonin ankesat e të ardhurve.

Në fakt, që nga mesi i nëntorit, punonjësit e sindikatave të punëtorëve në Zhengzhou janë mobilizuar për të kryer teste PCR, dezinfektim, logjistikën e shpërndarjes, për të pritur telefonata dhe më shumë, sipas politikës zero-COVID të shtetit. Zhengzhou është një nga qytetet më të mëdha industriale në Kinën Qendrore, kështu që në mungesë të tyre, punëtorët e pakënaqur nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të veprojnë vetë.

Rezultati është një situatë pa fitore, siç theksohet nga CLB:

富士康连带产业链顶端的苹果成为全球热议的劳工侵权“专家”;厂方非但不能完成既定生产任务,面临违约风险更要赔付大量工人的离职费用;政府无条件为富士康招工、背书,甚至不惜出动暴力机关镇压工人,令公信力受到重创;工人因为没有合理的沟通渠道,导致感染生病、甚至被警察打伤才能换来赢得的工资;而本应作为工人法定权益代表的工会,则是从企业工会层面到地方工会的彻底失声、失能 […]

[Situata pa fitim është] Foxconn dhe Apple lnc., e cila është në krye të zinxhirit të furnizimit, janë bërë ekspertët famëkeq globalisht të shkeljes së të drejtave të punës; fabrika nuk mund të përmbushë objektivin e saj të prodhimit të furnizimit dhe duhet të paguajë një kompensim shumë të madh për ata që largohen. Autoriteti i qeverisë është minuar pasi ka ndihmuar Foxconn të rekrutojë punëtorë, ka marrë fajin dhe ka vendosur forca për të goditur punëtorët me dhunë. Punëtorët që nuk kishin asnjë kanal për të negociuar me ekipin menaxhues, u detyruan të punonin në një mjedis që mund të rrezikonte shëndetin e tyre, ose u desh të luftonin dhe të lëndoheshin nga policia për t'u kthyer listat e pagave. Sindikata e punëtorëve, e cila shërben si përfaqësues legjitim i punëtorëve, ka humbur totalisht zërin, funksionin në të gjitha aspektet[…]

Megjithatë, nën regjimin etatist njëpartiak, nuk ka hapësirë që sindikatat të veprojnë në mënyrë të pavarur. Për të mos përmendur që fiksimi i Pekinit mbi rregullat zero-COVID do t'i shtonte kosto operacionale fabrikës. Protestat e fundit mund ta shtyjnë Foxconn të zhvendoset jashtë Kinës, siç sugjerohet nga blogeri kinez William Long:

Ndjenja ime e brendshme është se tani ka më shumë gjasa që Foxconn të largohet nga Henani. Për të punuar, një fabrike ka nevojë për punëtorë. Tani shpenzoni 2-4 herë më shumë dhe megjithatë nuk mund të rekrutoni mjaftueshëm punëtorë. Kur të sapopunësuarit mbërritën, ata shkatërruan kampusin. Kjo është një shenjë sikur Zoti po ju thotë të zhvendoseni në Vietnam, Indi dhe vende të tjera të Azisë Juglindore. Ju nuk mund të shkoni kundër gjasave, ose po gërmoni varrin tuaj. 

Menaxherët e zinxhirëve të furnizimit global po zhgënjehen me politikën zero-COVDI të Kinës, e cila ka bërë që disa prodhues të largohen tashmë nga vendi.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.