- Global Voices në Shqip - https://sq.globalvoices.org -

Në errësirë por #paty: Si Moldavia përballet me ndërprerjet e energjisë elektrike të shkaktuara nga bombardimet ruse të Ukrainës

Kategoritë: Moldavia, Rusia, Ukraina, Aksioni humanitar, Ekonomi e Biznes, Lufta e konflikti, Marrëdhëniet ndërkombëtare, Media e qytetarëve, Qeverisja, Russia invades Ukraine

Foto nga postimi në Telegram [1] i gazetarit moldav Dumitru Ciorici që merr pjesë në #withoutyou

Pas ndërprerjes që la Moldavinë – e cila mbështetet në infrastrukturën e rrjetit të vendosur në Ukrainë – pa energji elektrike për disa orë më 23 nëntor, presidentja Maia Sandu shkroi në llogarinë e saj në Facebook [2] se “Rusia e ka futur Moldavinë në errësirë,” pasi vendi i saj mbeti pa energji elektrike për disa orë më 23 nëntor.

Siç raporton media e pavarur moldave Newsmaker [3], Sandu shkroi gjithashtu se lufta në Ukrainë po vret njerëz, po shkatërron shtëpi dhe infrastrukturën energjetike. Ajo theksoi se Moldavia “nuk mund t'i besojë” regjimit rus, i cili me dashje vret njerëz, i degradon dhe i mban në varfëri. Pavarësisht se tani për Moldavinë është shumë e vështirë, vazhdoi ajo në postimin e saj, e vetmja rrugë për të ardhmen moldave duhet të jetë në drejtimin e botës së lirë.

Infrastruktura e energjisë elektrike moldave është shumë e varur nga ajo ukrainase dhe Rusia ka shënjestruar infrastrukturën ukrainase prej javësh [4]. Në një sulm masiv rus në Ukrainë më 23 nëntor, gjashtë persona u vranë, duke përfshirë një foshnjë [5] të porsalindur, dhe mbi 70 për qind e Kievit mbeti pa energji elektrike. Siç raporton [5] BBC, si pasojë edhe gjysma e Moldavisë mbeti pa energji, por brenda katër orësh energjia elektrike u rikthye në Kishinjev, kryeqyteti i Moldavisë. Sipas Newsmaker [3], lexuesit e tij raportuan gjithashtu se nuk kishte energji elektrike në disa qytete të tjera përveç kryeqytetit, si dhe në të gjithë rajonin e panjohur të Transnistrisë [6].

Global Voices pyeti gazetarët e shquar në Moldavi për gjendjen aktuale në vend. Iulian Ciocan, një gazetar me bazë në Kishinjev në Vocea Basarabiei [7] dhe një shkrimtar, u përgjigj me email në rusisht:

Все большее людей даже из тех кто считается пророссийским, начинают смотреть с недоумением на Россию. Есть ощущение что это может повторится. Но, конечно, есть и такие которые ждут приход русских войск. Они всегда здесь были. Европа помогает Молдове с деньгами и в энергетическом плане, но сможет ли она помочь если Россия начнет бомбить Молдову как Украину? Это непонятно. Пока еще все спокойно. Посмотрим что будет.

Gjithnjë e më shumë njerëz, madje edhe ata që konsiderohen pro-rusë, kanë filluar ta shohin Rusinë me hutim. Ekziston një ndjenjë se ai [pushtimi] mund të ndodhë përsëri. Por, sigurisht, ka nga ata që presin ardhjen e trupave ruse. Ata kanë qenë gjithmonë këtu. Evropa e ndihmon Moldavinë me para dhe energji, por a mund të ndihmojë nëse Rusia fillon të bombardojë Moldavinë si Ukraina? Kjo është e paqartë. Deri më tani, gjithçka është e qetë. Le të shohim se çfarë do të ndodhë më pas.

Vladimir Thorik [8], një gazetar investigativ në RISE Moldavi, iu përgjigj gjithashtu Global Voices përmes emailit:

Почти каждый второй житель Молдовы, оставшийся на полдня без электричества, отреагировал на отключение оцепенением. Большинство в этой критической ситуации решили замереть, а не бежать. Это был шок. И растерянность. На следующий день, отойдя от шока, люди начали разбираться в причинах отключения. Когда стало ясно, что полстраны осталось без света не из-за того, что власти Молдовы не готовы целовать руки кремлевским безумцам. Люди погрузились во мрак из-за террора России против энергосистемы Украины. И тогда в соцсетях Молднета появился новый хаштег «в темноте, но #безвас».

Pothuajse çdo i dyti banor i Moldavisë, i cili pasdite ka mbetur pa energji elektrike, ka reaguar për këtë. Por shumica e njerëzve në këtë situatë kritike vendosën të qëndrojnë dhe të mos ikin. Ishte një tronditje. Kishte konfuzion. Të nesërmen, pasi e mblodhën veten nga tronditja, njerëzit filluan të kuptonin arsyet e ndërprerjes së energjisë elektrike. U bë e qartë se Moldavia mbeti pa energji jo sepse autoritetet moldave refuzuan të puthin duart e Kremlinit. Njerëzit u zhytën në errësirë për shkak të terrorit që Rusia aplikon ndaj sistemit energjetik të Ukrainës. Dhe më pas në mediat sociale të Moldavisë u shfaq një hashtag i ri “në errësirë, por #withoutyou (pa ty) [që i referohet Moskës].

Hashtagu në të vërtetë u përdor gjerësisht nga njerëzit në Twitter, siç tregojnë këta shembuj:

#pa ty #kishinjev njerëzit karikojnë pajisjet e tyre ndërsa qëndrojnë në shi, pas një ndërprerjeje të plotë të energjisë.

Thorik shpjegon:

Все кто мог, уехал из Молдовы в Евросоюз еще раньше. Предыдущие 20 лет из Молдовы уехала половина трудоспособного населения, около миллиона человек. Оставшиеся сегодня надеются на поддержку западных партнеров по развитию. И власти Молдовы заявили: для того, чтобы пережить зиму, этой беднейшей стране в Европе необходима помощь в 1 миллиард евро.

Kushdo mund të largohej nga Moldavia për në Evropë shumë kohë më parë. Në 20 vitet e mëparshme, gjysma e popullsisë në moshë pune, rreth një milion njerëz, u larguan nga Moldavia. Pjesa tjetër shpreson në mbështetjen e vendeve perëndimore. Dhe autoritetet moldave thanë se duhen 1 miliard euro për të kaluar dimrin në vendin më të varfër në Evropë.

Një axhendë kryesore për politikën moldave: Siguria e energjisë

Global Voices pyeti gjithashtu nëse çështja e sigurisë së energjisë do të ishte tema kryesore politike e vitit 2023 në Moldavi. Sipas Ciocan:

Я думаю да. С одной стороны, власти хотят освободится от Газпрома и русского шантажа, а с другой упрекают Газпром что не дают столько газа, сколько нужно и прописано в контракте, а с другой упрекают Газпром что не дают столько газа, сколько нужно и прописано в контракте. Эта зима будет решающей. Если власти смогут удержать ситуацию в нормальном русле, давая компенсации людям и делая запасы газа, находя других поставщиков, отсоединение от Газпрома не за горами.

Sipas mendimit tim, po. Nga njëra anë, autoritetet duan të heqin qafe Gazpromin [Kompania shtetërore ruse që ofron gaz] dhe shantazhet ruse. Nga ana tjetër, ata akuzojnë Gazpromin se nuk jep gaz sa duhet, bazuar në atë që është në kontratë. Ky dimër do të jetë vendimtar. Nëse autoritetet mund ta mbajnë situatën në rrugën e duhur duke kompensuar njerëzit dhe duke grumbulluar gaz duke gjetur furnizues të tjerë, përfundimi i kontratave me Gazprom nuk tingëllon i çuditshëm.

Thorik ndan pikëpamje të ngjashme:

В 2023 году главной темой в Молдове станет проблема снижения энергетической зависимости от России и связанных с российскими компаниями посредниками. До сих пор страна зависит от электросетей, связанных распределительными станциями через Молдавскую ГРЭС, принадлежащую российскому государственному энергогиганту ИнтерРАО. Актуальным останется и проблема компенсации беднейшему населению тарифов на газ, электроэнергию и централизованное отопление. Ведь тарифы эти повысились за полгода после начала войны на 600-1000%. Для беднейшей страны в Европе такой галлопирующий рост цен, да еще и годовая инфляция в 35%, означает, что каждый молдаванин обеднел примерно наполовину. То есть доходы (зарплаты и пенсии) у местного населения – по 100-500 евро в месяц, то есть молдавские, а цены на товары и услуги – как на Западе. 

Более того, власти Молдовы не слишком коммуницируют с населением. И совсем невнятно объясняют причины такого галопирующего роста цен и обеднения граждан. Ситуацией пользуется пророссийская оппозиция, обвиняя во всем,  от аварийных отключениях до роста цен исключительно команду президентки Майи Санду. Если власть Молдовы продолжит отмалчиваться, уже в 2023 году ее могут снести в результате местных выборов и протестов пророссийской оппозиции. Ну и консультанты зарубежные, как показало наше расследование «Кураторы Молдовы из ФСБ [13]», для таких протестов запросто найдутся. Причем опытные. Связанные с ФСБ. Уже натренированные [14] работать с молдавским обществом.

Në vitin 2023, tema kryesore në Moldavi do të jetë problemi i reduktimit të varësisë energjetike nga Rusia dhe ndërmjetësve të lidhur me kompanitë ruse. Deri më tani, vendi ka qenë i varur nga rrjetet e energjisë të lidhura nga stacionet e shpërndarjes përmes Moldavskaya GRES, në pronësi të gjigantit shtetëror rus të energjisë InterRAO. Problemi i kompensimit të popullsisë më të varfër për tarifat për gazin, energjinë elektrike dhe ngrohjen qendrore do të mbetet gjithashtu i rëndësishëm. Në fund të fundit, këto tarifa u rritën me 600-1000 për qind në gjashtë muaj pas fillimit të luftës. Për vendin më të varfër në Evropë, një rritje kaq galopante e çmimeve, e shoqëruar me një inflacion vjetor prej 35 përqind, do të thotë se çdo moldav është varfëruar me rreth 50 përqind. Domethënë, të ardhurat (pagat dhe pensionet) e popullatës lokale janë 100-500 euro në muaj, por çmimet për mallra dhe shërbime janë si në Perëndim.

Për më tepër, autoritetet moldave nuk komunikojnë shumë me popullsinë dhe në fakt shpjegojnë në mënyrë mjaft konfuze arsyet e një rritjeje kaq galopante të çmimeve dhe varfërimit të qytetarëve. Opozita pro-ruse po përfiton nga situata, duke fajësuar për gjithçka, nga mbylljet emergjente deri tek rritja e çmimeve, ekipin e presidentes Maia Sandu. Nëse qeveria moldave vazhdon të heshtë, ajo mund të shkatërrohet që në vitin 2023 si rezultat i zgjedhjeve lokale dhe protestave të opozitës pro-ruse. Konsulentët e huaj, siç tregoi investigimi ynë “Kuratorët e Moldavisë nga FSB [15]” [FSB: Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë [16]], janë të disponueshëm për të koordinuar demonstrata të tilla dhe kanë përvojë të madhe në punën me shoqërinë moldave duke pasur parasysh trajnimin e tyre në FSB.

Përveç ndërprerjeve të energjisë elektrike, Rusia vazhdon të përdorë shantazhin e saj të gazit me Moldavinë. Më 23 nëntor, Gazprom njoftoi [17] se dyshonte se Ukraina po pengonte furnizimin me gaz në Moldavi në sasi të konsiderueshme. Kompania tha gjithashtu se nëse identifikohen “mospërputhje tranziti” të tilla, ata do të pakësojnë tranzitin e gazit rus përmes Ukrainës duke filluar nga 28 nëntori 2022.

Zëvendëskryeministri i Moldavisë, ministri i infrastrukturës dhe zhvillimit rajonal, Andrei Spinu ka mohuar akuzat [18].

Gazprom, përsëri, po kërcënon të zvogëlojë më tej rrjedhën e gazit. Ata akuzojnë Moldavinë. Për të qenë të qartë, të gjitha akuzat janë të rreme. Moldavia po paguan plotësisht të gjitha vëllimet dhe Ukraina po i kalon plotësisht të gjitha vëllimet në Moldavi. Gazprom duhet të përmbushë detyrimet e tij kontraktuale.

Mbetet për t'u parë nëse Gazprom do të veprojë ndaj kërcënimeve të tij, pavarësisht se çmimet e gazit u rritën me 2 përqind [18] në tregun evropian pas kësaj deklarate.

Ndërsa pushtimi rus i Ukrainës hyn në muajin e nëntë, Moska vazhdon të shkatërrojë çdo ditë infrastrukturën e energjisë elektrike të Ukrainës. Megjithatë, ukrainasit [20] pajtohen me përdoruesit moldavë të mediave sociale duke thënë se është më mirë të jesh në errësirë, por #paty (Moskën).