Gazetari: “Brazili mund të mos jetë një diktaturë, por nuk është as demokraci”

Gazetari dhe shkrimtari Mário Magalhães. Foto: Daniel Ramalho, përdorur me leje.

Ishte nata e 14 marsit 2018 kur politikania e majtë e Rio de Zhanerios, Mariela Franko së bashku me shoferin e saj Anderson Gomez u vranë në një atentat, atëherë gazetari Mario Magalhes e kuptoi se duhej të shkruante një libër. Vetëm shtatë muaj larg zgjedhjeve presidenciale, ai e dinte se 2018-a do të ishte një vit historik për Brazilin.

Magalhes është një gazetar nga Rio de Zhanerio, i cili ka punuar për gazetat kryesore të Brazilit, siç janë O Globo, O Estafo de São Paulo, dhe Folha de São Paulo. Libri i tij i ri “Sobre lutas e lágrimas: Uma biografia de 2018″ (në shqip: “Në vështirësi dhe në lot: një biografi e 2018″) është një koleksion esesh fillimisht nga versioni brazilian i faqes së lajmeve The Intercept si dhe disa artikuj të rinj.

Esetë përqëndrohen në tre veprimtari që tronditën Brazilin më 2018-ën: vrasja e Marielle Franko dhe Anderson Gomes më 14 Mars, arrestimi i ish presidentit Luiz Inacio Lula da Silva më 7 prill dhe zgjedhja e Jair Bolsonaro si president më 28 tetor. Ai i përdor këto ngjarje si lente për të parë të kaluarën autoritare të Brazilit dhe se si kjo e kaluar famëkeqe ende e ndjek Brazilin në kohët e sotme.

Magalhes gjithashtu ka shkruar një biografiKarlos Marigelës, themeluesin e njësisë guerile komuniste Ação Libertadora Nacional (në shqip: Alenca Çlirimtare Kombëtare) në vitin 1968, një nga grupet që u përfshinë në luftën e armatosur kundër diktaturës ushtarake të mbështetur nga SHBA-të (1964-1985). Një film i bazuar në librin e Magalhes, i luajtur nga muzikanti Seu Jorge dhe me regji të udhëheqësit të “Narcos” të Netflix, Vagner Moura, që i është vonuar dalja dy herë këtë vit lidhur me çështjet burokratike me rregullatorin e kinemasë të vendit, që ka ngritur dyshime për censurë.

Në shtator, Global Voices foli me Magalhes rreth librit të tij të ri, i cili u botua vetëm në Brazil dhe gjatë administratës së Zhair Bolsonaros. Intervista e mëposhtme është një përmbledhje.

Global Voices: Në libër ju bëni një krahasim midis vrasjes së Mariela Franko dhe të Edson Luis, studenti që u vra nga policia e Rio de Zhanerios në vitin 1968. A ishte vdekja e Marielës po aq e vajtuar sa ajo e Edson?

Mário Magalhães: Todo o livro foi escrito à quente [como coluna do The Intercept Brasil e outros inéditos], com exceção do prólogo, que escrevo em 2019, amarrando o ano que tinha terminado. Para mim, a coisa que me impressiona muito, o fato de eu ter escrito na virada de fevereiro para março, contando que dias depois – 28 de março – o assassinato do Edson Luís ia completar 50 anos. Eu terminava falando de índices de violência no Brasil, sobretudo de mortes de jovens negros, que não provocavam uma reação a altura. No final do capítulo eu pergunto: qual seria a reação do Brasil hoje, se acontecesse alguma coisa semelhante?

Desgraçadamente, aconteceu. Duas semanas depois mataram a Marielle e o Anderson Gomes, motorista dela. Pode não ter sido a reação dos sonhos de humanistas, defensores de direitos humanos, mas o 15 de março foi impressionante. Sobretudo no Rio, que era a cidade dela, a mesma cidade que Edson Luís foi assassinado e mesma cidade das maiores manifestações estudantis de 68 contra a ditadura. 

A morte dela virou um símbolo de muita coisa que estava fervilhando no país naquele momento. A morte da Marielle mexe com a letargia, tira de casa quem não saía de casa, ela é um apelo contra o silêncio. É o marco do ano.

Mario Magalhães:  I gjithë libri është shkruar në nxehtësinë e momentit, me përjashtim të hyrjes, të cilin e shkrova në 2019, duke përfunduar vitin që sapo kishte mbaruar. Ajo që më godet mua më së shumti është fakti që shkruajta [kapitullin mbi Marielën dhe Edsonin] midis shkurtit dhe marsit, duke konsideruar se 50 vjetori i vdekjes së Edson Luisit, më 28 mars, ishte pastaj vetëm disa javë larg. E përfundova pjesën duke cituar normat e dhunës në Brazil, veçanërisht për të rinjtë me ngjyrë, që nuk marrin vëmendjen që meritojnë. Deri në fund të kapitullit, pyes: si do të reagonte Brazili sot nëse diçka e tillë do të ndodhte përsëri? Fatkeqësisht ndodhi. Dy javë më vonë, ata vranë Marielle dhe Anderson Gomez, shoferin e saj. Incidenti mund të mos ketë prodhuar reagimin që kanë ëndërruar humanistët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut, por [protestat e] 15 Marsit ishin mbresëlënëse. Veçanërisht në Rio, qyteti i saj, i njëjti qytet ku u vra Edson Luis dhe qyteti që mbajti protestat më të mëdha studentore kundër diktaturës, në 1968. Vdekja e Marielle u bë simbol i shumë gjërave që po vlonin në prapaskenë gjatë asaj kohe. Vdekja e saj tronditi letargjinë, e solli në rrugë njerëzit që zakonisht nuk e linin shtëpinë, ishte një apel kundër heshtjes. Ishte ngjarja e vitit.

GV: Për një vend me një kujtesë kaq të shkurtër historike, si i shihni ato ngjarje të shkuara duke ndodhur përsëri në 2018?

MM: O livro é um túnel do tempo porque o Brasil de 2018 juntou muitos tempos históricos. O projeto eleitoral vitorioso é de viúvas da ditadura. É o ano em que ideias do nazifascismo ganham espaço no Brasil. Há uma espécie que a historiografia considerava extinta que é o integralista em ações violentas — o integralismo foi o nazifascismo tupiniquim, que existiu formalmente até ser colocado na ilegalidade em 1938. A gente teve em 2018 integralistas atacando uma universidade federal no Rio, roubando faixas antifascistas e queimando-as em um ritual que lembra muito a liturgia da Ku Klux Klan.

É o ano em que mais uma mentira influenciou uma eleição brasileira, e o livro volta para a década de 1920, onde inventaram cartas falsas de um candidato, Artur Bernardes; vai aos anos 1940, em que inventaram que o candidato, brigadeiro Eduardo Gomes, tinha chamado os brasileiros pobres de “marmiteiros”; vai a 1989, quando inventaram que, se o Lula vencesse o Collor no segundo turno, toda a família de classe média teria que entregar um quarto para uma família sem-terra. Só que nunca houve nada com o volume de mentiras e o efeito do “kit gay” – eu reconstituo a gênese desse boato, que começa na virada de 2010 para 2011. O Bolsonaro inventa o “kit gay” e 84% dos eleitores dele acreditaram que o Fernando Haddad (ex-ministro da educação, que seria responsável pelo material didático nas escolas ensinando sobre diversidade e identidade de gênero) implantaria um “kit gay”. Por isso que acho que há muitos fatores para a vitória do Bolsonaro, mas nenhum tem a importância da eliminação do Lula da corrida eleitoral.

O Datafolha, no fim de agosto, mostrava que Lula tinha aberto 20 pontos sobre Bolsonaro, estava crescendo, mesmo preso, com perspectiva de vencer a eleição no primeiro turno. Inventar que o Lula, que tinha governado oito anos, ia levar mamadeiras em formato de pênis para as creches, não pegaria. Com Haddad, é diferente, era um desconhecido para dezenas de milhões de brasileiros.

MM: Libri është një tunel kohe sepse Brazili i 2018-ës ribashkoi shumë periudha historike. Projekti që fiton zgjedhjet është ai i të vejave të diktaturës. Është viti kur idetë naziste fituan terren në Brazil. Ekziston një specie që ka kohë që cilësohet e zhdukur nga historia, integralistët, ky është versioni brazilian i fashizmit, i cili ishte pjesë e shoqërisë braziliane deri në vitin 1938, kur u bë i jashtëligjshëm. Në 2018 ne pamë integralistë të cilët sulmonin universitetet, vidhnin parrula antifashiste dhe i digjnin ato në ritualet që i ngjanin liturgjisë së Ku Klux Klanit.

Është viti kur një gënjeshtër tjetër ndikoi në zgjedhjet braziliane dhe libri shkon pas në vitet 1920, kur letrat e rreme nga një prej kandidatëve, Artur Bernardes qarkulluan, ngjarjet shkojnë përsëri në vitet 1940, kur brigadieri Gomes u akuzua në mënyrë të gabuar se i quajti brazilianët që jetonin në skamje “varfanjakë” ; ngjarjet më pas kthehen në vitin 1989, kur doli fjala se, nëse Lula do të fitonte zgjedhjet, çdo familje e klasës së mesme do të jepte një dhomë nga shtëpitë e tyre për njerëzit pa pronë. Por kurrë më parë nuk kishim parë një mori të tillë me gënjeshtra, ose efekte kaq shkatërruese, si ato që kishim patur me “gay kit”. Gjurmova origjinën e këtij thashethemi, e cila e pati pikënisjen në fundin e vitit 2010. Bolsonaro krijon farsën “gay kit” dhe 84 për qind e votuesve besoninFernando Hadad (i cili garonte në zgjedhjet e 2018) do ta zbatonte atë në shkolla (ai ishte ministër i arsimit midis 2005-2012, kur u përpoq të krijonte një program për diversitetin gjinor e dështoi për shkak pakënaqësisë shoqërore). Kjo është arsyeja pse unë besoj se, pavarësisht se ka shumë faktorë që shpjegojnë fitoren e Bolsonaros, asnjë nuk është aq i rëndësishëm sa dalja e Lulës nga gara presidenciale.

Një sondazh nga fundi i gushtit nga [instituti i kërkimit] Datafolha tregoi se Lula kryesonte me 20 pikë në krahasim me Bolsonaron, i cili po shkonte në votime, pavarësisht nga fakti se ai ishte në burg, me shanset për të fituar në raundin e parë. Nëse do t’i thonit njerëzve që Lula, i cili ishte në krye të vendit për 8 vjet, do të prezantonte shishe në formën e penisit nëpër qendra të përkujdesit, askush nuk do ta kishte besuar. Me Haddin ishte ndryshe sepse ai ishte i panjohur për miliona brazilianë.

GV: Ju thoni në libër se nuk ka dyshim se Partia e Punëtorëve (PT) është përfshirë në keqbërje gjatë qeverisjes së saj 13-vjeçare. Si e shpjegon popullaritetin e qëndrueshëm të Lulës?

MM: O anti-lulismo é uma força de polarização na política brasileira, mas ao mesmo tempo, ele liderava as pesquisas com chance de voltar a ser presidente em 2018. O livro fala de episódios em que o PT, para usar um eufemismo do hoje ex-senador Jaques Wagner, petista, “se lambuzou”. Foi mais do que isso. Houve vínculos do PT com esquemas de corrupção, que existiam havia décadas, e que o PT renovou em alguns casos, mas o prestígio do Lula está diretamente associado a um avanço do Brasil no governo dele. Pela primeira vez na História, mais de 30 milhões foram retirados das linhas mais agudas da pobreza, tem uma série de conquistas sociais.

Se o Lula tivesse concorrido, ele teria sido presidente da República. O livro recapitula uma série de métodos ilegais e imorais da Lava Jato no processo do triplex, que foi o processo que o tirou da eleição. Eu sustento, com base em fatos, que o Lula não teve direito a um julgamento justo. Tem uma síntese disso tudo, que é no final de janeiro de 2018, quando a segunda instância vota o processo, são três juízes do Tribunal Regional Federal da 4ª Região, eles não só mantém a condenação, como aumentam a pena. Um deles diz: “se é réu, é porque alguma coisa aprontou”. Significa que, em nenhum lugar do planeta, em qualquer época da História, um réu poderia ser inocente, porque ao se tornar réu teria cometido algum ilícito. Isso não só é um escândalo lógico, como viola a Constituição que assegura a presunção de inocência.

MM: Anti-Lulaizmi është një forcë e fortë polarizuese në politikën braziliane, por në të njëjtën kohë, Lula kryesonte sondazhet me shanset për t'u zgjedhur president përsëri më 2018. Libri mban mend kohët kur PT, për të përdorur një eufemizëm nga ish-senatori i PT dhe ish-ministri Zhak Vagner, “u njollos vetë”. Ishte më shumë se kaq. PT ishte e lidhur me skemat e korrupsionit që kishin vazhduar prej dekadash dhe partia madje rinovoi disa prej tyre, ndërsa prestigji i Lulës është drejtpërdrejt i lidhur me përparimet e Brazilit gjatë mandatit të tij. Për herë të parë në histori, më shumë se 30 milion vetë lanë linjat më akute të varfërisë dhe pati disa arritje sociale.

Nëse Lula do të kandidonte, ai do të zgjidhej president. Libri përmbledh gjithashtu një seri metodash të paligjshme e imorale të përdorura nga operacioni “pastrimi i makinave” gjatë procedimeve që pretendojnë se Lula ishte pronar i apartamentit trekatësh, operacioni që e hoqi atë nga gara presidenciale. Mbështetem në këtë, bazuar në fakte, Lulës nuk i është dhënë e drejta për një gjyq të drejtë. Në janar 2018, vendimi i gjykatës së apelit jo vetëm mbajti në fuqi dënimin e tij, ai gjithashtu rriti kohën e tij të burgimit (shkoi nga 9 në 12 vite). Një nga tre gjykatësit tha: “nëse ai është në gjyq, kjo është sepse ai ka bërë diçka”. Që do të thotë se, askund në planet, në çdo kohë të dhënë në histori, një i paditur nuk mund të jetë kurrë i pafajshëm, sepse kur ata të bëhen të pandehur ata tashmë janë shpallur fajtorë. Ky nuk është vetëm një skandal logjik, ai shkel gjithashtu kushtetutën e cila garanton presupozimin e pafajësisë.

GV: Shtypi është një subjekt periodik i librit tuaj. Si gazetar vetë, si e shihni mbulimin e Bolsonaros?

MM: Em todo o mundo, o Bolsonaro é chamado de candidato de extrema-direita. Há jornal no Brasil que proíbe os repórteres de escreverem isso, está dito isso no livro. Acho importante enfatizar uma coisa: nenhum governo, nenhum regime da História gosta de jornalismo e jornalistas, se esse jornalismo for exercido de modo independente, com espírito crítico, fiscalizando o poder. Nenhum poder de esquerda, de direita, de centro, da orientação que for, gosta.

Só que a gente vem de décadas de relativa tolerância do poder com a atividade jornalística. Com Bolsonaro, em 2018, ele anuncia que isso vai acabar. Tem um capítulo chamado “A imprensa intimidada”, sobre o fato de segmentos jornalísticos parecerem intimidados diante do Bolsonaro. Quando a imprensa fica intimidada, ela deixa de exercer o seu papel histórico. Não adianta bajular Bolsonaro, porque ele não gosta de jornalismo e exige sempre mais. Um jornal pode publicar um editorial elogiando dele, e duas horas depois ele proibir a entrada do repórter do jornal em uma entrevista coletiva – como aconteceu. Bolsonaro é a maior ameaça ao jornalismo brasileiro desde o fim da ditadura.

MM: Kudo në botë, Bolsonaro përshkruhet si kandidat i ekstremit të djathtë. Në Brazil ka gazeta që ndalojnë gazetarët e saj ta shkruajnë këtë, gjë që e kam përmendur në libër gjithashtu. Unë mendoj se është e rëndësishme të theksohet diçka: asnjë qeverie, asnjë regjimi në histori nuk i pëlqen gazetaria dhe gazetarët, nëse një gazetari e tillë ushtrohet në mënyrë të pavarur, me frymë kritike, që mbikqyr ata në pushtet. Nuk ka fuqi politike, as nga e majta, e djathta, qendra ose çfarëdo orientimi, që e pëlqen këtë gjë.

Megjithatë, ne kemi patur dekada tolerance relative qeveritare me veprimtarinë gazetareske. Bolsonaro, në 2018, njoftoi se kjo do të marrë fund. Ekziston një kapitull i titulluar “Shtypi i frikësuar” rreth asaj se si disa degë të medias duken të frikësuar nga ai. Kur shtypi frikësohet, ai ndalon së luajturi rolin e vet historik. Nuk ka kuptim për ta kënaqur Bolsonaron, sepse ai nuk e pëlqen gazetarinë dhe gjithmonë kërkon më shumë. Një gazetë mund të botojë një kompliment redaksional që i bën atij në mëngjes dhe dy orë më pas ai mund të ndalojë një nga gazetarët e tij të ndjekë një konferencë shtypi, siç ka ndodhur. Bolsonaro është kërcënimi më madh ndaj gazetarisë braziliane që nga koha e diktaturës.

GV: Ju gjithashtu thoni në librin tuaj se një fitore e Bolsonaros do të ishte goditja më e vështirë për demokracinë braziliane që nga 1968, viti kur diktatura ushtarake miratoi aktin institucional numër 5 (një dekret që kufizoi ashpër liritë civile). Çfarë kemi në Brazil tani?

MM: Hoje temos um confronto entre civilização e barbárie. O Brasil de 2019 não é uma ditadura, mas não é uma democracia. O projeto do Bolsonaro, isso está no livro e várias vezes ele falou, é um regime nos moldes daquele que nasceu em 1964. Eu dou um exemplo claro, talvez seja melhor o exemplo histórico. Em 1935, em novembro, os comunistas tentaram um golpe de estado, que eles chamavam de revolução e o governo autoritário de Getúlio Vargas, porém constitucional, chamou de Intentona Comunista, e sobreveio uma repressão política gigantesca. Milhares e milhares de pessoas foram presas, houve tortura, morte, perseguição. Em 1936, o governo de Getúlio não era uma ditadura formal, mas ele cria um ambiente de asfixia das liberdades, ele cria um tribunal de exceção, o Tribunal de Segurança Nacional. A ditadura vai nascer em 1937, quando Getúlio dá um golpe de estado, fecha o Congresso e destrói as instituições.

Eu não sei o que vai acontecer com o futuro do Brasil, mas eu sei que democracia não existe. Na democracia governa quem foi escolhido soberanamente pela vontade popular. A vontade popular em 2018 era eleger o Lula, se essa escolha tem méritos ou deméritos, não trato disso. Mas ela foi proibida de se expressar por decisões judiciais com base em um processo em que o réu, Lula, não teve direito a um julgamento justo. Então, num sistema presidencialista como o Brasil, governa um homem que não era o preferido dos eleitores. Ou seja, a soberania da vontade popular não foi respeitada. Logo, é um governo ilegítimo.

MM: Sot ne kemi një përballje mes qytetërimit dhe barbarisë. Brazili në 2019 nuk është një diktaturë, por nuk është as një demokraci. Projekti i Bolsonaros, siç e përmenda në libër dhe ai vetë e ka thënë disa herë, është një regjim i të njëjtit model të atij që nisi në 1964. Do të të jap një shembull të qartë historik. Në nëntor 1935, komunistët bënë një grusht shteti kundër qeverisë autoritare të Getulio Vargas dhe kjo gjë shkaktoi një shtypje masive politike. Mijëra njerëz u burgosën dhe thuhet të kishte tortura, persekutime madje dhe vdekje. Në vitin 1936, qeveria e Getulios nuk ishte një diktaturë zyrtare, por ajo krijoi një mjedis që asfiksoi liritë. Ekzistonte gjithashtu një gjykatë e jashtëzakonshme, Gjykata Kombëtare e Sigurimit. Diktatura filloi në vitin 1937, kur Gutelio realizon vetë një grusht shteti në të cilin mbyll kongresin dhe shkatërron institucionet.

Nuk e di se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Brazilit, por e di që demokracia nuk ekziston. Në një demokraci, drejton ai që u zgjodh nga vullneti sovran i popullit. Vullneti i popullit në 2018 ishte të zgjidhte Lulën dhe nëse kjo zgjedhje ka merita apo jo, nuk është për tu diskutuar. Por vullneti popullor ndalua të shprehet si pasojë e disa vendimeve gjyqësore të bazuara në një proces ligjor ku i pandehuri Lula nuk kishte të drejtë për të pasur një gjyq të ndershëm. Pra, në një sistem presidencial si Brazili vendos një njeri i cili nuk ishte i preferuari i votuesve. Që do të thotë se sovraniteti i vullnetit të popullit nuk u respektua. Prandaj, kjo është një qeveri e paligjshme.

GV: Bolsonaro mori 57 milion vota në raundin e dytë të zgjedhjeve të 2018. Si mundet një vend që do të votonte për Lulën, por sipas sondazheve, përfundoi duke zgjedhur dikë me ide të kundërta?

MM: Bolsonaro foi o beneficiário da profunda insatisfação popular com os rumos do Brasil. Em vastos segmentos sociais, em particular aquele com renda familiar de dois a cinco salários mínimos mensais, a intenção de voto em Lula mudou para Bolsonaro. Talvez isso não tenha ocorrido tão intensamente em nenhum Estado quanto no do Rio de Janeiro. O voto em Lula seria um voto de oposição. Com sua ausência, Bolsonaro foi identificado como um outsider oposicionista, o que não era. Até o presidente Michel Temer declarou ter votado nele. Alguns fatores contribuíram fortemente para o triunfo de Bolsonaro: segurança pública em crise (recorde de homicídios); economia em frangalhos (disparada do desemprego); desmoralização da política tradicional; questões de moral e costumes. O antipetismo influenciou o resultado, porém Lula, o petista mais conhecido, venceria a eleição. Lula é eleitoralmente muito maior do que o PT.

MM:  Bolsonaro ishte përfituesi i një pakënaqësie të thellë popullore me rrugën që kishte marrë vendi. Në segmente të gjera sociale, veçanërisht në ato me të ardhura familjare nga dy deri në pesë paga minimale mujore, qëllimi për të votuar Lulën kaloi për Bolsonaron. Ndoshta Rio de Zhaneiro është vendi ku ky fenomen ishte më intensiv. Një votim për Lulën do të jetë një votim i opozitës. Me mungesën e tij, Bolsonaro u identifikua si i huaj dhe si opozitë, gjë që ai nuk është. Edhe ish presidenti Mishel Temer deklaroi se kishte votuar për Bolsonaron. Disa faktorë kontribuan me forcë për triumfin e Bolsonaros: kriza e sigurisë publike (me norma rekord vrasjesh), një ekonomi e copëtuar (me shkallë të lartë papunësie), demoralizimi i politikës tradicionale, çështjet morale dhe të jetës së përditshme. Vala anti-PT ndikoi në rezultatet, por Lula, emri më i mirënjohur në parti, do të kishte fituar zgjedhjet. Lula është, elektoralisht, shumë më i madh se partia e tij.

GV: Gazetari brazilian Zuenir Ventura ka shkruar një libër të titulluar “1968: Viti që nuk mbaroi.” A ka mbaruar 2018, apo ne jemi ende duke jetuar në të?

MM: Por décadas 2018 vai continuar. Milhões de brasileiros começam a voltar para a pobreza mais aguda em 2018 e cada vez mais gente volta. Em 2018, o governo eleito anuncia que há sim mais espaço para desmatamento na Amazônia; declara guerra contra a ciência e o corte em ciência e educação; os vencedores da eleição proclamam o projeto liberticida para a cultura brasileira e agora estão desenvolvendo o que chamam de filtros, mas que na verdade é censura.

As consequências de 2018 vão influenciar o Brasil por décadas ou, em alguns casos, não poderão ser reparadas. O que está se queimando na floresta amazônica, isso pode se reflorestar, mas não teremos mais a floresta como era. Gerações vão ser impactadas pela miséria e na diminuição do acesso ao ensino superior. Muitos cientistas estão indo embora, porque não tem como pesquisar e desenvolver pesquisa no Brasil.

MM: Për dekada më pas, 2018 do të vazhdojë. Miliona brazilianë u rikthyen në varfëri ekstreme në 2018 dhe kjo po u ndodh gjithnjë e më shumë njerëzve. Më 2018, qeveria e zgjedhur deklaroi se ka ende vend për shpyllëzim në Amazonë: ajo shpalli luftë kundër shkencës dhe njoftoi shkurtime të buxhetit mbi shkencën dhe arsimin, fituesit e zgjedhjeve pretendojnë të kenë një projekt liberticidesh për kulturën braziliane dhe tani po zhvillojnë një sistem të ashtuquajtur filtrash, që nuk është gjë tjetër veç se censurë.

Pasojat e vitit 2018 do të ndikojnë në Brazil për dekadat që vijnë ose në disa raste, nuk do të riparohen fare. Ajo që po digjet brenda rajonit të pyllit të Amazonës, mund të rritet përsëri, por nuk do të kthehet kurrë siç ishte më parë. Brezat e rinj do të ndikohen nga varfëria dhe me mundësitë e pakësuara për të hyrë në universitet. Shumë shkencëtarë po largohen nga vendi sepse nuk mund të zhvillojnë më studimet dhe kërkimet e tyre në Brazil.

Nis komentet

Autorë, ju lutem hyr »

Rregullat

  • Të gjitha komentet lexohen nga moderatori. Mos dërgo të njëjtin koment më shumë se një herë pasi mund të konsiderohet spam.
  • Respekto të tjerët. Komentet me gjuhë urrejtjeje, të pahijshme dhe sulme personale nuk do të miratohen.